Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

"Kushtetuesja", mbaron mandati për Abdiun dhe Sadushin

Shekulli Online | 29/04/2010 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Gjykata Kushtetuese me dy vendime të veçanta, përmes një seance krejt formale, ka shpallur dje mbarimin e mandatit të dy gjyqtarëve


TIRANË - Mbërrin në tre numri i gjyqtarëve kushtetues që u ka mbaruar mandati. Pas Kujtim Putos, Gjykata Kushtetuese me dy vendime të veçanta, përmes një seance krejt formale, ka shpallur dje mbarimin e mandatit edhe të gjyqtarëve Fehmi Abdiu dhe Sokol Sadushi.


Tashmë, brenda muajit maj, kjo gjykatë do të duhet të marrë të njëjtin vendim edhe për tre gjyqtarë të tjerë, duke çuar në gjashtë numrin e anëtarëve që u mbaron mandati.

Seanca


Gjykata Kushtetuese e përbërë nga 7 gjyqtarë, Vladimir Kristo, Kujtim Puto, Xhezair Zaganjori, Petrit Plloçi, Vitore Tusha, Sokol Berberi, Admir Thanza, mori dje në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura kërkesën e kryetarit për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit Fehmi Abdiu.


Pasi shqyrtoi kërkesën, trupi gjykues vërejti se Abdiu është zgjedhur gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese për një mandat 12-vjeçar. Nga të dhënat që disponoi gjykata rezultoi se Abdiu betimin para Presidentit të Republikës e ka bërë në datën 27.04.1998.


Për rrjedhojë, bazuar në nenin 179/1 të Kushtetutës, kjo datë konsiderohet edhe si datë e mbarimit të mandatit të tij si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Për këto arsye, trupi gjykues vendosi të deklarojë mbarimin e mandatit të Fehmi Abdiut.


Po nëpërmjet të njëjtave procedura i njëjti trup gjykues mori në shqyrtim edhe kërkesën tjetër të kryetarit Vladimir Kristo për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Sokol Sadushi.


Sokol Sadushi, është emëruar gjyqtar në këtë gjykatë me vendimin nr. 358, datë 23.4.1998 të Kuvendit të Shqipërisë dhe nga të dhënat rezulton se ai betimin para Presidentit të Republikës e ka bërë në datën 27.04.1998. Për rrjedhojë edhe për të data 27 prill 2010 konsiderohet si data e mbarimit të mandatit të tij si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.


Nëpërmjet një votimi formal gjykata, nisur nga të dhënat e mësipërme, vendosi të deklarojë mbarimin e mandatit të Sadushit si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Në datën 2 prill, kjo gjykatë vendosi të deklarojë mbarimin e mandatit edhe të gjyqtarit tjetër Kujtim Puto.


Largimet


Dy muajt e ardhshëm pritet të jenë deciziv për Gjykatën Kushtetuese. Në muajt maj dhe qershor, këtë institucion do ta lënë edhe tre gjyqtarë të tjerë, duke e çuar në gjashtë numrin total të anëtarëve që u mbaron mandati.


Anëtari i katërt që largohet është Admir Thanza, i cili është zgjedhur si anëtar i Gjykatës Kushtetuese për një mandat plotësues të vendit të mbetur vakant pas daljes në pension gati një vit më parë të ish-kryetarit Gjergj Sauli, i cili gjithashtu ishte zgjedhur sipas dispozitave kushtetuese për një mandat 12-vjeçar.


Thanza ushtron funksionin e anëtarit të kësaj gjykate, që nga muaji shkurt i vitit 2009-të. Gjykatën do ta lërë edhe Xhezair Zaganjori, i cili është zgjedhur anëtar në vitin 2003 për një mandat plotësues, të një anëtari të mëparshëm të kësaj gjykate i zgjedhur edhe ai sipas dispozitave kushtetuese për një mandat 12-vjeçar.


I vetmi gjyqtar që i mbaron mandati kushtetues 9-vjeçar është Petrit Plloçi, i cili është zgjedhur anëtar i kësaj gjykate në vitin 2001. Por, përveç largimeve, Gjykata Kushtetuese në muajin qershor duhet të zgjedhë edhe kreun e saj të ri, pasi Vladimir Kristos i mbaron mandati 3-vjeçar si kryetar. Por paralelisht me këtë proces Presidenti dhe Kuvendi do të duhet të emërojnë gjashtë gjyqtarët e tjerë që do të plotësojnë vendet vakante që do të krijohen deri atëherë.


Për këtë qëllim, kreu i shtetit ka nisur procedurat e konsultimeve me ekspertë të fushës për të përcaktuar së pari kriteret mbi të cilat do të mbështetet përzgjedhja e emrave të rinj. Ndërkohë që nga dy forcat e mëdha politike ka nisur të ushtrohet një presion i madh ndaj tij, me qëllim që emërimi i gjyqtarëve të rinj të jetë sa më transparent dhe apolitikë.

 

Komenti juaj

 

Policët e objekteve transferohen në kufi

Kryeministri Berisha pohoi dje gjatë mbledhjes së qeverisë se policët do t'i shtohen kufirit në kuadër të liberalizimit të vizave...

Policët e objekteve transferohen në kufi

Kryeministri Berisha pohoi dje gjatë mbledhjes së qeverisë se policët do t'i shtohen kufirit në kuadër të liberalizimit të vizave...

 
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool