Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Sot Berisha ka mbetur vetëm!

Mero Baze | 29/04/2010 | Komente | komentet 10 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Botuesi i gazetës "Shekulli", Koço Kokëdhima, ka bërë publike në një letër shqetësimet e grupit të tij mediatik nga ajo që ai e konsideron si një gjueti shtrigash të pushtetit ndaj medias së lirë. Z. Kokëdhima akuzon në letrën e tij kryeministrin Berisha se ka angazhuar struktura të vjetra të ish-policisë sekrete kundër medias kritike me të.


Si për ta bërë më të plotë këtë lajm, dje Berisha ka emëruar Drejtor të Përgjithshëm të Doganave Flamur Gjymishke, ish-Drejtor i SHIK në Tiranë deri në vitin 1997 dhe i rikthyer në administratë pas vitit 2005.

Rrethi i njerëzve të besuar të kryeministrit po ngushtohet sërish te të njëjtët persona që ai ka përdorur në fillim të vitit 1997, në ditët e fundit të mandatit të tij të parë.


Shqetësimet e ngritura ditët e fundit nga media pas gjobave spekulative të vendosura vetëm ndaj atyre medieve që nuk ka nën kontroll qeveria, rinxjerr në dritë të njëjtët personazhe, të cilët Berisha ka përdorur në ditët e fundit të pushtetit të tij të parë kundër medies. Ky zhvillim duhet parë me kujdes në të gjitha aspektet pozitive dhe negative.


Pozitive në këtë zhvillim është fakti që brenda administratës shtetërore ka gjithnjë e më pak njerëz të gatshëm që të sakrifikojnë personalitetin e tyre dhe të përdoren si kamikazë të shkeljes së ligjit dhe pastaj të arratisen nga Shqipëria. Është pozitiv po ashtu dhe fakti që Berisha nuk ka në dispozicion më asnjë kostum të papërdorur që ta rihedhë në luftë për interesa të tij.


Nga loja me maska që tentoi të bënte në vitin 2005 me të rinj të shkolluar dhe intelektualë me integritet, ai ka përfunduar pesë vite më vonë te të njëjtat emra fytyra dhe biografi të vitit 1997. Edhe pse duket cinizëm, ky duhet marrë sërish si lajm i mirë.


Lajm i keq është që Shqipëria është kthyer 13 vite pas, duke përballur sërish medien me personazhe të shërbimeve sekrete, të cilat tashmë nuk drejtojnë më institucione të tilla dhune siç ishte atëherë SHIK-u dhe policia, por po kthejnë në institucione dhune, institucione të tilla financiare si Tatimet dhe Doganat.


Kjo është një dëshmi tjetër se nuk ka qenë policia dhe SHIK-u ata që ishin të inkriminuar dhe në atë kohë, por vullneti i zotit Berisha për t'i përdorur ato privatisht.


Tashmë që Perëndimi është investuar me kuadër ligjor për t'i hequr nga duart SHIK-un dhe Policinë, Berisha po përdor Tatimet dhe Doganat, për të njëjtin qëllim me të njëjtit njerëz kundër të njëjtëve kundërshtarë në medien e pavarur.


Gjobat anormale të tyre ndaj medies, përpjekja për të rrënuar financiarisht dhe për të hequr dhe çdo mundësi mbijetese botuesve të medies kritike, përfshirja direkte e kryeministrit deri në sulme ndaj familjarëve të botuesve dhe përpjekja për të nënshtruar media televizive në vend përmes diktimit të politikës botuese dhe pse jo shpesh dhe politikës së kuadrit, e bën situatën shumë të rëndë për një vend, i cili pretendon të aplikojë si vend kandidat për anëtar i Bashkimit Europian.


Sot po ngrihen në detyrë ish-zyrtarë të SHIK-ut që kanë rrëmbyer gazetarë dhe i kanë mbajtur ata në burg siç ka qenë rasti i Filip Çakulit dhe po përdoren kundër medies ata personazhe që kanë udhëhequr përndjekje redaksish dhe gazetarësh dhe pse jo dhunë mbi ta dhe personazhe të jetës politike.


Rikthimi i Berishës 13 vite pas te të njëjtët njerëz dhe te të njëjtat metoda kundër lirisë së shtypit dhe kundërshtarëve të tij në media dhe politikë, dëshmon më shumë se çdo gjë tjetër vetminë e tij në këto ditë kur opozita dhe media është sërish përballë tij.


Kjo është një shenjë se Berisha ka shumë pak njerëz në dispozicion, për të mos thënë askënd, që të marrë përsipër plotësimin e epsheve të tij të vjetra kundër lirisë së shtypit dhe kundërshtarëve politikë.


*Në Faktori Plus është diskutuar mbrëmë mbi problemet që po has media kritike me qeverinë me personazhet e vjetër të shërbimit sekret që janë ngjitur tani në krye të sistemit të tatim-taksave dhe doganave. Në studio ka qenë Endri Puka, drejtor i 2K Grup.

 

10 KOMENTE

ai berisha me nanon duhen ........dhe nuk e kuptoj si i votoni..
ata jane te korruptuar. ..........................

Vetem te bashkuar mund ti rezistojme qeverise, shtet-burg me drejtor,kryehajdutin Sali Berisha!
Berisha eshte nje frikacak i madh,ndaj le ta tmerroje bashkimi i popullit, e te gjeje vrim miu ku te futet!

Pashe me shume vemendie takimet nga vizita e fundit e Sekretarit Ramunsen(i NATO-s) me ajken e Tiranes Zyrtare. Ishte vertet per tu pergezuar se i vertetoj tere opozites,qe eshte ngitur ne kembe,shkaktarja e mos marjes ne konsiderate te kerkeses se shqiperise per te hyre ne BE, apo qarkullimin e lire te qytetareve e tj.. faleminderit sekretarit pergjithshem dhe qeverise( e te tjereve nen hyqem te saj),me kryeparlamentaren e deri Prersidentin. Na shpetuan, vetem tashme; na hapni kutite e VOTIMIT Qesh mire kush qesh i fundit..

Deviza e tij tashme:"Dhe i vetem klloun ne lufte!" Neser duhet t'i çirret edhe maska e kllounit!Kutite e pahapura,vetvrasja e tij politike!Varferimi i vendit dhe i qytetareve,arkiva e tij e gatshme!

Berisha do japi llogari per gjakmarrjen e djemve Tropojane qe filloi ne vitin 1997.
Te gjihe bodyguardet e tij jane..... Edhe grupin "Hakmarrja" e sajoi me qellim, ata djem mbase kane vrare drejtorin e burgjeve sepse ju torturoi babane. Ai drejtori ishte shume burre i lig. Vendimin do ja japi vete Tropoja ketij armiku te Shqiperise.

Qe thua ti Mero une nuk besoj se Berisha eshte edhe aq i vetmuar sa duket.
Ai ka me vehte gjithe halabakerine, ka Europen qe e ka veshur me kostumin e kllounit te rajonit dhe qe nuk rri dot pa te, ka fqinjet Seb e Grek, ka milionat per te mos thene miliardat si dhe cmendurin e tij qe do ta shoqeroje deri ne banesen e fundit.
Pra sic shihet nuk jane pak per tu ndier ashtu si me thene krijesa si ai deshirojne te ndihen. Ndaj duke patur parasysh keto e plot te tjera qe perbejne "vetmine" e tij kauza e clirimit shihet te pakten nga une, disi e larget. Kerkesa per hapjen e kutive me lutje dhe yshtje nuk me duken ilaci qe kuron situaten. Perdorimi i mjeteve demokratike do na lene edhe per shume kohe neper sheshe duke thirrur...

Berishes i del ne enderr cdo dite Vlora qe e rrezoi si lecke.

Mercenaret Serbe qe solli ne Koshovice fshiheshin si minj, sapo degjonin ndonje pushke.

Berisha e ka lepurin ne bark bashke me zagaret e vitit 1997.

Adresa e re e shtetit Shqiptare.

Qeveria,Shtet-Burgu Shqiptar me kryedrejtor Sali Ram Berisha.
Prane ish qeveria demokratike shqiptare,mbrend kryeministrise.

me mir vetem se sa keq shoqerua

Mos u dorezohuni.Jemi ma te forte se nje Berishe§Bashke te gjithe kunder tij!

Komenti juaj

 
Komentet
 

Reuters reportazh për Shqipërinë: Plazhe të bukur, po shumë të ndotur

Shqipëria, një vend me disa nga plazhet më të bukura...

Mirë se vini në Çernobil!

Çernobili, vendi i katastrofës më të keqe bërthamore në botë,...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool