Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Mbaroi dëshminë ish-"Miss Skrapari" e rrëmbyer prej 18 muajsh, prokurori kundërshtoi thëniet

F.Vezaj | 25/05/2010 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

BANDA


TIRANË- Gjykata për Krime të Rënda në kryeqytet vazhdoi edhe në seancën e 124 gjyqësore ndaj të pandehurve të "bandës" së Durrësit, me dëgjimin e dëshmisë së ish-"Miss Skraparit", shtetases me inicialet V.J. që tashmë është përfshirë në programin për "Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë" së bashku me tre pjesëtarët e tjerë të familjes së saj.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të togave të zeza dhe avokatëve mbrojtës të të pandehurve, të cilët saktësuan se gjatë paradites së djeshme, e "rrëmbyera" për 18 muaj me inicialet V.J. mbaroi dëshminë e saj.


Gjatë gjithë kohës, mësohet se ish-"Miss Skrapari" i është shmangur pyetjeve të prokurorit të çështjes, me justifikimin se kishte harruar dhe nuk iu kujtoheshin shumë detaje të ngjarjeve që ajo ishte përfshirë nga ish-i dashurit tashmë i ndjerë Klodian Saliu.


"Nuk më kujtohen shumë ngjarje, pasi ka ndodhur shumë vite më parë të gjitha këto ngjarje që kujton prokurori"-tha ndër të tjera ish-"Miss Skrapari" që sipas akuzës, është përdorur nga pjesëtarët e "bandës" si "karrem" për vrasjen e Marsel Sotirit, më pas është dërguar në Itali duke detyruar të "prostituoj" dhe më pas është kthyer në Shqipëri ku është mbajtur peng për 18 muaj nga të pandehurit Endrit Dokle dhe Indrit Taullaj.


Vetë vajza, nuk ka pranuar se njihte Lulëzim Berishën si shok i ish-të dashurit të saj Klodian Saliu ndërsa personat e tjerë nuk i kujtoheshin përveç Arjan Pajës dhe Ilir Xhungës që tashmë janë vrarë.


Pas debateve gjyqësore dhe ndërhyrjeve të herë pas hershme të avokates Klojda Dashi pa leje, kryesuesi i pesëshes gjykuese Gurali Brahimllari e nxorri nga seanca gjyqësore avokaten, për sjellje të padenja në seancë gjyqësore.


Më pas, seanca ka vazhduar me kundërshtimet e deklarimeve të dëshmitares V.J. dhënë dje në Gjykatë me deklarimet e dhëna në prokurori. Këtë kërkesë për kundërshtime, e kundërshtuan avokatët, por, togat e zeza e pranuan duke lejuar prokurori të lexoi thëniet e ish-"Miss Skraparit" dhënë në prokurori në fazën hetimore.


Sipas deklarimeve, bukuroshja nga Skrapari ka treguar me detaje momentet e njohjes me Klodian Saliun nëpërmjet një shoqes së saj, lidhjes së krijuar mes tyre, më pas përdorjes nga ish-i dashuri si "karrem" për tyë nxjerr në prit Marsel Sotirin që më pas u vra, sipas saj nga Klodian Saliu dhe vëllezërit e saj. Më pas ajo kishte dëshmuar se kishte gjetur një banesë me qera afër shtëpisë së Sotirit në zonën e plazhit në Durrës me kërkesë të Saliut, nga ku vëzhgohej Sotiri.


Dërgimin e saj në Itali nga një pronar anijesh, ku në brigjet italiane është prit nga ish-i dashuri Saliu që e ka nxjerr në rrugë për të punuar si "prostitutë". Kthimin e saj në Shqipëri dhe rrëmbimin për 18 muaj nga Endrit Dokle e Indrit Taullaj, për të mos dëshmuar, pasi ishte arrestuar Klodian Saliu për akuzën e "tentim vrasjes" së Sotirit ku ishte gjetur arma e tipit "Kallashnikov" që më pas u zhduk nga ambientet ku mbaheshin provat në Drejtori të Policisë Durrës.


Pas leximit të deklarimeve të shtetases V.J. në seancë gjyqësore me kërkesë të prokurorisë është paraqitur nëna e ish-"Miss Skraparit" shtetasja me inicialet F.J. Gjatë dëshmisë së saj, ku ka treguar për të dhënat që ia kishte dhënë goca, nëna e bukuroshes së Skrapari është provokuar nga avokati Ferdinand Doja, që me urdhër të Gjykatës avokati është nxjerr jashtë për sjellje të padenja karshi dëshmitares.


Më pas, seanca u ndërpre për shkak se i mbrojturi i avokates Doja dhe Dashi mbeti pa mbrojtës duke bërë që t'i pezullohen afatet e paraburgimit të gjithë të arrestuarve dhe u shty seanca për të hënën e ardhshme.

 

Komenti juaj

 

Protestoi për vrasjen e të bijve, ngrihet akuzë për babanë

KORÇË/ Xhevahir Mulliri akuzohet për "organizim të manifestimeve të paligjshme" KORÇË - Përfundon në ndjekje penale babai i tre vëllezërve...

Padia ndaj Berishës, Aneta Rama: Vendimi korruptiv

Gjykata e Lartë pushoi padinë ndaj Berishës me pretendimin se shpifjet nuk i drejtohen asaj, por të birit. TIRANË- Kolegji...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool