Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Berisha: Jam i hapur për opsionet opozitës

Shekulli Online | 20/05/2010 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Berisha jep sinjale tërheqjeje. Ai u shpreh se është i hapur për çdo kërkesë të opozitës

DURRËS-Trysnia e vazhdueshme e 19 ditëve të grevës së urisë së 200 mbështetësve dhe deputetëve të majtë, e shoqëruar nga protestat e përditshme të opozitës përballë selisë së Kryeministrisë, por edhe negociatat intensive të zhvilluara dje gjatë gjithë ditës mes PD-së dhe PS-së me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, kanë bërë që Kryeministri Sali Berisha të bëjë një hap pas nga qëndrimet e tij të mëparshme, duke siguruar (të paktën publikisht) zyrtarët e lartë të Brukselit, se sot shkon në bisedime i hapur për dialog.


Dje, pas një aktiviteti të zhvilluar në Durrës, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në mënyrë të beftë se është i hapur për çdo alternativë, që opozita do t'i propozojë mazhorancës për zgjidhjen e krizës politike, një deklaratë kjo që është bërë vetëm pas 19 ditësh greve të socialistëve dhe paralajmërimit të grupit të PS-së së të tjerë deputetë do të bëheshin pjesë e saj.


Në një prononcim për mediat, nga qyteti i Durrësit, lideri i shumicës në pushtet, Sali Berisha la të kuptohet se situata politike është duke lëvizur drejt një zgjidhjeje, por pa e specifikuar se cila është ajo.


"Po ju them se në se do të kisha një emër të dytë, dialog do të quhesha. Kjo do të thotë që gjërat janë duke ecur, që do të thotë që çdo forcë politike bën zgjedhjet e veta. Unë absolutisht mbetem i hapur për respekt të plotë ndaj opozitës.


Mbetem i hapur në respekt të opsioneve, që opozita i gjykon më të përshtatshme për veten e saj. Një gjë është e sigurt, që qeveria ka për detyrë të krijojë hapësira, pastaj secila forcë është e lirë të marrë të gjitha qëndrimet dhe vendimet që do",- tha dje Berisha.


Që nga fillimi i grevës së urisë e deri në mbarimin e saj ditën e djeshme, për herë parë Kryeministri Berisha e cilësoi atë si të ligjshme dhe si shenjë e funksionimit të demokracisë në Shqipëri, ndërsa vuri në dukje se pavarësisht situatës politike institucionet e vendit po funksionojnë me intensitet të plotë.


Duke iu referuar protestave të vazhdueshme të opozitës, kreu i ekzekutivit garantoi se qytetarët shqiptarë do të kenë të drejtë të protestojnë edhe në vendet ku nuk mund të mendohet se mund të ndodhë një gjë e tillë.


"Të jeni të sigurt se institucionet po funksionojnë me intensitet të plotë. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme, siç është një e vërtetë që një grevë ose një kamp është vendosur para zyrave të mia; dëshmi madhore e funksionimit demokracisë së këtij vendi. Qytetarët kanë pasur dhe do të kenë të drejtë të protestojnë edhe aty ku nuk ua pret mendja të tjerëve",- u shpreh ai.


Presioni i vazhdueshëm i faktorit ndërkombëtar, mundësia e ekzistencës së një drafti për kompromis politik dhe protestat permanente të opozitës, duket se janë elementët kryesorë që kanë shtyrë liderët kryesorë Rama e Berisha që të tërhiqen nga pozicionet e tyre për t'i hapur rrugën zgjidhjes së krizës politike. Nga ana e tij, kryetari i opozitës, Edi Rama, paralajmëroi mbylljen e grevës.


Ndërsa Berisha u shpreh i hapur për dialog. Se sa i sinqertë ka qenë Berisha në këtë deklaratë të fundit, gjithçka do të mësohet vetëm sot gjatë negociatave intensive, që do të zhvillohen ne Strasburg, të cilat do të finalizohen me një darkë pune në orën 20.00 të mbrëmjes ku i pranishëm do të jetë edhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule.

 

Komenti juaj

 

Loshaj: Dua të rrëfej torturat e SHIK-ut

REMZI HOXHA Italia konfimon pyetjen e tre ish- punonjësve të Shërbimit Sekret të punësuar në Vain, në kohën e rrëmbimit...

Përgjimet e drogës, zbardhet shitje e celularëve në burgje

Një aparat telefoni në paraburgimin "Mine Peza" kapte vlerën 300- 500 euro. Në Durrës kapte shifrën nga 200- 300 euro...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool