Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Bllokohen tragetet në port, Vlora pa energji elektrike

Anila Peçi/Mark Brunga | 16/05/2010 | Kronike | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Moti i keq/ Në dy portet kryesore të vendit ka pasur probleme me tragetet, ndërkohë që era e fortë iu ka shkaktuar dëme të mëdha bizneseve, por ka shkulur edhe pemë e shtylla


Era e fortë që përshkoi qytetet e Durrësit dhe të Vlorës në orët gjatë natës por edhe të mëngjesit të djeshëm, ka vënë në alarm sidomos peshkatarët dhe pronarët e anijeve. Thyerje xhamash, pemë të shkulura, karrike baresh të thyera dhe të zhvendosura, rrëzim të shtyllave të energjisë elektrike ishin pamjet mëse normale në këto dy qytete.


Durrës, dallgët dëmtojnë bizneset


Në qytetin e Durrësit dallgëthyesi i madh në murin ndarës të portit kapërcehej lehtësisht nga dallgët, të cilat brenda në port kishin arritur intensitetin e valëzimit në masën 8 ballë, ndërsa shpejtësia e erës arriti deri në 26 metër për sekondë. Në hyrje të portit era kishte hequr nga shtiza flamurin e NATO-s, ndërkohe që në një sektor të daljes nga porti era kishte hedhur kamerat e sigurisë.


Rreth orës 10:30 u përhap lajmi se era kishte nxjerrë në breg një anije tregtare. Ajo është shtyrë nga era dhe dallgët, duke ngecur në rërë pikërisht në sektorin "Apolonia" ku katër muaj më parë ngeci një tjetër anije. "Emelie" me tonazh rreth 3000 ton dhe gjatësi 80 metër është spostuar nga vendi ku ndodhej dhe është nxjerre ne breg.


Pushimi i erës së forte ka bërë që këtij fati t'i shpëtonin edhe 2 mjete të tjera të transportit detar. Ndërkohë dallgët kanë hyrë thellë në rërën e plazhit duke dëmtuar mjaft mjete të peshkatarëve të rërës, si dhe instalime të mjeteve të ushtrimit të bizneseve në prag sezoni turistik. "Më ka mbetur në det pedaliera që përdor për të hedhur rrjetat, - thotë një peshkatar, - por ndonjëherë duhet thënë "shyqyr koka" nënqesh ai me pikëllim.


Era ka rrezikuar edhe peshkarexhat brenda në port. Dallgët kanë përplasur anijet, por pronaret thanë se ishte fat që dallgezimi e ka rritur intensitetin rreth orës 09:00, kohë kur në peshkim ndodheshin të gjithë me personel të kompletuar dhe që bënë gjithçka për të lidhur litarët e për të siguruar mjetet e lundrimit. Trageti "Arbëria" ka mbetur i bllokuar për pak kohë, por më pas gjithçka ka vijuar rregullisht.


Vlorë, një pjesë e qytetit pa energji elektrike


Prej mbrëmjes së të premtes në qytetin e Vlorës nisën problemet për shkak të erës së fortë. Disa prej anijeve të ankoruara në port janë detyruar nga kapiteneria të lënë menjëherë kalatën për shkak të rrezikut të përplasjes.


Mësohet se në port është kërkuar ndihmë nga një peshkarexhë që vinte nga Italia e cila është akostuar në portin e ishullit të Sazanit ku pasi kemi biseduar me ekuipazhin i cili ndodhet jashtë çdo lloj rreziku, ndërkohë trageti i linjës Brindisi-Vlorë ka mbërritur në port, por pa mundur të akostohet për shkak të kohës së keqe dhe nga kapiteneria e Vlorës është vendosur që të qëndrojë në gji deri rreth orës 14:00. Në bordin e këtij trageti ndodheshin rreth 140 pasagjerë dhe 13 kamiona e disa makina të vogla.


Stuhia ka bërë që në zonën e ujit të ftohtë të rrëzohen mjaft pemë, por edhe shtylla reklamash të kompanive të ndryshme. Një person është lënduar lehtë, pasi një pemë e ka zënë nën vete, ndërkohë që era ka shkulur tre shtylla të energjisë elektrike, duke bërë që një pjesë e qytetit të mbetet në errësirë që mbrëmjen e së premtes. Rikthimi i energjisë është bërë vetëm të shtunën pasdite.

 

1 KOMENT

Nuk e di nqs e kam gabim por 26 m/sec I bie te jete jo me shume se 10 KM/ore.

Komenti juaj

 

Përgjimet e drogës, zbulojnë korrupsionin

"Pazaret" bëheshin për pushimin e akuzave për "përdhunimin" në ngarkim të Emdond Taullajt dhe lirimin e tij nga burgu Një...

Sherr në PUB, plagoset bodigardi dhe klienti

Policia arreston një nga personat e dyshuar për ngjarjen dhe shpall në kërkim dy persona të tjerë TIRANE- Bodigardi i...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool