|
|
HETIMI
TIRANË- Prokuroria e kryeqytetit i komunikon akuzat dhe i merr nën hetim me cilësinë e të pandehurve dy efektivët e policisë së Komisariatit nr.2 për ushtrim torture ndaj të arrestuarit të datës 29 dhjetor 2009 shtetasin Pajtim Serjani. Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare të institucionit të akuzës dhe komisionarëve të Avokatit të Popullit, pasi ishin këta të fundit që kallëzuan në prokurori dy punonjësit e policisë Klodian Bala dhe Alfons Gjonin. Sipas këtyre burimeve, mësohet se nga hetimet tre mujore është arritur të provohet se mbrëmjen e datës 29 dhjetor 2009 dy agjentët e policisë së Komisariati nr.2 të pandehurit tashmë Gjoni dhe Bala kanë kryer veprën penale të "torturës" ndaj të dyshuarit për tentim vrasje të punonjësve të policisë Serjanin. "Me datë 27 janar 2010 zyra e Avokatit të Popullit ka sjell një rekomandim pranë Prokurorisë së Tiranës, duke kërkuar fillimin e ndjekjes penale ndaj punonjësve të policisë Alfons Gjoni, Klodian Bala dhe disa kolegëve të tyre për veprën penale të "Torturës". Sipas këtij rekomandimi të firmosur nga kreu i Avokatit të Popullit Ermir Dobjani e që mban numrin K2/P1-11 Protokoll, saktësohet se mbrëmjen e datës 29 dhjetor 2009, aty rreth orës 20:00 të darkës i arrestuari Pajtim Serjani është qëlluar në mënyrë barbare me shqelma, me grushta dhe me kondak arme në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, deri në humbjen e ndjenjave"-thuhet nga burimet e prokurorisë duke iu referuar rekomandimit të Avokatit të Popullit, që sipas tyre kjo skenë barbare ka vazhduar edhe brenda ambienteve të Komisariatit nr. 2 ku është izoluar i arrestuari Serjani. Sipas prokurorisë, me ardhjen e këtij rekomandimi institucioni i akuzës ka filluar hetimet duke mbledhur dhe grumbulluar prova materiale e dëshmi të ndryshme për këtë ngjarje. "Nga hetimet tre mujore është arritur të provohet se i pandehuri Pajtim Serjani mbrëmjen e datës 29 dhjetor 2009 ka shkuar për të takuar një shok në një lokal pranë vendit të quajtur "ish stacioni i fundit i autobusëve të Tiranës së Re". Sapo është afruar në vendin e takimit, janë dëgjuar të shtëna armësh që e kanë detyruar të largohet me vrap nga frika. Në ikje e sipër është ndaluar nga një punonjës policie, i cili me pistoletë në dorë i ka bërë thirrje që të ndalonte dhe të mos lëvizte nga vendi. Serjani i është bindur urdhrit të policit duke qëndruar në vend dhe me duart lartë"-thuhet nga burimet. Më pas i është afruar punonjësi i policisë, i ka vendosur prangat dhe e ka shtrirë në tokë. Sapo është shtrirë mbi trupin e tij kanë ardhur një furi goditjesh me shqelma, grushta dhe me kondak arme në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. Pastaj, është provuar se, agjentët e policisë e kanë marr zvarrë dhe e kanë hipur në një makinë policie, duke e dërguar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, në një dhomë në katin e parë të godinës. Sapo e kanë futur në komisariat dhe duke qenë i lidhur me pranga, policët Gjoni dhe Bala kanë filluar ta godasin përsëri atë me grushta e shqelma në trup. "Nga goditjet e forta, ai ka humbur ndjenjat dhe i ka rënë të fikët. Policët i kanë hedhur ujë me qëllim që të përmendej. Sapo ai është përmendur, ata e kanë goditur përsëri derisa ai humbiste ndjenjat dhe kjo skenë është përsëritur disa herë. Nga goditjet e policëve atij i janë shkaktuar dhimbje të forta dhe plagë të dukshme në kokë, në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit. Ndërsa mesin nuk e lëvizte dhe nuk e përkulte dot nga dhimbjet që kishte pësuar"-thuhej nga prokuroria, duke iu referuar akt-ekspertimit të mjekësisë ligjore mbi dëmtimet e marra në trup. Përveç këtij akt-ekspertimi, prokuroria mësohet se ka siguruar edhe dëshmitë e të arrestuarve të tjerë të asaj nate, Shamet Mejdani dhe Enea Gega, ky i fundit i njohur edhe si ish-i fejuari i Ingrid Gjonit. Sipas akuzës, të gjitha këto veprime janë kryer nga agjenti Bala dhe Gjoni, ky i fundit i dënuar edhe dy herë tjera me vendim të formës së prerë, për "trafikim të mjeteve motorike" dhe "kryerje të veprimeve arbitrare" gjatë ushtrimit të detyrës.
AKUZA
"Tortura" e parashikuar në nenin 86 të Kodit Penal
Kryerja me dashje e veprave, nëpërmjet të cilave një personi i janë shkatuar vuajtje të rënda, fizike apo mendore, nga një person, që ushtron funksione publike, ose me nxitjen apo miratimin e tij, të hapur ose të heshtur, me qëllim:
a) për të marr prej tij ose një tjetri informata ose pohim
b) për ta ndëshkuar për një veprim të kryer ose që dyshohet të jetë kryer prej ose një personi tjetër
c) për ta frikësuar ose bërë presion mbi të ose një person tjetër
d) për çdo qëllim tjetër të bazuar në çfarëdolloj forme diskriminimi
e) çdo akt tjetër çnjerëzor apo poshtërues
-përbëjnë vepër penale dhe dënohen me burgim nga katër deri në 10 vjet burg
Eqerem Kazazi, u arrestua dje me urdhër të prokurorit pas dëshmisë së tij, duke ndryshuar deklarimet e dhëna në prokurori...
Ish- shefi i Logjistikës së komandës me të njejtin emër, tregoi se transporti kryhej pa grafik nga depot në fabrikën...
Lajmet 01 Prill - Ora 12 -
data/01-04-2010
Lajmet 01 Prill - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
KOMENTI ESHTE FSHIRE PER ARSYE ETIKE
Nga MODERATORI