Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Spanja apelon: Duhet marrëveshje politike

Shekulli Online | 12/05/2010 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Zëdhënësja e presidencës spanjolle, Kristina Galak, tha se Shqipëria nuk mund të ecë përpara në një gjendje të paqëndrueshme politike


Cila është porosia e BE-së për udhëheqësit politikë në Shqipëri, pas 11 ditë të grevës atje?


Ashtu siç e kemi thënë, të gjitha vendet e BE-së, presidenca e radhës dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në situatën e Shqipërisë, ajo që na duhet është të lëvizim nga situata aktuale drejt një qëndrueshmërie politike dhe një marrëveshjeje politike. Dhe ajo që po ndodh është saktësisht e kundërta e kësaj.


Nga ne do të ketë një porosi të qartë që të lëvizet drejt një situate kur qeveria dhe opozita do të kuptojnë rëndësinë e momentit në të cilin jetojnë, të rëndësisë vendimtare të çështjeve, që vendosen në tryezë që lidhen me përparimin e Shqipërisë drejt BE-së. Prandaj ta rimendojnë sërish dhe të garantojnë që aktorët politikë të mbajnë qëndrime konstruktive.


Por, a do të ketë një ndikim kjo krizë aktuale politike në Shqipëri në rrugën e saj drejt integrimit europian?


Ajo që është e qartë është se nuk mund të ketë një ndikim pozitiv. Sepse nuk është e mundur të ecet përpara me gjendjen aktuale jo të qëndrueshme.


Çfarë mund të bëjë BE-ja që të ndihmojë këtë vend për të tejkaluar dallimet?


Mendoj se kjo është një çështje që duhet t'i adresohet pikë së pari udhëheqësve në Shqipëri. Sepse ata e dinë vullnetin e BE-së për të ecur përpara me Shqipërinë, por ne nuk mund të bëjmë asgjë deri sa nuk ka një situatë të qartë dhe më të qëndrueshme.


Zonja Galak, deri ku kanë arritur përgatitjet për takimin e Sarajevës që pritet të mbahet në qershor?


Atë që ne po bëjmë tani është puna me të gjitha vendet në rajon, me qëllim që konferenca të vazhdojë përgatitjet. Siç e ka thënë edhe ministri Moratinos, të hënën, ai është shumë i sigurt se do të jetë një takim shumë i mirë, dhe që do të rezultojë me porosi pozitive për vendet e rajonit në marrëdhëniet me BE-në.


Çfarë mendoni se do të arrini në këtë takim, marrë parasysh se Spanja e përfundon mandatin e saj të kryesimit me BE-në nga fundi i qershorit?


Saktësisht. Presidenca e radhës e BE-së përfundon çdo gjashtë muaj. Por, ju e dini se marrëdhëniet me vendet e rajonit nuk varen nga një vend i posaçëm. Ato janë politikat më solide të BE-së si tërësi. Njëra presidencë jep një impuls të caktuar, tjetra jep një tjetër lloj impulsi.


Por vendosja e rajonit të Ballkanit si një prej përparësive kyçe, nëse jo një prej fqinjëve më të rëndësishëm për BE-në, për shkak të perspektivës europiane, nuk ndryshon nga njëra tek tjetra presidencë.


Gjatë këtyre gjashtë muajve, Spanja ka punuar së bashku me ekipin e zonjës Ashton, ka pasur një numër aktivitetesh dhe është një kohë e mirë për të ecur përpara, ashtu siç do të bëjnë presidencat e tjera më vonë.
Marrë me shkurtime nga "BBC"

 

Komenti juaj

 

Prokuroria: Hetuam 129 zyrtarë për korrupsion

RAPORTI VJETOR Sipas organit të akuzës procedimet e policisë për vitin e kaluar në lidhje me korrupsionin kanë shënuar ulje....

Vjedhja e biletave, pagesat kryheshin me sms

Prokuroria zbardh mekanizmin e vjedhjes së kartave të kreditit të grupit të arrestuar dy ditë më parë në kryeqytet Një...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool