|
|
Po jetojmë ditë të trazuara, ditë të vështira. Greva e urisë në qendër të Tiranës, kërkon nga çdo shqiptar vëmendje, reflektim dhe kontribut. Në vend të kësaj, kemi shpesh një tip zhurmnaje për praninë e grave në të, madje edhe protesta të pakuptimta grash. Gra protestuese që thonë se janë kundër pjesëmarrjes së grave në grevën e urisë (!!).
Në thelb, kumte të tilla janë, së pari, një hap i madh prapa në luftën për emancipimin e gruas në Shqipëri. Të përjashtosh gjysmën e popullsisë nga e drejta themelore e njeriut për të protestuar, - nëpërmjet formës së grevës apo formash të tjera, - i ke thënë një PO të madhe pabarazisë gjinore.
Në një kohë kur pretendojmë se gruaja është një pjesë e qenësishme e shoqërisë dhe jetës politike, partnere e barabartë me kolegët burra, ndeshemi me një mentalitet të tillë përjashtues. E për më tepër, kësaj here, mbartëse të kësaj mendësie bëhen vetë gratë. Harrojnë ose bëjnë sikur harrojnë se të drejtat e njeriut janë pa dyshim të drejta të gruas po aq sa edhe të burrit.
Sidoqoftë, është interesante të shohësh se kjo betejë për votën e lirë nxori në dritë të vërtetën për hendekun e madh që ekziston midis dy forcave kryesore politike në Shqipëri, për sa i përket rolit dhe vendit të gruas në shoqëri.
Njëra palë në kauzë, tjetra e shpërdorur, njëra palë e barabartë, e tjetra që thotë "dilni andej se jeni gra". (!)
Sot është dita e fitores europiane ndaj fashizmit. Është 65-vjetori i kësaj fitoreje të madhe. Nuk mund të rikujtosh këtë datë pa sjellë në mendje se edhe në Shqipëri gratë luftuan fort krah burrave.
Në momentet historike të rëndësishme të vendit, gratë kanë qenë prezentë, aktive, të forta, të drejta, të mençura, shoqe dhe partnere ideale. Natyrshëm, ato sjellin në partneritet dëlirësinë, idealizmin, kthjelltësinë e gjykimit të tyre të pastër, të pa kompromis. Kjo, sepse prej natyre gratë janë të drejta dhe krijojnë balancën e duhur në familje e në shoqëri. Aty ku gratë janë prezent, aty ke besim të shtuar se kauza është e drejtë dhe e vërtetë.
Gratë janë luftëtare kundër çdo pabarazie e padrejtësie. Gruaja shqiptare në veçanti, për vetë kushtet e dhe rrethanat e vendit, ka sakrifikuar shumë për t'i bërë vend vetes në familje dhe në shoqëri si e denjë dhe e barabartë.
Nëse duhen emra, janë edhe ato: Shote Galica luftoi krahas të shoqit, por dhe e vetme pas vdekjes se tij. Margarita Tutulani, Bule Naipi, Persefoni Kokëdhima, Ramize Gjebrea, Musine Kokalari e sa e sa të tjera gra të iluminuara kanë luftuar jo vetëm me forcën e mendjes, por dhe të pushkës kur është dashur kontributi i tyre për vendin.
Janë gra heroina, gra të vërteta që iu kundërvunë fashizmit, nazizmit, komunizmit, iu vunë përballë dhe nuk i bënë karshillëk llumit së diktaturave. Luftuan fort, sepse gruaja, e para, nga vete sensi i ekuilibrit që i buron natyrshëm brenda vetes, nuk duron dot shtypje e nëpërkëmbje.
Drita Kosturi është një figurë gruaje që më ka impresionuar prej vitesh. Në krye të herës, isha kurioze për të, së pari, për faktin intrigues që kish qenë e fejuara e një heroi idealist, e një djali mendjendriçuar si Qemal Stafa, por më pas kuptova se Drita përbënte një vlerë të mëvetësishme, se cilësitë dhe personaliteti i saj ishin të rralla.
Rrëfimi i jashtëzakonshëm i At Zef Pllumbit për ferrin komunist te "Rrno vetëm për më tregue" të lë pas me një respekt dhe adhurim të shumëfishuar për këtë vajzë.
At Zef Pllumbi përshkruan një bashkëbisedim me Pater Palin, për Drita Kosturin, bashkëvuajtëse me ta, në qelitë ku diktatura krahas priftërinjve ndrynte edhe luftëtarët e vetë idealit komunist, sepse diktaturat nuk kanë as vlera, as ideale. Ato tentojnë të rrënojnë pa dallim këdo që i del kundër.
- Patër Pal, je vetëm?
- Tash po.
- Kush ishte ajo Drita Kosturi?
- Nji engjëll i dërguem prej Zotit për me më ngushllue.
- A nuk ke dyshime në te?
- Dyshime? Çfarë dyshimesh! Ajo asht nji vajzë e ditun, idealiste e vërtetë!
- Ajo ka qenë e fejuemja e Qemal Stafës, komuniste!
- Komuniste ndoshta po, por me atë ideal të sinqertë që e karakterizon rininë. Mos i gjyko njerëzit ashtu. Asht nji Amazonë që lufton kundra çdo tiranie, prandej edhe kundër tiranisë komuniste.
Tek lexon për Dritën nuk mund të mos mendosh për miket tona - ato gra heroina, që janë në ditën e tetë të të grevës së urisë në qendër të Tiranës. Është emocionuese, mbresëlënëse, vetëm ta mendosh përse janë ngujuar aty: Janë për një të drejtë që është në bazë të lirive themelore të njeriut.
Beteja për transparencën është në thelb beteja midis dritës dhe errësirës, është beteja për triumfin e të vërtetës aq gjatë të munguar në këtë vend. Ndaj gratë e këtij vendi nuk mundet kurrsesi të mos e thonë fjalën e tyre duke na bërë kështu të gjithëve, - edhe atyre që s'dinë ç'thonë e që janë verbuar nga urrejtja apo padija, - një shërbim shumë të lartë.
Ledi, Shega, Ermonela, Olta, Elisa e Klodi, ju përqafoj. Jam me ju çdo minutë me mendje e me zemër. Me ju dhe me të gjitha to gra e vajza të tjera brenda në grevë apo jashtë saj në protestë. Ju na dëshmuat me sakrificën tuaj se edhe në këto ditë, kur koha i thërret fort secilit prej nesh për kontribut, gratë nuk kane sesi të rrinë mënjanë. Se ato nuk kanë ndenjur kurrë kështu.
Në sytë e mi, vajzat dhe gratë pjesëmarrëse në grevën e urisë, janë si Drita Kosturi, janë siç do të thoshte At Zef Pllumbi, amazona që luftojnë kundër çdo tiranie, pavarësisht ngjyrave me të cilat kjo tirani llangoset.
E vertete qe gjuha vete ku dhemb dhembi? Degjoni zedhenesen...
Shqipëria, një vend me disa nga plazhet më të bukura...
Lajmet 01 Prill - Ora 12 -
data/01-04-2010
Lajmet 01 Prill - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
respekte e mija per gjithcka ke shkruajtur Djana, ju , grate jeni nje nga pjeset me te rendesishme e shoqerise mbare boterore,,,,te admiroj qe ke marre guximin dhe ke publikuar kete artikull.
Pjesemarrja e grave ne kete greve/beteje politike do ta beje real (dhejo fiktiv)vendimin per 30 perqindshin e grave ne institucione te rendesishme vendimmarrese. Pas kesaj, do ta kene te veshtire te fitojne votat e popullit kukullat qe sillen si burra (ose si Çili)dhe qe jane veçse gramafone te politikes dhe pushtetit te maskilizuar shqiptar.
Ne vertete zonja Diana jemi duke shpresuar qe intensiteti i kesaje levizjeje kunder erresires te shkoj ne rritje dhe Dritat tona ashtu sic i cilesoni te ndricojne tunelin e erret ku e kane futur kanunoret Shqiperine bashke me kauzen e saje te integrimit. Me ne fund edhe intelektualet tane sikur e shkunden nga supet e tyre ate pluhurin hipnotizues te pseudodemokracise dhe po i thone gjerat me emrin qe kane, duke bere kete popull te mos ndihet tani edhe aq i braktisur dhe njekohesisht te shpresoj e te perkrahe, pse jo edhe te luftoj ashtu sic po bene e te fitoje...
.vijon .Te dyja i ka ngritur ne apongje, me penen e tij Baxhuli,me te drejte,po qendrimi i tyre kundre greves dhe sidomos shoqeve te tyre me ben ti percmoj.Jane bere vegel e asaj politike shkaterruese jo "moniste" po
monisto-fashiste"do ishte pake.Keq se artistet nuk jane thjesht "kukulla"ne skene,po se pari jane nnjerez. kete te dyja me qendrimin e tyre,na zhgenjyen mua si dashamirese e tyre.
Nuk di c'thote Baxhuli, per idhujt e tij qe vertet ua ka qendisur portretin e Tyre si artiste dhe deri personalitetin e tyre.Po si duket e bene si LOPA...
(qofte mire Baxhuli,se kam degjuar se ka qene pa qef...)
"Cupe" po te quaj Diana Ndrenike,se jam nje gjyshe qe nisa diten sot me fjalet e tua, derguar permes kesaj gazete"sihariq-dhenese".Dhe kete keshtu po e quaj;lajm,vertet lajm
"sihariq" na sjell;perkrahesit e grevisteve jane me kembe ne atdhe.Kjo na gezon.
Te lumte mos "cupe"per ate shembullin marre nga i nderuarri At zef Pellumbi, per Drita Kosturin;verete"drite" me me shume force,i jep "DRITES Saj"fjala e zgjedhur e AT Zef Pellumbit nga Ju.
Po e gdhija kete dite me Baxhul Merkon
"autorin e Romanit "Personalitete
te artit Shqiptar"jo pa qellim.Me detyruan ta bej kete,"do artiste"
pjesmarese ne kunderproteste;zonjat Bulku dhe Edi Luarasit qe ani se plak, i adhuroja,si mesues nje jete dhe si besoj vetes;ato te mbajne ate qendrim?!Sidomos Rajmonda Bulku,se Edit dhe i jap te drejte.Te dyja i ka ngritur ne "apongje" pena e Baxhulit me
Vertet gruaja eshte pjese e qenesishme e shoqerise dhe i jep jetes nektar, butesi, clodhje. Jane idealiste si natyra prandaj cdo gje perreth tyre pulson. Por mos harrojme se pervec emrave te spikatur qe permenden ne artikull, ka edhe femra apo kallep-grash Jozefina Topalli, Majlinda Bregu qe shpirti u vlon nga urrejtja, nga ligesia, servilizmi, militantizmi i verber dhe paranojak. Pikerisht nga keto gra duhet te ruhemi, sepse jane fryma e tyre qelben gjithe ate sakrifice dhe emancipim qe sjell ne shoqerine tone femra shqiptare.
gruaja eshte simboli i pjellorise;eshte me sublime se kurre sakrifica e gruas.Qe disa PD-iste e shohin te udhes qe ato gra te mos bejne greve urie,jam dakord;por eshte nje arsye me shume qe ato PD-iste te protestojne tek Berisha(amin,nese ky ua ve veshin)qe ky te plotesoje kerkesat e grevisteve,e te beje transparence.Ndryshe humbin kredibilitetin qe kane krijuar per kaq vjet ne karrieren e tyre profesionale.