Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

BE - Shqipërisë: Zgjidhni krizën, instrumentet i keni aty

B. Quku | 12/05/2010 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Komisioneri për Zgjerimin, Fyle: Zgjidhja, sipas vullnetit politik. Ndërsa Garrido ka kërkuar nga partitë që të tregojnë maturi politike



BRUKSEL
- Bashkimi Europian i ka bërë të qartë klasës politike shqiptare që të zgjidhin sa më parë krizën politike, pasi, sipas përfaqësuesve të BE-së, të gjitha instrumentet e një kompromisi politik janë të pranishme.


Ndërkohë, është përsëritur qëndrimi se vazhdimi i krizës politike pengon procesin e integrimit të vendit në familjen europiane. Apeli ka ardhur nga Komisioneri për Zgjerimin Europian, Stefan Fyle dhe sekretari spanjoll i shtetit, Lopez Diego Garrido, pas takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ku qeveria shqiptare përfaqësohej nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta.


Në konferencën e shtypit, Fyle i drejtoi një apel të qartë mazhorancës shqiptare, duke i vënë në dukje se ajo i disponon të gjitha mjetet për t'i dhënë zgjidhje krizës politike, gjithmonë, sipas tij, duke respektuar Kushtetutën e vendit. Megjithatë, sipas komisionerit për Zgjerimin Europian, kjo çështje nuk ka të bëjë me durimin e përfaqësuesve të Bashkimit Europian, megjithëse këta të fundit sipas Fyles, po e ndjekin me vëmendje situatën politike dhe konkretisht grevën e urisë së eksponentëve të opozitës.


"Për këtë çështje dua të shkoj pak më thellë dhe dua të flas për çfarë duhet bërë, për sa i përket dialogut ndërmjet opozitës dhe partisë në pushtet. Për sa i përket klasës politike në Shqipëri, i duhet treguar mazhorancës se të gjitha instrumentet janë aty, të gjitha instrumentet që politikanëve në Shqipëri u duhen për të respektuar Kushtetutën dhe për të gjetur një zgjidhje. Kjo nuk ka lidhje me durimin tonë, megjithëse durimi ynë edhe në këtë drejtim po ndjek nga afër grevën e urisë", - tha dje Fyle.


Instrumentet


Por zgjidhja e krizës politike, sipas Fyles, duhet t'u përmbahet disa elementëve kryesorë demokratikë, që ai i ka theksuar edhe gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Ai tha se forcat politike duhet të zgjidhin këtë gjendje bazuar në institucionet demokratike, Kushtetutën dhe vullnetin politik.


Në fakt të gjitha palët deri më tani janë shprehur dakord për respektimin e dy elementëve të parë, ndërsa elementi i vullnetit politik është ai që ka vënë ato në pozicione diametralisht të kundërta forcat politike. "Më duhet t'u referohem tre elementëve. E para, Kushtetuta. Së dyti, institucionet demokratike dhe vullneti politik", - u shpreh Fyle.


Ndërsa sekretari spanjoll i shtetit, Diego Lopez Garrido, theksoi se duhet treguar maturitet politik për të zgjidhur ngërçin politik dhe se nevojitet funksionimi i demokracisë e i jetës parlamentare për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, pasi në të kundërt vazhdimi i kësaj situate, sipas tij, do ta pengojë procesin e integrimit të vendit.


"Unë dua të respektoj sjelljen e ndërmarrë nga palët politike, por mesazhi im për njerëzit në Shqipëri dhe për të gjithë sektorin politik është se mënyra me të cilën Shqipëria mund të zgjidhë problemet, (sipas mendimit tim) është, në Europë, përmes integrimit, në familjen europiane. Perspektiva europiane për Shqipërinë është rruga e duhur për të zgjidhur problemet.


Për sa i përket integrimit doja të përsërisja se funksionimi i demokracisë dhe ecuria në Parlament është mënyra më e mirë për të treguar maturitet politik e demokratik në Shqipëri. Kjo është mënyra e duhur, sipas opinionit tim, për të gjithë sektorët politikë në Shqipëri", - nënvizoi Garrido.


Pavarësisht apeleve të lartpërmendura, zëvendëskryeministri Ilir Meta ka përsëritur sërish në Bruksel, qëndrimin e njohur të mazhorancës se zgjidhja e krizës politike mund të vijë vetëm nëpërmjet mekanizmave juridikë. Sipas tij, midis respektimit të Kushtetutës dhe transparencës së zgjedhjeve ekziston një hapësirë veprimi për të zgjidhur krizën politike me opozitën. Ai e cilësoi grevën e urisë si një formë ekstreme e të bërit opozitë, duke shtuar se ky aksion politik nuk mund të zgjidhë krizën politike.


Ndërsa bëri thirrje për dialog, Meta nuk dha garanci mbi kërkesën themelore të opozitës për hapjen e kutive të votimit. "Ndërmjet transparencës dhe respektimit të Kushtetutës ka një hapësirë të mjaftueshme për të gjetur një kompromis në mënyrë që t'i adresohet në mënyrën e duhur të gjitha kërkesave të opozitës. Më vjen keq për grevën e urisë. Kam qenë edhe vetë në grevë urie para se të kalonte Kodi Elektoral.


Por, mendoj se greva e urisë që është një formë ekstreme e protestës, por, gjithsesi demokratike, mund të shërbejë si sensibilizim, por ky nuk është instrumenti i duhur për të zgjidhur problemet", - tha Meta.


Përveç diskutimit mbi zgjidhjen e krizës politike, Këshilli i Stabilizim-Asociimit diskutoi dje edhe mbi procesin e liberalizimit të vizave, ku Shqipërisë i është kërkuar që të plotësojë kriteret e mbetura, në mënyrë që procesi të përmbyllet në një të ardhme të afërt. Pjesë e diskutimeve ka qenë edhe rishikimi i zbatimit të marrëveshjes së Stabilizim-Asiociimit, si dhe rolit të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor.

 

Komenti juaj

 

Vjedhja "online" e shoqërive ajrore, 8 në pranga

Policia arrestoi me urdhër të prokurorisë administratorët e agjencive të udhëtimeve, shisnin biletat me çmime të lira Hetimi nisi në...

Bosch: Jo, emërimeve politike në Kushtetuese

DREJTËSIA Ambasadori i SHB-së Xhon Uidhers, kërkoi shfuqizimin e nenit për imunitetin nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Kreu i...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool