|
|
Sekuestro pronave,
Në fillim të javës Krimet e Rënda sekuestruan pronat në emër të Afrim Hoxhës dhe pjesëtarëve të familjes së tij
Avokatët: Ligji është antikushtetues, pasi është miratuar me shumicë të thjeshtë. Pronat janë shitur dhe tjetërsuar
TIRANË- Familjarët e të pandehurit Afrim Hoxha, i akuzuar nga prokuroria si pjesëtar i "Bandës së Lushnjes" e drejtuar nga Aldo Bare, apeluan vendimin e sekuestrimit të pasurisë së tyre dhënë në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në kryeqytet. Kjo konfirmohet nga burime të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, si dhe nga avokatët e të pandehurit Hoxha dhe pjesëtarëve të familjes së tij. Sipas tyre, sekuestrimi i pronave që janë në emrin e Afrim Hoxhës, e pjesëtarëve të ngushtë të familjes së tyre, është i kundraligjshëm e i pa bazuar në prova e ligj.
"Ky vendim sekuestrimi është marrë jashtë procedurave penale e civile, në kundërshtim me Kushtetutën duke u bazuar në një ligj antikushtetues që cënon rëndë të drejtën e pronës private të mbrojtur me Kushtetutë,- thuhet në kërkesën e apelit të avokatëve Alfred Balla dhe Selfo Dosti.
Më tej në të thuhet: Ligji "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë",- i njohur si ligji "Antimafia" është antikushtetues pasi është një ligj i miratuar me shumicë të thjeshtë të deputeteve të Kuvendit. Ndërsa ai përmban dispozita që ndërhyjnë në ligj dhe duhet të ishin bërë me shumicë të cilësuar nga Kuvendi i Shqipërisë (mbi 84 vota)".
Në apelimin e vendimit avokatët kanë renditur argumentet juridike kundër vendimit të sekuestrimit të pasurisë së familjarëve të Hoxhës dhe të pandehurit që është në proces gjyqësor.
"Arrestimi, paraburgimi dhe gjykimi i Afrim Hoxhës, për disa vepra penale, është rrjedhojë e shkeljeve ligjore e procedurale, me sfond politik duke paragjykuar një person të gjykuar më parë për këto akuza"- thuhet në ankimin e avokatëve të Afrim Hoxhës.
Më tej shtohet se për këtë proces penal ende nuk ka një vendim të formës së prerë. Sipas avokatëve, sekuestrimi i pasurisë së regjistruar në emër të familjarëve dhe vetë të pandehurit është kryer pa praninë e avokatit, por vetëm të prokurorit të çështjes.
"Pasuritë dhe pronat e sekuestruara janë fryte dhe kontribut i përbashkët i të gjithë pjesëtarëve të familjes Hoxha, vëllezërve të të pandehurit dhe bashkëshorteve të tyre".
Ndërkaq, sipas mbrojtësve, të gjitha pasuritë e sekuestruara përveç apartamentit ku banon familja Hoxha dhe një automjet, janë shitur prej vitesh dhe nuk janë në pronësi të pjesëtarëve të ngushtë të familjes Hoxha por të personave të tjerë të cilët tashmë i kanë blerë dhe tjetërsuar.
"Pasuritë dhe të drejtat pasurore dhe të ardhurat tona financiare janë të përligjura për shkak se janë përfituar në bazë të veprimtarisë tonë private të ligjshme, me të cilat i përgjigjet dukshëm dhe justifikohet niveli i të ardhurave, fitimeve dhe te gjithë pasurisë së sekuestruara të sipërcituar",- thuhet në ankimin e firmosur nga i akuzuari e dy vëllezërit e tij.
Pak ditë më parë, gjykata me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda sekuestroi pasuritë dhe pronat që figuronin në emër të pjesëtarëve të ngushtë të familjes së Afrim Hoxhës dhe vetë atij. Ky i akuzuar si pjesëtar i "bandës" së Lushnjës, në kuadër të së cilës, sipas akuzës, është siguruar kjo pasuri e sekuestruar.
PRONAT
Afrim Hoxha (si pjesëtar i "bandës" së Lushnjës)
Apartament banimi me sipërfaqe 132.95 m2 si dhe një garazh në Tiranë
Truall + ndërtesë, me sipërfaqe totale 200 m2 në, Lushnjë
Lokal "Pastiçeri" me sipërfaqe 110 m2 në Lushnjë
Autoveturë, "Mitsubishi-Pajero", prodhim i vitit 1999
Autoveturë, marka "Mercedez-Benz", prodhim i vitit 1989
Kamion, "SAURER", prodhim i vitit 1982
Motoçikletë të tipit "YAMAHA", prodhim i vitit 2002
"Pazaret" bëheshin për pushimin e akuzave për "përdhunimin" në ngarkim të Emdond Taullajt dhe lirimin e tij nga burgu Një...
Policia arreston një nga personat e dyshuar për ngjarjen dhe shpall në kërkim dy persona të tjerë TIRANE- Bodigardi i...
Lajmet 01 Prill - Ora 12 -
data/01-04-2010
Lajmet 01 Prill - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Te sekuestrohen urgjentisht . Ku igjeti ky afrim hoxha gjithe ato para?
vetem me gjoba qe u vinin njerezve e qe i kercenonin.