|
|
Zhvillimet e ditëve të fundit, edhe pse nuk kanë arritur ta zgjidhin krizën politike që mban peng vendin, kanë arritur në një pikë ku mund të shpresohet: nga ndërkombëtarët dhe nga opozita është shprehur moduli i zgjidhjes dhe tani pritet vetëm përgjigjja e partisë qeverisëse.
Është ajo që fillimisht nuk e kishte fort për zemër vetë opozita, e cila ngulmonte te hapja e të gjitha dokumenteve që kanë kutitë dhe verifikimin e çdo vote të hedhur në 28 qershor 2009, përveç atyre për të cilat ka marrë vendim Kolegji Zgjedhor.
Bëhet fjalë për hapjen kutive dhe marrjen e materialeve zgjedhore dhe sipas ekspertëve të fushës, duke pasur parasysh numrin e madh të tyre, përzgjedhja duhet bërë me short për të disa "kampione" të dokumenteve të zgjedhjeve parlamentare.
Është pak a shumë ajo që bëri Prokuroria e qarkut të Fierit me materialet zgjedhore të qendrës 3052 në fshatin Ruzhdie, pas padisë së komisionerëve të subjektit politik të PS-së, ku sipas konkluzioneve të hetimit dhe të akt-ekspertimit ishin konsumuar të gjitha veprat penale të mundshme nga komisionerët e PD-së, të mjafta për të nxjerrë të pavlefshëm dhe të manipuluar procesin zgjedhor në këtë qendër votimi. Zgjidhjen e pranuar dje nga kryetari i PS-së, Rama, po e mban ende peng kryetari i PD-së Berisha.
Për hetimin e zgjedhjeve mbi 200 deputetë dhe mbështetës të PS-së prej 16 ditësh janë në grevë urie në bulevard poshtë zyrës së tij dhe mijëra protestues dy herë kanë rrethuar selinë e qeverisë apo kanë bllokuar rrugët kombëtare për të shprehur indinjatën ndaj qëndrimit refraktar të qeverisë së tij.
I vetëquajtur "kalorës" pak muaj më parë, në drejtim të z. Berisha është hedhur dorashka e duelit për të vërtetën e sfidës së fundit zgjedhore të 11 muajve më parë, për të cilat komuniteti ndërkombëtar, bëri një sy qorr dhe një vesh të shurdhër, megjithëse shenjat ishin parathënë.
Zyra e OSBE-së dhe ODIHR-i sollën në Shqipëri më shumë vëzhgues se asnjëherë tjetër, duke mbuluar shumicën e qendrave kryesore të votimit dhe më pas ato të numërimit të votave, sepse siç thuhej, zgjedhjet ishin një test i rëndësishëm për Shqipërinë dhe për qeverinë.
Por përfaqësuesja e zyrës së ODIHR, Audrey Glover, nuk u pranua nga z. Berisha dhe qeveria e tij, për shkak se 13 vite më parë, zyra e drejtuar prej saj kishte thënë gjithçka ndodhi me zgjedhjet skandaloze të 26 majit 1996, një klonim të të cilave, Z. Berisha tashmë si kryeministër do ta bënte me zgjedhjet e 28 qershorit 2009.
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, ishte dëshmitari okular i procesit më të fundit zgjedhor në Shqipëri për të cilin, në raportin final të OSBE/ODIHR-it, pjesa më kritike ishte ajo e numërimit të votave, ku thuhej se në dy të tretat e qendrave të numërimit të votave, pra në 22 nga 66 të tilla numërimi ishte i keq ose shumë i keq.
Hetimi prej një komisioni hetimor parlamentar, me shumicë anëtarësh nga opozita dhe të drejtuar po nga ajo do të kishte tagrin për të hetuar materialet zgjedhore, pra ato të janë brenda nëpër kuti, pa përfshirë fletët e votimit dhe në rast parregullsish do të ishte Komisioni i Venecias, ai që do të vendoste hapjen e kutive me probleme.
Ngurrimi i z. Berisha është i përligjur, me akuzat e opozitës dhe raportin e OSBE/ODIHR-it, për manipulime skandaloze në shumicën e qendrave të votimit, veçanërisht në zonat rurale dhe në bastionet e PD-së, ku opozita e pati shumë të vështirë të menaxhonte kontrollin e procesit të votimit. Pak e shumë si në Ruzhdie.
Ekspertimi i materialeve zgjedhore nga ana e Policisë Shkencore, të dhënat nga Ministria e Brendshme dhe dëshmitë e personave të implikuar këtë procesin elektoral, treguan se në qendrën e votimit numër 3052, manipulimi nisi me lënien e zgjedhësve për të votuar në mënyrë të hapur dhe në emër të zgjedhësve të tjerë, me falsifikimin nga ana e komisionerëve të listës së zgjedhësve, duke shënuar përbri emrave, numra serie të dokumenteve të identifikimit si pasaporta dhe karta e identitetit të falsifikuara, në një qendër me vetëm 592 zgjedhës ishin falsifikuar firmat, numrat e serive, të kartave të identitetit dhe pasaportave të 376 zgjedhësve.
Opozita mbron me forcë idenë se kështu ka ndodhur në shumicën e qendrave të votimit në Shqipëri, çka ndikoi seriozisht në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. OSBE/ODIHR-i vuri në dyshim numërimin në 22 qendrat e numërimit të votave. Këto vërtetohen me shkresat zyrtare që janë brenda në kutitë e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Për "kalorësin" Berisha dorashka është hedhur si nga opozita që po sakrifikon në grevë urie, ashtu edhe nga ndërkombëtarët e lodhur nga zgjedhjet pa zgjidhje të Shqipërisë. Pritet vetëm përgjigjja e tij.
E vertete qe gjuha vete ku dhemb dhembi? Degjoni zedhenesen...
Shqipëria, një vend me disa nga plazhet më të bukura...
Lajmet 01 Prill - Ora 12 -
data/01-04-2010
Lajmet 01 Prill - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Hetimi i materialeve zgjedhore do te vertetoje votat e hedhura ne emer te dhjetra mijera emigranteve te cilet nuk kane qene fare ne Shqiperi ne ate moment, por nga ana tjeter nuk do te vertetoje ata qe kane votuar ne disa qendra votimi njeheresh pa e patur emrin ne ato lista kjo si rezultat i kercenimit ose korruptimit te komisionereve.
Rezultati i paster dmth i pa manipuluar do te ishte: PD 50 deputete PS - 90 deputete.
LSI - 0 deputete.
Ky eshte informacioni i klasifikuar sekret qe ndodhet ne Departamentin Amerikan te Shtetit. Perendimi di gjithecka fale informacionevete sakta qe ata marin nga burime teper te sigurte dhe te besueshem nga brenda PD.
Pra kur thuhet KRIM elektoral kemi vertet nje krim te permasave te pa imagjinushme per te cilin jane shpenzuar dhjetra miljona dollare dhe jane implikuar qindra njerez.
E bukur edhe kjo qe tregoni ju!
Pershendetje
Se pari pershendes Rrozhanin,qe mungonte ca kohe.Nje fabul afrikane tregonte per nje mbret qe s'i kishte qejf te diturit.Kur i vjen rradha nje te mençuri,mbreti perpara turmes e pyet se kur hidhet nje zall ne nje qyp,kush e ben zhurmen,zalli apo Qypi?"Te dy bashke-thote i mençuri.-Po kush ben me shume zhurme e kush me pak?-pyet prape mbreti,qe zuri ta talle te diturin".Papritur nga turma doli nje i marre,e iu afrua mbretit:-O mbret,pyetjen qe ben ti e ben vetem nje i mangut,prandaj vetem nje i mangut si une mund te pergjigjet,dhe sakaq i jep nje shpulle te forte,sa u shkund mbreteria."He o mbret,shpulla ime apo faqja jote kerciti?Dhe kush beri zhurme me shume?".Prandaj duhet nje i çmendur,ti jape mesim nje tirani.Pershendetje te çmendurve!
Jam shume dakort me ato qe shkruani.Shqiperia ne keto momente me ngjan si nje femi qe bashkejeton me njerkun,i cili e keqtrajton dhe askush nuk interesohet per ta shpetuar nga duart kriminale te ketij njerku te pashpirt.Kam ikur nga Shqiperia qysh nga viti 1994 jo se mbeta pa pune,kisha pune shume te mire ku mund te fitoja shume,kuptohet,me rruge te pandershme,por preferova pak para por me nder.Duke pare se me cilet njerez punoja ,pas vitit i992,e parashikova qysh atehere se si do te perfundonte Shqipria.I ndjek lajmet per dite dhe me vjen sinqerisht shume keq per kete gjendje,te cilen nuk e meritojne shqiptaret.Eshte turp kur perballe kesaj situate nje grup intelektualesh,artistesh dhe analistesh mbajne nje qendrim prej servilesh duke mbrojtur pjesen me te korruptuar e te papergjegjeshme te politikaneve shqiptare.
- e pyeten?! Si do t'ua bejme halleve zoti kovaç? Ti je kryetari yne. Mbylle kovaçanen!
Kovaçi qeshi dhe u tha: Edhe kryetar edhe kovaç. Une s'marr vesh nga shortet. Erdhi haka te ustai. Do t'i mbaj te dyja. Te kovaçana une i kam te dyja; edhe ujin, edhe zjarrin. Si ta kene terezine, przgjidhni o zjarrin, o kusine. Varene e kam une...
Keshtu mund te jete edhe puna e perzgjedhjes. Ne nje kuti te harruar, mund te jete fshehur krimi me i rende.
Te perzgjedhesh kutite me short me duket absurde. Njesoj si te pyesesh kalorsin me perpara se çfare dorashke do qe te hedh. Eshte njesoj sikur te zgjedhesh ne erresire. Kjo nuk me duket e drejte. Krejtesisht absurde. Duhet gjetur nje mekanizem tjeter. E kane provuar edhe keshtu dikur, por jo me kutite me njerezit. Ne nje fshat nuk e merrte vesh i pari te dytin. Ishin te gjithe te mençur, ziheshin njeri me tjetrin dhe per asgje s'vendosnin dot. atehere vendosen te behej me short. Te shkruheshin te gjithe emrat e fshatareve. Sa fshatar ishin aq copa letra te bardha. Vetem ne njerin prej tyre do te shkruhej "kryetari" I rrembyen letrat te gjithe. Edhe te mençurit. Aty afer fundit terhoqi shortin e tij kovaçi i fshatit qe nuk e zberthente gojen kurre. Shorti i ra atij. "Te mençurit" qe ziheshin çdo dite mbeten si peshku pa uje. Po tani?!-