Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Berisha dhe Rama sot në Strasburg për zgjidhjen e krizës

Fejzi Braushi | 20/05/2010 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Berisha shoqërohet nga Oerd Bylykbashin. Ndërsa Rama me deputetët Hysi dhe Gjiknuri. Berisha dhe Rama sonte në darkë me komisionarin Fule, dhe dy kryetarët e grupeve parlamentare të PE-së


TIRANË- Kriza politike në Shqipëri i ka dhënë fund durimit të Bashkimit Europian, i cili ka vendosur kësaj here të ndërhyjë me përfaqësuesit e saj më të lartë për të detyruar dy palët politike në Shqipëri që të tërhiqen nga pozicionet e tyre dhe të pranojnë një zgjidhje kompromisi, që pritet të diskutohet sot në Strasburg.


Duket se çdo gjë ka marrë udhë pas një letre që komisioneri për zgjerimin e BE-së Stefan Fule u ka nisur dy liderëve kryesorë politik në vend.


Natyrisht para se të arrihej në këtë ndërhyrje përfundimtare gjatë ditës së djeshme mësohet se ambasadorët e institucioneve ndërkombëtare në Tiranë kanë zhvilluar një sërë negociatash me përfaqësues të të dyja palëve, nëpërmjet të cilave duket se është bërë e mundur që të bindin palët, që të nisin dialogun për zgjidhjen e krizës, pikërisht përmes një vizite, që do të zhvillohet sot në Strasburg nga kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i opozitës, Edi Rama.


Vizitën e sotme në Strasburg e kanë konfirmuar dje edhe vetë palët në këtë debat, mazhoranca nëpërmjet një njoftimi të bërë publik në faqen zyrtare të qeverisë dhe opozita nëpërmjet kryetarit të saj Edi Rama.


Me ftesë të Joseph Doul, Kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane të Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialistëve Europiane, Kryeministri Berisha niset për në Strasburg për të darkuar sot në mbrëmje në orën 20:30 me ta edhe në prani të kreut të opozitës Edi Rama, për të diskutuar natyrisht për gjetjen e zgjidhjes së krizës.


"Me ftesë të zotit Joseph Doul, Kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian dhe me ftesë të zotit Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Evropian, Kryeministri Berisha niset për në Strasburg, për të marrë pjesë në një darkë që shtrohet për Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotin Sali Berisha dhe për Kryetarin e Partisë Socialiste, zotin Edi Rama.


Gjatë kësaj darke do të diskutohet gjerësisht mbi rrugët dhe mbi mënyrat për t'i dhënë fund ngërçit politik në Shqipëri", - thuhet në njoftimin për shtyp të kryeministrisë. Por ajo që në sitin e kryeministrisë nuk përfshihet është emri i Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule, prania e të cilit në këtë darkë është konfirmuar nga dy partitë kryesore në vend.


Ndërkohë, edhe kreu socialist, Edi Rama, duke njoftuar dje në mitingun e radhës mbylljen e grevës së urisë, ka njoftuar se sot do të niset në Strasburg për të diskutuar zgjidhjen, falë kjo miqve ndërkombëtarë, siç preferoi ti cilësonte Rama.


"Nesër përfaqësuesit më të lartë të së majtës dhe të djathtës europiane, me mbështetjen e të gjithë komunitetit ndërkombëtar, presin në tryezë të dyja palët për të kërkuar zgjidhjen dhe për t'i hapur rrugën jo vetëm transparencës, por edhe sfidave, përballjes me sfidat e integrimit",- u shpreh Rama.


Por duket se negociatat për ti mbushur mendjen dy liderëve politikë shqiptarë nuk kanë qenë të lehta për ndërkombëtarët, pasi siç mësohet opozitës duket se i vunë kusht që për të negociuar zgjidhjen duhej më parë që të ndërpriste grevën e urisë.


E njëjta kërkesë ka qenë edhe për kryeministrin Berisha, i cili duhet të jepte garancinë e plotë se ishte i gatshëm të negocionte për opsionet e PS-së, që në thelb konsistojnë në hapjen e kutive.


Edhe pse të dy partitë kryesore në vend nuk konfirmuan mundësinë e gjetjes së një kompromisi paraprak, për të cilin shpresohet të gjendet sot në Strasburg, Kryetari i opozitës, Edi Rama ka theksuar në fund të fjalës së mbajtur dje para protestuesve se nëse mazhoranca do të ulet në këtë tryezë për të mos i dhënë zgjidhje situatës, atëherë opozita do të jetë e gatshme, që të nisë sërish grevën e saj atje ku e la. Ndërkohë që mbrëmë në darkë palët kanë përcaktuar edhe delegacionet me të cilat do të ulen në këtë tryezë.


Grupi parlamentar socialist i mbledhur vetëm pak minuta pas ndërprerjes së grevës ka caktuar si shoqërues të Ramës në këtë takim edhe deputetët Damian Gjiknuri, Vasilika Hysi dhe nëse do jetë i mundur fizikisht dhe Taulant Balla.


Nga ana tjetër, konfirmohet se sëbashku me Berishën në këtë takim do të jetë i pranishëm drejtori i tij i kabinetit Oerd Bylykbashi. Një përfaqësim ky sa politik aq edhe dhe teknik, çka lë të kuptohet qartë se palët do të diskutojnë jo vetëm parimisht, por edhe për zgjidhje konkrete.

Delegacionet po shkojnë në këtë darkë për të "luftuar" fort me qëndrimet, që ata kanë mbajtur


PD- PS ende me draft përfundimtar

TIRANË- Fakti që dy liderët politikë shqiptarë do darkojnë sot në mbrëmje sëbashku edhe me drejtuesit e lartë të BE-së nuk do të thotë aspak se tashmë zgjidhja përfundimtare është arritur.


Në mungesë të një drafti të shkruar paraprak, siç mësohet nga burime pranë dy forcave kryesore politike në vend, dy delegacionet po shkojnë në këtë darkë për të "luftuar" fort me qëndrimet, që ata kanë mbajtur deri më tani.


Siç bëri të ditur dje për mediat edhe një nga deputetët socialistë, Damian Gjiknuri, i cili do të jetë pjesë e këtij delegacioni, PS-ja do të ulet në këtë tryezë informale duke mbrojtur fortë kauzën e saj për transparencën e zgjedhjeve duke hapur kutitë. Madje siç është bërë e ditur dje nga burime të mirë informuara pranë PS-së, delegacioni që do të përfaqësojë opozitën do të kërkojë edhe më shumë se ka deklaruar publikisht, duke mos përjashtuar edhe zgjedhjet e parakohshme.


Kështu siç bëhet e ditur kreu socialist pritet të shtrojë si opsion zgjidhje që të hapen kutitë e materialeve zgjedhore dhe në rast se nga hulumtimi i tyre do të vërehen shkelje të hapen dhe kutitë e fletëve të votimit. Në rast se edhe pas këtij verifikimi rezultojnë shkelje të mëdha atëherë do të kërkohen zgjedhje të parakohshme, si mundësia e vetme për të legjitimuar një pushtet.


Por duket se edhe kundërshtari në këtë tryezë do të ulet duke mos qenë i gatshëm për të pranuar aq lehtë një zgjidhje të tillë në tavolinë, megjithëse si asnjëherë tjetër, dje zyrtarët e lartë të PD-së kanë qenë të rezervuar për të dhënë një përgjigje konkrete.


 

Komenti juaj

 

Projektligji, Qeveria shpërblim për policët, zjarrfikësit dhe gardistët e vrarë

Këshilli i Ministrave, depozitoi pranë Kuvendit, propozimin për trajtimin financiar të punonjësve të strukturave të Ministrisë së Brendshme TIRANE- Këshilli...

Loshaj: Dua të rrëfej torturat e SHIK-ut

REMZI HOXHA Italia konfimon pyetjen e tre ish- punonjësve të Shërbimit Sekret të punësuar në Vain, në kohën e rrëmbimit...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool