Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Puset e naftës, vdes nga helmimi kryeinxhinieri

Shekulli Online | 08/05/2010 | Kronike | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

AVARIA/ Dhimitër Gjeçi mësohet se është ndier keq pak minuta pas hapjes së pllakës së betonit që mbulonte grykën e pusit

Mjekët thanë se ishte i pamundur shpëtimi i jetës së 59-vjeçarit, i cili ka gjetur vdekjen menjëherë

Kristaq Thanasi

FIER - Gjen vdekjen në grykën e pusit kryeinxhinieri 59-vjeçar Dhimitër Gjeçi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pus nafte, pronë e kompanisë Albpetrol. Një inxhinier i sektorit të avari-shpëtuesve në këtë kompani nafte është intoksikuar si pasojë e shpërthimit të një pusi nafte në formë fontane. Po në këtë pus dy ditë më parë një punëtori i është rrezikuar jeta nga shpërthimi i këtij gazi. Ndërsa inxhinieri ka gjetur vdekjen, punonjësi është ende në gjendje të rëndë, por sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetën Ngjarja ka ndodhur në një pus nafte të fondit të ndalur që ishte përfshirë nga shpërthimi që nga 25 prilli i këtij viti.

Ngjarja
Ndërsa po punohej ditë të tëra për të mbyllur shpërthimin e gazit, i cili shoqërohej duke dalë në atmosferë së bashku me ujë ndodhi edhe ngjarja e rëndë. Paraditen e së premtes, në orën 09:30 pranë spitalit rajonal të Fierit me autoambulancën e kompanisë së naftës "Albpetrol" është dërguar shtetasi Dhimitër Gjeçi 59 vjeç. Sirenat e këtij mjeti kanë rënë fort për rreth 5 minuta në hyrje të këtij spitali. Kjo për vetë faktin se ajo ishte bllokuar si zakonisht nga mjete të ndryshme. Gjithsesi, nga ky mjet disa naftëtarë kanë zbritur me barrelë shefin e tyre inxhinierin Gjeçi, i cili ishte në gjendje shoku. Menjëherë ai ka hyrë në repartin e reanimacionit. Janë bërë tentativa për t'i shpëtuar jetën, por sipas mjekëve ai ka mbërritur pothuajse i vdekur.


Gjeçi ka qenë pa shenja jete, ndërkohë që mjekët shprehen se ka qenë e kotë dhënia e ndihmës së shpejtë. Inxhinieri Dhimitër Gjeçi ka gjetur vdekjen si pasojë e helmimit me gaz në pusin e naftës "Bubullima 14" që ndodhet në zonën e Kallmit, në rrethin e Fierit. Pusi në fjalë ka qenë i fondit të ndalur dhe ishte në inventarin e ndërmarrjes së Sheqishtes, ndërmarrje kjo vartëse e kompanisë "Albpetrol" sh.a. Ajo ishte jashtë zonave të banuara, ndërkohë që ruhej me roje për të mos u afruar ndonjë banor i fshatit Kallm, kjo për arsye se persona të papërgjegjshëm marrin tubacione për t'i shitur për skrap.


Kompania
I pranishëm në vendngjarje ishte drejtori i përgjithshëm i kompanisë "Albpetrol" Ferdinad Murati. Ky i fundit tha se prej tri ditësh brigada e avarishpëtuesve ku bënte pjesë edhe inxhineri po përpiqej për të ndalur "fontanën" që ka përfshirë pusin. Drejtori Murati ndërsa ka vlerësuar përvojën disavjeçare të inxhinierit të vdekur në krye të detyrës ka folur për një hetim të këtij rasti. Pusi "Bubullima 14" ka që nga 25 prilli që ka nisur të nxjerrë gaz dhe ujë nga një tub nëntokësor. Era dhe zhurma e gazit ka shtrirë rrezen e përhapjes së tij deri në zonën e banuar aty pranë.


Dy ditë më parë, është intoksikuar edhe Fatmir Kamberaj, punëtor i skuadrës. Ai paraqitet në gjendje më të mirë pavarësisht ndërlikimeve që ka pasur në çastin e mbërritjes në spital. Të dy naftëtarët e helmuar me gaz që bëjnë pjesë në brigadën e avarishpëtimit kanë qenë të pajisur me maska kundër gazit dhe me kasketa mbrojtëse, megjithatë rasti në fjalë do të hetohet. Përvoja shumëvjeçare e inxhinierit Dhimitraq Gjeçi në shpërthime të tilla edhe më të fuqishme e ka sjellë atë në këtë pus të ndaluar. Trupi i tij gjatë mesditës së premte iu nënshtrua autopsisë, e cila do të faktojë ndonjë sëmundje të mëparshme të zëmrës që mund të jetë tronditur nga shpërthimi i gazit duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Albpetrol, mbledhje urgjente pas vdekjes së inxhinierit
Vdekja e kryeinxhinierit të Qendrës së Inspektim- Shpëtimit të Ndërmarrjes së Gazit (QISHNG) ka çuar në zhvillimin e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të drejtuesve të "Albpetrolit" për të diskutuar lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Drejtori i kompanisë, Ferdinand Murati, dha një informacion të detajuar mbi humbjen e jetës së kryeinxhinierit Dhimitër Gjeçi. Sipas tij, pusi "Bubullima 14", e cili ndodhet në sektorin Kallm -Verri të Q.P.N Sheqisht është një pus i fondit të ndalur, i cili ditë më parë ka dhënë prezencën e një gazi të shoqëruar me ujë të kripur. Sipas Muratit, për të vlerësuar intenstitetin e ardhjes së ujit pusi u la në vëzhgim për disa ditë.


Nga vëzhgimet u konstatua se ardhja e ujit nuk ndryshoi. Si rrjedhojë, më 3 maj, një grup i QISHNG-ut, i specializuar për ndërhyrje në të tilla raste, kreu vëzhgimin e gjendjes së grykës së pusit për marrjen e masave tekniko-organizative dhe masat e mbrojtjes në punë të nevojshme për ndërhyrje për hermetizimin e grykës së pusit dhe eliminimin e daljes së pakontrolluar të fluidit që dilte nga pusi. Për këtë u hartua një program i veçantë pune. Pas miratimit të programit të punës dhe marrjes së masave të nevojshme, më datën 7 maj, grupi i QISHNG Patos dhe QPN Sheqishtë i përbërë nga vete kryeinxhinieri Dhimitër Gjeçi, si dhe shefa të tjerë Lulëzim Karamani, Hysni Sina, Eduart Mehmeti dhe Robert Grabova dhe me një personel mjekësor të kompanisë, si dhe grupi avaro-shpëtues me 12 operatorë kanë nisur punën.


Personat e lartpërmendur me kundragaz të vendosur në fytyrë kanë filluar operacionin e ndërhyrjes duke ribërë këqyrjen e grykës së pusit. Mësohet se 1-2 minuta pas largimit nga gryka e pusit të një pllake betoni që ishte vendosur mbi të, kryeinxhinieri Gjeçi ka rënë me fytyrë në tokë. Menjëherë pjesëtarët e nëngrupit e kanë nxjerrë në krahë jashtë zonës së rrezikuar dhe ka filluar t'i jepet ndihma mjekësore, duke i bërë masazh kardiak, frymëmarrje gojë më gojë dhe aparatin e AMBU-së për të dhënë oksigjen, por Dhimitër Gjeçi nuk ka reaguar. Stafi mjekësor i pranishëm në vendngjarje ka konstatuar se vdekja ishte e menjëhershme. Por ai është nisur urgjentisht në spital, ku stafi mjekësor i Fierit vetëm ka konstatuar vdekjen. Tashme pritet përgjigja e autopsisë.

 

1 KOMENT

Kane kaluar plot 12 nga kjo fatkeqesi dhe ne familjaret e tij nuk dime asgje.

Komenti juaj

 

Grindje mes kolegëve, ekzekutohet polici

SHKODËR/ Tom Jakini ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri nga punonjësi i policisë Ramiz Ademi Përpara...

"Mashtruesit" kosovarë: Shisnim ide për biznese

Dy personat e arrestuar dy javë më parë gjatë një seminari në kryeqytet, pretendojnë se ushtronin veprimtari konsulence me biznesmenë...

 
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool