|
|
BULQIZË/ Muharrem Omuri, me përvojë të gjatë në miniera, vdiq pasi i ra sipër një masiv shkëmbi
BULQIZË - Është shënuar vdekja e radhës në minierat e krommbajtjes në zonën e Bulqizës. Këtë herë aksidenti është shënuar në minierën e kromit në Batër të Martaneshit teksa ka humbur jetën minatori 61-vjeçar Muharrem Omuri.
Minatori në fjalë banon në Kukës, ndërsa punonte në këtë minierë si minator i vjetër i galerive të minierave të kromit me eksperiencë të gjatë. Mësohet se ngjarja ndodhi afër orës 11:30 në thellësi të galerive të kësaj miniere krommbajtëse, ndërkohë që 61-vjeçari po punonte si armator në momentin e kuadratimit të galerisë ku avancohej me punime minerare.
Dëshmitarë okularë, minatorë që punonin aty në ato momente, kanë rrëfyer se ndërsa Muharremi ishte duke vënë shtyllat për të formuar "kuadratin e sigurimit" për avancim galerie siç quhet në gjuhën e minierës me 4 punonjës të tjerë të frontit, krejt papritur është shkëputur një masiv shkëmbi nga sipër për ta zënë poshtë, pasi ndodhej më i ekspozuar në ballin e galerisë, ndërsa të tjerët kanë mundur të largohen nga rreziku i atij momenti.
Shokët e tij janë munduar ta shpëtojnë duke punuar për të larguar materialin e rënë mbi të, por sasia e madhe e materialit të rënë mbi trupin e 61-vjecarit i ka sjellë dëmtime të rënda dhe për pasojë nuk ka mundur të mbijetojë, por ka gjetur vdekjen.
Më pas aty ka mbërritur grupi mjekësor dhe policia e njoftuar nga minatorët e tjerë të këtij fronti galerie, e cila po heton më tej shkaqet e këtij aksidenti të rëndë me humbje jete. Minatori që humbi jetën punonte për llogari të një firme private të licencuar për punime të tilla.
Ndërkohë që policia po heton në detaje për kushtet teknike, nëse ato janë zbatuar dhe për këtë janë marrë në pyetje dhe personeli teknik i firmës e të tjerë dëshmitarë okularë.
REMZI HOXHA Italia konfimon pyetjen e tre ish- punonjësve të Shërbimit Sekret të punësuar në Vain, në kohën e rrëmbimit...
Një aparat telefoni në paraburgimin "Mine Peza" kapte vlerën 300- 500 euro. Në Durrës kapte shifrën nga 200- 300 euro...
Lajmet 01 Prill - Ora 12 -
data/01-04-2010
Lajmet 01 Prill - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Komenti juaj