|
|
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka intensifikuar kontaktet jo vetëm me partitë, por edhe ndërkombëtarët
TIRANË - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka intensifikuar përpjekjet e tij për gjetjen e një zgjidhje, me qëllim dhënien fund të krizës politike në vend. Pas negociatave jo zyrtare me drejtues të dy partive kryesore në vend, Kreu i Shtetit ka zhvilluar një takim të dytë, kësaj here në zyrën e tij më Ambasadorin amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers.
Në takim mori pjesë edhe Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio de Balanse. Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës, gjatë takimit u bisedua rreth situatës më të fundit politike në vend, përpjekjeve, mundësive e rrugëve kushtetuese dhe institucionale për të zgjidhur në një kohë sa më të shpejtë dhe normalizuar situatën politike në vend.
Përveç njoftimit për shtyp të Presidencës, secila prej palëve që mori pjesë në takim është treguar tepër e rezervuar për median për të bërë publike ndonjë lëvizje konkrete, që mund të rezultojë në funksion të zgjidhjes.
Ndërkohë, po dje gjatë takimit, Presidenti Topi dhe dy ambasadorët Uidhers dhe Montobio, diskutuan edhe për nevojën e vazhdimit të reformës në gjyqësor, duke nënvizuar rëndësinë e një sistemi gjyqësor plotësisht të paanshëm e profesional.
Dihet që Presidenti i Republikës po negocion me një grup ekspertësh në fushën juridike për të dekretuar kandidatura sa më profesionale dhe të paanshme nga politika, me qëllim plotësimin e vendeve vakante të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
RAPORTI VJETOR Sipas organit të akuzës procedimet e policisë për vitin e kaluar në lidhje me korrupsionin kanë shënuar ulje....
Prokuroria zbardh mekanizmin e vjedhjes së kartave të kreditit të grupit të arrestuar dy ditë më parë në kryeqytet Një...
Lajmet 01 Prill - Ora 12 -
data/01-04-2010
Lajmet 01 Prill - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Komenti juaj