Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

"Tokat me qira", Topi dekreton ligjin

Shekulli Online | 29/04/2010 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

TIRANË - Me gjithë kundërshtimin e pronarëve, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar dje ligjin "Për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara". Ky ligj parashikon që tokat e pakultivuara hyjnë në qarkullim ekonomik nëpërmjet qiradhënies palëve të treta.


Megjithëse ky ligj nuk cenon titullin e pronësisë, sipas pronarëve, ai është pasojë e ligjit 7501 dhe se askush nuk ka të drejtë të vërë në përdorim pronën e pronarit legjitim. Ligji, i cili është dekretuar nga Presidenti synon të rikthejë në qarkullim ekonomik tokat bujqësore, veçanërisht ato të Ultësirës Perëndimore që kanë edhe potencialin më të madh prodhues të vendit.


Personat që janë të interesuar për ta përdorur me qira tokën bujqësore do të nënshkruajnë një kontratë me autoritetet vendore që varion nga dy deri në pesë vjet, por pa cenuar titullin e pronësisë.


Megjithatë, pronari i ligjshëm i tokës bujqësore gjatë periudhës së kontratës, nuk ka të drejtë të bëjë kërkesë për rikultivimin e saj. Vetëm pas përfundimit të kësaj kontrate që mund të jetë dy, tre ose pesë vjeçare, ai ka të drejtë të kryejë kërkesën e tij për t'iu rikthyer punimit të tokës bujqësore duke e futur atë në qarkullim ekonomik.


Por, nëse pronarët e ligjshëm nuk e vendosin në punë tokën e tyre ajo u jepet sërish me qira një pale të tretë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, rezultojnë të papunuara rreth 50 mijë ha nga sipërfaqja në pronësi private. Shumica e tokave lihet djerr edhe për shkak të emigracionit në rritje të banorëve në zonat rurale.

 

Komenti juaj

 

Policët e objekteve transferohen në kufi

Kryeministri Berisha pohoi dje gjatë mbledhjes së qeverisë se policët do t'i shtohen kufirit në kuadër të liberalizimit të vizave...

Policët e objekteve transferohen në kufi

Kryeministri Berisha pohoi dje gjatë mbledhjes së qeverisë se policët do t'i shtohen kufirit në kuadër të liberalizimit të vizave...

 
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool