Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Huamarrja, qeveria anashkalon dekretin e Topit

F. Braushi | 14/04/2010 | Politike | komentet 6 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Hyrja në fuqi e marrëveshjes së huamarrjes së 400 milionë eurove do të bëhet para se të botohet në fletoren zyrtare


TIRANË - Nevoja për para ka detyruar qeverinë shqiptare që për t'i dhënë fuqi sa më parë marrëveshjes së huamarrjes së 400 milionë eurove nëpërmjet transaksionit të emetimit të bonove në bursat ndërkombëtare, të përshpejtojë jo vetëm procedurën e miratimit në Kuvend, por edhe të anashkalojë dekretin e kreut të shtetit.


Ndryshe sa është procedura normale e etapave që kalon një ligj për hyrjen në fuqi, për marrëveshjen në fjalë nuk do të ketë dekretim nga Presidenti i Republikës, dhe kjo me të vetmen arsye për të fituar kohë.


Dje Komisioni parlamentar i Ligjeve duke iu referuar hapësirës që lë Kushtetuta për raste të veçanta ka përcaktuar në projektligjin që shoqëron marrëveshjen huamarrëse, që hyrja e saj në fuqi të bëhet para se të botohet në fletoren zyrtare, ndërkohë që është rënë dakord që etapa e dekretimit nga kreu i shtetit të zëvendësohet vetëm me marrjen paraprake të pëlqimit prej tij.


Pra marrëveshja në fjalë do të hyjë fuqi menjëherë pas miratimit në Kuvend pa qenë e nevojshme që të merret dekreti i Presidentit dhe më pas ajo mund të botohet në fletoren zyrtare. Një ndryshim i tillë është bërë me propozim të deputetit demokrat, Viktor Gumi, i cili theksoi se neni 84 i Kushtetutës krijon mundësinë që për raste të veçanta një ligj mund të hyjë në fuqi pa qenë e nevojshme që ai të dekretohet, por natyrisht duke marrë paraprakisht pëlqimin edhe të presidentit.


"Ne me këtë ndryshim ne kënaqim kërkesat e nenit 84 të Kushtetutës dhe patjetër do të duhet një korrespondencë me Presidentin e Republikës, ku teksti i projektligjit dhe mendimet e komisioneve t'i vihen në dijeni për të dhënë pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë deri në momentin e miratimit në seancë plenare", - tha Gumi në fjalën e vet, duke gjetur edhe mbështetjen e deputetëve të tjerë të Komisionit të Ligjeve.


Marrëveshja e mandatimit ndërmjet Shqipërisë dhe Deutche Bank AG, London J.P. Morgan Securities.ltd, si menaxherë bashkëdrejtues për transaksionin e emetimit të eurobondit, synon hyrjen në tregun ndërkombëtar të bonove duke marrë një borxh prej afro 400 milionë eurosh një pjesë e të cilave do të përdoren për të shlyer një borxh më te hershëm me një interes më të lartë.


Emetimi i eurobond është një proces që kalon në disa faza, ndër të cilat është përzgjedhja e firmave bashkëdrejtuese siç janë dy bankat e kontaktuara që do të shërbejnë si agjent fiskal dhe si menaxher bashkëdrejtuese për transaksionet duke mbuluar të gjitha fazat që nga hartimi deri tek listimi i bonove në bursën ndërkombëtare që do jetë bursa e Londrës.


Pra, bëhet fjalë për një letër me vlerë e qeverisë dhe baza e investitorëve do jetë ndërkombëtarët. Natyrisht nga ky proces nuk përjashtohen as investitorët vendas, por ata mund të kontaktojnë bankat e huaja për ta blerë këtë instrument.


Kjo është bërë jo paqëllim, pasi siç edhe deklaroi përfaqësuesi i Ministrisë së Financave, kjo bëhet për t'i dhënë frymëmarrje tregut vendas në mënyrë që të ketë mundësi likuiditeti për kreditimin e biznesit në mënyrë që qeveria të mos konkurrojë me individët apo bizneset për fondet që kanë bankat në Shqipëri në dispozicion për të investuar.


Sipas kësaj marrëveshje synohet që shuma e financimit të jetë afërsisht në 400 milionë euro dhe interesi të jetë deri në 7.5 për qind me një kohë maturimi 5 vjet. Për sa i përket normës së interesit Ministria e Financave ka shpjeguar se norma prej 7.5 % konsiderohet tavani dhe është standarde për kushtet e një shteti si Shqipëria, megjithatë kjo mund të jetë më e ultë.


Ndërkohë norma e interesit të kredisë sindikale prej 192.6 milionë eurosh të marrë një vit më parë dhe për shlyerjen e së cilës do të përdoret kjo huamarrje e re është 9.65 % që së bashku me indeksin shkon në 11.6 %. Ndërsa 200 milionëshi tjetër që mbetet, sipas përfaqësuesit të Ministrisë së Financave do të përdoret nga qeveria për realizimin e buxhetit të vitit 2010.

 

6 KOMENTE

me behet qefi se ky popull kurr ska per tu zgjuar.per fat te keq ne shekuj tek ne ekziston trimeria per njeri -tjetrin por kurr te bashkuar ndj pushtusve dhe tiranve.eshte shpreja:"large qyteti tim ,larg lagjes,"vem kur prekemi personalisht na dieg.

KOMENTI ESHTE FSHIRE PER ARSYE ETIKE
Nga MODERATORI

Sic po merr borxhe Sali koburja sot, dikur keshtu bente Tito, duke marr borxhe per "zhvillimin" e Jugosllavise! Por ne fund u pa se ku perfundoi ish RSFJ-ja, borxhi i jashtem i se ciles i kalonte te 40 miliard dollaret, e po aq ishte edhe borxhi i brendshem ne mes ndermarrjeve shtetrore te asaj kohe. Prandaj, nese shqiptaret nuk duan te katandisen si ish RSFJ-ja e viteve ´80-ta te shekullit te kaluar, atehere te gjithe duhet te ngriten ne kembe e ti ndalin doren ketij piromani te kohes moderne.
Kushtrimi

Po lan borxhet e mitingut te 8 dhjetorit dhe rruges se Arbrit se i kushtoi Miliarda euro.
Keto para qe duhet ti laje vete i lan populli me taksa .
Cohu o popull. Ndalo Balozin se po ju mbyt

jo qysh tash duhet partite me dal e me thane se asnje qeveri pas Berishes nuk do pranoje me lah borxhet qe ky merr!

MERR O VELLA SALI MERR BORXHE QE SHQIPTARET TE LAJNE BREZ PAS BREZI GJYNAFET E TUA.
TI DO KUJTOHESH NE HISTORINE SHQIPTARE NE TE GJITHE BREZAT SI BORXHLIU DHE PACAVURJA ME E MADHE QE KA PAS KOMBI, SI FATKEQSIA ME E MADHE E KETIJVENDI.
JEPI MERR BORXHE SE NE NUK E FELLIQIM VENDIN TONE DHE PAS VDEKJES TENDE DO LAJNE FEMIJET E FEMIJEVE TANE BORXHET E TUA O SAL.

Komenti juaj

 

Atentati në kryeqytet, hetohen pronat

Policia ka ngritur dyshimet se ngjarja e të shtunës, në "Selman Stërmasi", mund të ketë lidhje me një çështje...

Ruçi: Vrasja e Fatmir Xhindit është politike

Kreu i grupit parlamentar të PS, akuza shtetit si i implikuar në vrasjen e deputetit socialist një vit më parë...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool