Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Misioni emancipues i zonjës Pack

Maklen Misha | 12/04/2010 | Komente | komentet 24 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Pak ditë më parë, disa media të djathta publikuan një intervistë të zonjës Doris Pack, në të cilën eurodeputetja fliste për krizën politike në Shqipëri.


Ishte kjo një intervistë që të habiste me shkeljen e çdo norme dhe rregulli të etikës, korrektësisë politike e diplomacisë; një intervistë në të cilën zonja Pack dukej qartë se as nuk e kishte vënë ujin në zjarr të krijonte përshtypjen e një qëndrimi të ekuilibruar e objektiv ndaj krizës, por si gjithnjë, i ishte sulur me shpatë në dorë opozitës së majtë, duke ngritur njëkohësisht në qiell qeverinë Berisha.


Pra, me pak fjalë, ishte një intervistë tipike alla-Doris, që më tepër se produkti i një eurodeputeteje, dukej si pjellë e ndonjë bashkëpunimi mes ajkës së gazetarëve të "55"-ës e "Rilindjes Demokratike", dhe ndonjë socialisti që ka parë të "vërtetën" si për shembull Ylli Manjani.


Kështu, sipas zonjës Pack, në Shqipëri kemi një qeveri shembullore, por që fatkeqësisht ka përballë një opozitë plangprishëse, grinjare e të papjekur, që nën diktaturën mizore të Edi Ramës, që po ua merr frymën dalëngadalë, mes një mijë e një vuajtjeve, të ngratëve deputetë socialistë.


Zonja Pack shprehej e tromaksur sesi socialistët mund ta lënë diktatorin Rama të veprojë siç po vepron, dhe nuk ngurroi ta quajë refuzimin e socialistëve për të pranuar komisionin hetimor të miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca - të kritikuar nga OSBE, SHBA, Presidenca Spanjolle e BE dhe vetë Komisioneri për Zgjerim Fule - si një sjellje prej kalamajsh, ndërsa s'harroi t'i shkelte syrin as "majtistit" Ilir Meta që, sipas zonjës Pack, po sillet siç i ka hije një të majti, sigurisht ashtu siç e kupton ajo një të majtë.


Nuk është këtu vendi për të analizuar përmbajtjen e intervistës së kësaj zonje, që tanimë fatmirësisht është veç një ish-kryetare e Delegacionit për Europën Juglindore. (Në fund të fundit, a s'ka thënë dikur të njëjtat gjëra që po thotë sot për Edi Ramën e socialistët, edhe për Nanon, Metën e Majkon?) Pyetjet që shtrohen janë të tjera. Për shembull, ç'e shtyn zonjën Pack të mbajë qëndrime të tilla?


A mos vallë ajo mendon se këto fjalë do të kenë ndonjë ndikim në situatën politike në vend? Nuk e besoj. Ndër vite, zonja Pack e ka treguar aq qartë se në ç'anë qëndron sa tanimë si zor që ndokush në Shqipëri të mendojë seriozisht se ajo shpreh diçka më shumë se qëndrimin e një militanteje gjermane të Sali Berishës.


Ndërhyrjet e ndërkombëtarëve në politikën shqiptare kanë një vlerë për sa kohë perceptohen nga shqiptarët si të matura, të balancuara, të udhëhequra nga parimet e nga dëshira e mirë për të ndihmuar në zhvillimin demokratik të vendit.


Të jetë puna për militantizëm, këtë e bën shumë më mirë vetë Sali Berisha & co. E përse duhet marrë seriozisht zonja Pack atëherë, në një moment që ajo dhe disa personazhe të tjerë groteskë si ajo, s'janë asgjë më shumë sesa mishërimi i dëmit që i ka bërë Shqipërisë ndër vite gjykimi i situatës politike përmes syzeve të një militantizmi dogmatik? Mos vallë thjesht e vetëm sepse ajo shan e shfryn në anglisht apo gjermanisht?!


Natyrisht, çdo shpjegim i shkaqeve të kësaj sjelljeje të zonjës Pack është i destinuar të mbetet deri diku një spekulim, për faktin e thjeshtë se zonja Pack si zor të pranojë ndonjëherë të ulet në divanin e ndonjë psikologu për të diskutuar mbi pse-qysh-tek-ët e qëndrimeve të saj militante kundrejt politikës shqiptare. Por, në fund të fundit, përse të mos spekulojmë pak?


Një shpjegim i mundshëm për sjelljen jo vetëm të zonjës Pack, por edhe të ndonjë personazhi tjetër si zoti Grossruck, mund të jetë se zonja eurodeputete është thjesht një djathtiste ekstreme, dogmatike e ideologjike, deri diku don kishoteske, që i ka mbetur sahati tek lufta kundër komunizmit dhe refuzon të pranojë se e majta e sotme shqiptare s'ka lidhje me komunizmin.


Ndoshta, duke qenë se në arenën ndërkombëtare në përgjithësi, e atë europiane në veçanti, kësaj zonje nuk iu dha kurrë mundësia të luajë ndonjë rol me rëndësi në rrëzimin e diktaturave komuniste, ajo pa në Shqipërinë e fillimviteve 1990 e vazhdim, mundësinë për të bërë emër si një luftëtare e rreptë kundër komunizmit, paçka se kjo në rastin shqiptar nënkuptonte mbështetjen e një njeriu që më shumë se gjithkush tjetër përfaqëson vazhdimësinë e mentalitetit autoritarist të diktaturës.


Një shpjegim tjetër i mundshëm është i një natyre karakteriale. Personalisht, zonja Pack më kujton shumë një ish-komshijen time, me pak a shumë të njëjtën moshë me të, të cilën një martesë e shkuar keq e ka bërë idhnake, grinjare dhe në përgjithësi të padurueshme.


Vuan nga një ndjenjë protagonizmi të tepruar dhe për sa kohë e begenis - dhe më besoni kjo është një vuajtje më vete - mund të duket si mikja jote më e mirë, por larg qoftë ta injorosh apo kundërshtosh, dhe dije se ke fituar një armike për jetë, e cila ka për borxh të të shajë anembanë lagjes.


Natyrisht nuk e di, e as nuk më intereson ta di, historinë personale të zonjës Pack, por ama vërej tek ajo po të njëjtën ndjenjë protagonizmi të sëmurë e megalomanie qesharake e të ligë si tek ish-komshija ime.


Dhe ta mendosh, ku tjetër veç Shqipërisë i jepet zonjës Pack mundësia të vihet në qendër të vëmendjes mediatike e të mbahet në pëllëmbë të dorës nga ndonjë qeveri e forcë politike, siç ndodh në Shqipërinë e Sali Berishës?


Sidoqoftë, sado që personalisht nuk ushqej kurrfarë simpatie për zonjën Pack, më duhet me keqardhje të pranoj se misioni i saj në Shqipëri, në njëfarë mënyre të pavullnetshme, ka pasur një dimension emancipues. sepse me sjelljen e saj, me gjuhën militanteske e gjykimet manikeiste, na ka provuar se politikanët grinjarë, të vegjël, mendjembyllur, grindavec, militantë, dogmatikë e megalomanë nuk janë një ekskluzivitet shqiptar. Ata ekzistojnë dhe në Europë.

 

24 KOMENTE

KOMENTI ESHTE FSHIRE PER ARSYE ETIKE
Nga MODERATORI

Doris Pak pèrveç aferave qè ka bèrè me Genc Pollon dhe Sali Horrin asgjè nuk e lidh me Shqipèrinè.
Fakti qè ka 15% tè aksioneve tek Rogneri dhe tè tjera,nuk ka si shpegohet ndryshe.
"Shifni fytyrèn dhe pèrcaktoni shpirtin.Thot njè fjal e urtè Turke.
Respekte.
Nikolaj

Do frenohem pak duke ju marre ne konsiderat JUdhe pershtypjen tuaj te afert me kete jofigure,seshte faji im qe nji shumice ka nji antipati per MPAKun,mbase eshte i saj qe me asnji vend spermendet per ndonji gje,te pakten nga mediat 4mediat tona kryesore,per me teper ajo ska surrat qe te serfojme ne intern.per ate.FALEMINDERIT.

Edhe pse komentin tend nuk e kuptova shume mire, do te thosha qe vetem se shumica mendon ne nje menyre te caktuar per te, nuk do te thote se ky mendim eshte i drejte. Edhe pse keni shume pak simpati per te, te pakten angazhimin e saj per Shqiperine nuk duhet ta hidhni poshte. Ju vazhdoni akoma beni skenare per filma hollivudi, krahasime me figura qesharake te mediave italiane, me komshije te lagjes, vazhdoni trillimet per interesa & percarje dhe budalliqe te tjera si keto.

Kur ishin dy protagonist te politikes shqipetare,Sali Berisha e Fatos Nano,ne pozit apo opozit, z.Doris Pak, vinte bukur shpesh ne SHqiperi,sepse edhe aso hohe kishte mosmareveshtje te medha te cilat duhej zgjidhur! Me kujtohet,e besoj se nuk e kam haru deklaraten e saj ne te cilen u shpreh: Sali Berisha e Fatos Nano jan pengesa kryesore,dhe keta dy duhet te ikin nga skena politike,ne te mir te SHqi perise! Nano e mbajti premtimin paraelek-toral,dhe u largua pas humbjes se zgjedh-jeve! Sala nuk do ta bente ket gjest edhe sikur PD-e te mbetet me 1O deputet ne parlament! Me qudit tani simpatija e z.D.Pak,per Sali Berishen,te cilin e pas-ka lavderuar aq shum, nese eshte e ver-tet ajo qe thuhet e shkruhet! Po ka mun-desi,sepse njerzit mund ta ndrojn mendi-min,e kete veti e paska z.Pak!Me kalimin e viteve, njeriu ndryshon!

Doris Pack, eshte pjese perberse e katrahures shqiptare.Natyrshem kur preken interesat, humbet llogjika, dhe del fytyra e vertete e nje personazhi qe na eshte bere si morri i b..thes."Etika" dhe "diplomacia" e saj nuk pi me uje ne mjediset e popullit shqiptar.Shife tjetren cfare surrati ka si ato palo kunadhet dhe te tregon shpirtin e saj katran te zi, mikja e ngushte e Genci ...es.Kur genci ishte ne sherr me Salen, per t'i bere qefin te parit coku hidhte nga nje tollumbac kritike.Tani, kjo plake sherxheshe, qe kerkon "meze" shqiptare, i hidhet opozites, se ka faj opozita pse u vodhen votat!E njejte si fabula e ujkut me qingjin qe i "trubulloi" ujin . Kjo dhe ne surrat dhe ne bema i gjan asaj Karla Del Pontes. Keq per kete surrat paskemi qene, goxha ndihme na jep europa!Prandaj fryhet si gjel dhe xhozi.

TURPI I EVROPES

Nje shkrim shume i sakte dhe i drejte. Eurodeputetja Doris Pack eshte bere nje teneqe e PD-se dhe e Berishes. Pikerisht dokrrat e llogjet e saj perdoren nga qeveria dhe telallet e sdaj si shtylle e argumenteve te tyre pa argumente e krejt foshnjarake per gjoja demokracine ne Shqiperi.…
A ka pak jo vetem eurodeputete qe shiten e blihen, korruptohen e tregtohen. Qendrimi i saj eshte qendrimi me antidemokratik qe mund te mbaje nje eurodeputet.
Si mundet qe nje eurodeputete te paragjykoje dhe te dale mbi voten e popullit!?
Mos valle ajo i konsideron Shqiperine si nje “Republike Bananesh”!?
Apo mos valle paska dy standarte demokratike, dy demokraci ne Boten e sotme!? Nje per mbare boten demokratike dhe nje krejt tjeter me vota te vjedhura per shqiptaret e Shqiperine !?
Hajt se kjo democraci me vota te vjedhura, me vota te manipulara, me vota me e pakta te dyshimta eshte boll e mire per Shqiperine dhe shqiptaret, thote Pack.
Me teper se deputete e Parlamentit Evropian ajo flet e vepron si nje deputete e PD-se dhe Berishes, si nje avokate e paguar e tyre!
Ajo eshte jo vetem turpi i Parlamentit te Evropes. Ajo eshte turpi i Evropes!

DORIS PACK ESHTE TURPI I PARLAMENTIT EVROPIAN

Jo vetem i tij por edhe i Evropes... Ajo perfaqeson vetem vetveten dhe askend tjeter!

KOMENTI ESHTE FSHIRE PER ARSYE ETIKE
Nga MODERATORI

Sigurisht qe misis Pakica,do te mbaje linjen e saj,te Pollos,si ateher kunder Dokt.dhe tani qe Dokt. e ka futur Pollon ne qeVse,cudi per tu cuditur qe nga qo na vijn te mira,s'na i ka thene askush,as Pollua,dhe ti na u indinjoke,moos,po pse duhet te na vinte nji e mire e madhe nga FAJONI miresia,dhe jo nga Pakic dashakeqsia.Pse valle duke i dhene dhe medalje Presidenti jone,dhe ajo po per keq flet si per te majten dhe per djathten dikur.Abditohu alba,me shumicen,se sje adashja e saja.

ju zoterinj qe keni shkruar keto komente lart ,jeni per te qare hallin kesaj i thone fshati digjet e ...va krihet

Zonja pak eshte ........ plak , qe shqiptaret do mi pa tvarun mLak .

Kushtrim, pa me thuaj pak, kush na qenkan ata Eurodeputete te tjere qe na i njihkan gjermanet ose per te cilet fliskan mediat gjermane? Nuk eshte vetem Pack-u ajo, per te cilen nuk flitet. Ashtu si nuk permenden neper media edhe dhjetera deputete te tjere, qofshin keta te Bundestag-ut ose te parlamentit europian. Gazeta Bild eshte e qarte qe nuk e njeh...

Per te tere te tjeret:
Ajo ne cfare do qe thote, do ruaj linjen e saj dhe do mbeshtes te djathten. Por nese do dinit luften qe ben ajo per Shqiperine ne Parlament, nuk do flisnit keshtu. Eshte nga te paktet qe flet mire per ne ne Parlament. Aq shume angazhim per Shqiperine nuk e kam pare as tek deputetet Shqipetar. Gjykimi i autorit me duket sh i ceket. Dhe te flasesh per gjera personale te subjekteve politike, eshte e njejte me nivelin e Berishes, shume down.

Eshte e vetmja "personalitet" qe ka qene dakord me zgjedhjet e 1996.Eshte thjeshte nje ekstremiste e djathte,e cila,po te ngjallej Hitleri,do te ishte perkrahese e flakte e tij.Eshte nje plake qe di pak dhe flet shume.Nuk i duhet dhene rendesi,pasi edhe pak dite i kane mbetur te shkoje ne ndonje azil pleqsh.Vlerat me te medha te qendrimeve te saj qendrojne ne faktin se shqiptaret e iluminuar kane nisur tashme te kuptojne se llum ka kudo,edhe ne ato ambiente ku ne prej 20 vitesh marrim "mesime",per mire e per keq.
Viktori
Marseille,France

Kur maxhoranca e Ruzhdijeve shkel hapur me te dyja kembet dita dites ligjet, normat, rregullat etj. dhe kjo para syve e vesheve te te gjitheve, si ka sy e faqe kjo fare zonje ti dale ne mbrojtje kesaj palo maxhorance. Qe eshte Eurodeputete nuk do te thote asgje. Ka edhe ne Europe lloj lloj tipash e syfetesh qe s'kane vlera, por ne kushte e rrethana te caktuara shkojne ne EuroParlament. Per fat te mire keta tipa jane pak, por ekzistojne.
Para ca vjetesh nje drejtuese emisinesh te RAI UNO, pati nje skandal ne Itali, sepse merrte te drejtonte emisione dhe ne kembim shkonte ne shtrat me personat qe i krijonin keto favore; pra nje lloj prostitute "di alto bordo". Pas ca muajsh nga ky skandal, shkoi ne Shqiperi dhe ne takime te ndryshme me grate fliste per dinjitetin e gruas ne shoqerine moderne.

KOMENTI ESHTE FSHIRE PER ARSYE ETIKE
Nga MODERATORI

Une kam degjuar qe zonja Pack eshte mikeshe e ngushte me nje nga qeveritaret aktual dhe kjo eshte arsyeja e vetme qe mbeshtet Shqiperine.
Shikoni qendrimin a saj ne te kaluaren kur miku i saj ishte ne opozite me diktatorin e sotem.....

Doris Pack eshte mikeshe e madhe e shqiptareve. Kjo eshte arsyeja se pse e urrejne serbet.
E majta shqiptare duhet te mesoje te respektoje miqte tane edhe nese ata nuk bien dakord me te.

