|
|
TROPOJË- Një polic i forcave të RENEA-s është plagosur rëndë në një aksident automolistik. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes, në afërsi të qyetit Bajram Curri, në aksin rrugor Bajram Curri-Cernicë.
Sipas burimeve të policisë lokale, David Madani, 35 vjeç ,duke udhëtuar me një makinë "Audi" me targa të huaja, ka shmangur rrugën kur përpara është ndodhur një fëmijë 5-6 vjeçar, e si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur në bordurën e rrugës automobilistike.
Menjëherë kolegët e tij kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë konstatuar se në mjetin e tij ishte edhe djali i tij 4-vjeçar, i cili nuk ka pësuar dëme, ndërsa Davidi është transportuar nga spitali i Bajram Currit për në spitalin ushtarak në Tiranë.
I aksidentuari ka fraktura të rënda, ndaj është transportuar me helikopter në Tiranë për ndërhyrje të specializuara kirurgjikale. Sipas mjekëve të spitalit rajonal të Bajram Currit, ai është jashtë rrezikut për jetën. Kohët e fundit janë shtuar aksidentet në Tropojë.
Para disa ditësh, po në këtë aks rrugor,në Cernicë, një furgon ka rënë në lumin Valbonë, duke gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit dhe bashkëshortja e tij.
Raporti / BB dhe OBSH rendisin Shqipërinë ndër vendet me numrin më të madh të aksidenteve rrugore Fatura e shtetit...
VLORË/ Prej 48 orësh, një ngarkesë e mbërritur nga Italia ka mbetur e bllokuar në port, në kushte atmosferike VLORË...
Lajmet 01 Prill - Ora 12 -
data/01-04-2010
Lajmet 01 Prill - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Komenti juaj