|
|
Kreu socialist ka deklaruar dje nga podiumi i protestës ndërprerjen e grevës dhe nisjen e dialogut me Berishën\
TIRANË- Kreut socialist, Edi Rama i është dashur që të dëgjojë edhe publikisht angazhimin e kryeministrit Sali Berisha për tu ulur në bisedime, para se të deklaronte dje në mbrëmje para qindra protestuesve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" mbylljen e grevës së urisë 19 ditore.
Zhvillimet e shpejta të ndodhura gjatë ditës së djeshme bënë që opozita të ndryshonte tërësisht planin e saj të protestave, dhe kreu socialistë Edi Rama të bënte të ditur mbylljen e kësaj greve.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve dhe mbështetësve të tyre që gjendeshin në çadra që t'i bashkoheshin përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje politike dhe të linin sakrificën e tyre për t'i hapur kështu rrugë zgjidhjes përmes dialogut politik
"Unë dëshiroj të ndaj me ju bindjen se të gjithë sëbashku duhet ti bëjmë një ftesë atyre që janë ende në sakrificën e grevës së urisë që të bien në një mendje me ne për ta ndalur këtë grevë", - tha kreu socialistë, duke ftuar grevistët që të lënë çadrat.
Megjithatë ai deklaroi se mbyllja e grevës së urisë nuk është domosdoshmërisht fundi i betejës së opozitës, por është momenti për të shprehur vullnetin politik, në mënyrë që të arrihet zgjidhja e krizës politike përmes transparencës së plotë të zgjedhjeve.
"Le të urojmë miq, të dashur motra dhe vëllezër, qytetarë e qytetare të këtij vendi, se nesër është dita e mbarë, por le ta përshëndesim njëri tjetrin duke garantuar njëkohësisht, se ne nuk ndalemi, ne nuk zmbrapsemi dhe se ne jemi të gatshëm për përpjekje e sakrifica të reja në rast se zgjidhja nuk do të vijë dhe në rast se arsyeja e forcës do vazhdojë ti imponohet forcës së arsyes",- tha Rama.
Ai gjithashtu ka informuar protestuesit dhe gjithë opinionin publik lidhur me takimin që do të mbahet sot në Strasburg me disa nga krerët më të lartë të BE-së si dhe me kryeministrin Sali Berisha, ku siç bëri të ditur Rama do të tentohet të gjendet një zgjidhje që do t'i hapte rrugë përfundimtare transparencës së zgjedhjeve dhe proceseve të tjera, që lidhen me zhvillimin e vendit, duke filluar nga heqja e vizave.
Tryeza politike me Kryeministrin Berisha në Strasburg, sipas Ramës do të jetë një mundësi për zgjidhjen e situatës politike për t'i hapur rrugë transparencës së zgjedhjeve.
Rama vuri në dukje se opozita ka qenë e hapur për dialog dhe kompromis politik, në çdo moment të zhvillimeve politike. Arritja e një kompromisi politik duke hapur kutitë e votimit, sipas Ramës, do të bëjë të mundur vendosjen e një standardi të ri demokratik për zgjedhjet e ardhshme.
"Në çdo çast ne kemi qenë të hapur dhe të gatshëm për dialog dhe për çdo kompromis që nuk komprometon transparencën në funksion të garancive për zgjedhjet e ardhshme dhe të lirive dhe të drejtave që nuk mund t'u mohohen më qytetarëve dhe qytetareve të këtij vendi, të cilët vetëm përmes këtyre garancive mund të fitojnë atë stad që çdo qytetar evropian ka, si një gjykues ekskluziv i atyre që qeverisin...",- u shpreh ai.
Kreu i së majtës theksoi se faktori ndërkombëtar pavarësisht përfaqësimit të tij politik ka vendosur se që kjo gjendje politike nuk mund të vazhdojë dot më tej dhe për këtë arsye, sipas Ramës, ata kanë vendosur që të ndërhyjnë direkt në mënyrë që të dyja forcat politike të arrijnë një kompromis politik, që t'i hapë rrugë transparencës së zgjedhjeve të kaluara.
"Sot, pavarësisht këndvështrimeve dhe qasjeve, natyrshëm të ndryshme ndaj kësaj krize për një periudhë relativisht të gjatë kohe, të majtët dhe të djathtët evropianë sëbashku kanë rënë në një mendje se kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më dhe kanë shprehur gatishmërinë për t'u angazhuar drejtpërdrejtë dhe për të bashkëpunuar me të dyja palët për një zgjidhje kompromisi që i hap rrugën transparencës",- nënvizoi Rama.
Përsa i përket tryezës së përbashkët që do të mbahet sot në Strasburg midis dy liderëve politikë për të gjetur gjuhën e kompromisit, Rama tha se opozita nga ana e saj e ka shprehur vullnetin politik.
"Nesër (sot) përfaqësuesit më të lartë të së majtës dhe të djathtës evropiane, me mbështetjen e të gjithë komunitetit ndërkombëtar presin në tryezë të dyja palët, për të kërkuar zgjidhjen dhe për t'i hapur rrugën jo vetëm transparencës, por edhe përballjes me sfidat e integrimit", - tha Rama, ndërsa ka falenderuar me emër të gjithë deputetët që u bënë pjesë e kësaj sakrifice 19 ditore.
Sonila Lumi mësohet ta ketë vrarë fëmijën e saj pasi e ka rrahur, sepse nuk duronte të qarat e 18-muajshes...
XHINDI/ Gjykata pushon çështjen e mospagimit të kredisë nga familjarët e Fatmir Xhindit pas vrasjes së tij TIRANË - Togat...
Lajmet 01 Prill - Ora 12 -
data/01-04-2010
Lajmet 01 Prill - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Me vjen keq qe je ne Itali dhe shikon endra me sy hapur.
Grereza
O Besimo prej kosovet.Milloshevici ishte i sigurt per fitore se si mbeten tanket pa nafte,ia furnizonte Saliu.Ik andej dhe shiko punet e tua ne Kosove.Ka te tjere qe i zgjidhin hallet ne Shqiperi.
KUR U FILLUA GREVA U BEFASUAM TANI QE U MBYLL PO ASHTU,PUNE E TYRE KANE STRATEGJINE E TYRE VETEM PER FITORE GEZOHEN KOT SE NUK KA NE HORIZONT...
vullneti i popullit do te fitoje,sali berisha e klani i tij do te demaskohen njehere e mire si dhunues te demokracise e te votes se lire
Ju shikoja juve socialisteve mbreme ne disa debate ne TV dhe mbreme e kuptova se perse ne Kosovaret juve te PS ju quajme SPS(Partia Socialiste e Serbise) Cdo humbje Millosheviqi e quante fitore.E mbaj mend kapitullimin e Serbise nga forcat e NATO aj dilte ne TV dhe thoshte se kan fituar. Njejt ishte mbreme-ju te PS definitivisht nuk jeni kerkah.