Kete deklarate te Pack-ut, e lexova ne "55" dite me pare,dhe i dhashe nje pergjigje,qe nuk ma botuan.Ju premtova se do shkruaja ne nje gazete tjeter,dhe po e shkruaj ketu sot.Pack-SHQIP PAK,dmth-ne aq sa nuk ze vend per asgje.Kjo grua me qendrimin qe mban,te ben te mendosh per dy arsye:E para,eshte e blere,ose ndan interesa ekonomike me Saliun.E dyta,Saliu,e ka kapur keq ne situate te veshtire Pack-un,dhe ajo nuk i leviz dot by..et,dhe do flase e mendoje sic do Saliu.E mbani mend dashurine e madhe qe tregonte per Pollon,kur ky ishte kunder Saliut?Ajo i vinte shpesh ne ndihme Pollo, dhe e perkedhelte si nje adhuruese e tij.Saliu,eshte i zoti per pune te liga.Ndryshe Pack,nuk duhet te nderhyje ne punet e brendeshme te nje force politike jo te sajen,dhe per me teper,te nje vendi te huaj.Kjo nuk eshte zonje,kjo eshte nje ....hre.IDRIZI

Kjo far bajame rrudhur,hidhacake deri helmuese,qe nuk meriton tjet as nga Bathorja,si vashat e ushqyera keq si mes mbetjesh kazanash,ku ja per ta degjuar,por dhe per ta paare,te vjen te perdridhen zoret,torsion,obstipacion,inkarceracion do pesonin te shkretat zorre.Si nuk u gjet nji pike referuese e mire si ajo FAJONI,qe ja vlen ta kesh krah mike aleate si rinoshe si miresia vete.

Ne Gjermani kjo Doris Pack as qe ka ndonje reputacion, dhe pos partise se saj qe vazhdimisht e zgjedh si eurodeputete nuk e njeh kush tjeter.
Une vet jetoj e punoj ne Gjermani, por mediat gjermane pothuajse kurr nuk e permendin emrin e sajë, sepse ajo nuk eshte asgje me teper sesa nje byrokrate e thjeshtë.
Prandaj, shqiptaret nuk kane pse merren me Doris Pack, por te merren me Sali fazlliçin, i cili ka 20 vjet qe ua nxiu jeten.
Kushtrimi

Nuk eshte òudi bile eshte normale qe nje eurodeputete te vihet per te shpetuar varken e çpuar te saliut dhe qeverise antishqiptare te tij.Prandaj ajo mund te jete thirrur nga saliu per te bere keto deklarata.Personalisht ja kam hequr vizen qysh kur eshte emetuar emri i saj ne efir.Por shqiptaret duhet tu vene teneqen dhe legenin kesaj palo gruaje nga europa.Kjo me kujton hitlerin qe nen flamurin kunder komunizmit beri ate kasapan qe e din edhe femijet ."Gojet e liga" thone se edhe kjo ka gjerbur nje luge çorbe te prishur nga dhuratat qe shperndan saliu per te vetet.Thone ne bregdetin shqiptare ka edhe kjo nje truall te marre sipas projektit "shqiperia nje euro".Dhe qeni leh atje ku ha .Prandaj nuk eshte çudi qe ajo mbron salin.Msazhi eshte:Shqiptare mos degjoni çfare thone bota per shqipetaret ,se ata duan te perçajne dhe pastaj ta sundo

Me shume ditirambe eshte pritur e percjelle kjo grua ne Shqiperi dhe i jane dhene aq vlera sa qe po na vjen per te vjelle.
Diku,ne vende te tjera i kane varur teneqene,kurse ne Shqiperi i jepet tjeter dimension qe ne te vertete ajo as e ka dhe as mund ta fitoje.
Opozita as duhet ta pjerdhe fare kete fare eurodeputeteje qe ne thelb eshte vetem se nje antishqiptare.

Zonja Pack eshte shume pak per te gjykuar dhe per te vendosur per fatet e Shqiperise dhe te Shqipetareve. Fundi i fundit eshte nje deputete dhe kaq, qe ha edhe ajo persheshin e saje, a me qumesh apo me kos, kjo nuk ka shume rendesi.

Komenti juaj

 
Komentet
 

Votimi elektronik, ka edhe kështu...

Nje video qe ka bere xhiron e botes, permes You...

Kliko për të të shërbyer

Nje restorant londinez i ka flakur tej menute e tij...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool