|
|
Replikë me shkrimin "Fati i (pa)shkruar i LSI" të Arben Rrozhanit
Në shkrimin e tij "Fati i (pa)shkruar i LSI" të botuar para disa ditësh, Z. Rrozhani tentonte të hidhte poshtë disa nga argumentet dhe pretendimet e mia të shprehura në shkrimin "Cili Është Roli dhe Fati i Ilir Metës?".
Edhe pse shkrimet kanë disa pika të përbashkëta, në thelb ata janë të kundërt nga njëri-tjetrin. Qëllimi i këtij shkrimi është që të vërtetojë se argumentet e paraqitura nga Rrozhani për të kundërshtuar pikëpamjet e mia mbështeten mbi premisa false, duke e bërë edhe përfundimin të papranueshëm.
Si fillim, në shkrimin "Cili Është Roli dhe Fati i Ilir Metës?", unë pretendojë se opozita socialiste duhet të presojë dhe sulmojë Ilir Metën dhe LSI për dy arsye kryesore: (1) presioni dhe sulmet kundër Metës mund ta detyrojnë Metën që të ushtrojë presion mbi Sali Berishën për të zgjidhur krizën, përmes se cilës opozita do të fitonte të drejtat e saj; dhe
(2) nëse Meta nuk do të reagonte, atëherë opozita socialiste do të arrinte ta portretizonte Metën si sozi të Berishës, duke bërë të mundur konsolidimin dhe rreshtimin e elektoratit të majtë dhe të pavarur (por që janë kundër Berishës) rreth PS në zgjedhjet e ardhshme. Në vazhdim, unë paraqes tre strategji kryesore që mund të ndjekë Ilir Meta:
(1) të marrë rolin e protagonistit, nëse do të pranohej nga Berisha ose Rama, për të zgjidhur krizën, me qëllim që të lartësonte profilin dhe impaktin politik të LSI në elektorat,
(2) të bashkëpunonte me opozitën socialiste, me qëllim që të evitonte "mbytjen" në të njëjtën "varkë" me Berishën dhe të rikuperonte terren politik në popull, sidomos në elektoratin e majtë, dhe (3) të qëndronte asnjanës duke pritur fundin e përplasjes Berisha-Rama, nga ku një fitore e Ramës do ta shndërronte Metën në kadavër politike kurse një fitore e Berishës do ta shndërronte atë në një sozi të tij (edhe barazimi mes Ramës dhe Berishës do të ishte humbje për Metën).
Siç duket qartë, ky shkrim nuk ka pasur për qëllim që të apelojë në ndërgjegjen apo "të prekë në sedër" Ilir Metën, si pretendon Rrozhani.
Gjithashtu, ky shkrim nuk orvatet të paraqesë LSI thjesht si "shpëtimtare" të opozitës, por si një shpëtimtare të vetvetes. Ky shkrim paraqet një analizë që bazohet në zgjedhjet racionale të aktorëve politikë.
Situata e ka sjellë që interesat e opozitës socialiste dhe ato të LSI të konvergojnë. Do të ishte absurde të pretendohej që LSI nuk do të ndiqte një strategji fitimprurëse me pretendimin se përmes kësaj strategjie do të përfitonte edhe opozita.
Që në fillim të artikullit të tij, Rrozhani tenton të hedh poshtë argumentin tim, i cili thekson se Meta është "i fshehur, i pafokusuar, dhe i paanalizuar nga media dhe politika" në këtë situatë të rëndë politike.
Por në vend që të hedh poshtë argumentin tim, Rrozhani e përforcon atë kur deklaron se gjatë gjithë kësaj kohe Meta ka qenë aktiv duke përgatitur në prapaskenë një marrëveshje të fshehtë me PE dhe BE, e cila nuk u pranua nga Berisha.
Kjo orvatje nuk bën gjë tjetër, por mbështet hipotezën time (strategjia "1") që thekson se Meta duhet të marrë rolin e protagonistit. Por siç u pa qartë, Berisha, nuk e pranoi protagonizmin e Metës, pasi humbiste prej tij.
Të njëjtën gjë do të bënte edhe Rama nëse do të dilte humbës nga marrëveshja dhe protagonizmi i Metës. Në vazhdim të kësaj pike, do të ishte qesharake nëse do të konsideronim Metën "të kudondodhur", "të fokusuar", dhe "të analizuar" nga media dhe politika në një kohë kur deklaratat e tij bëheshin "njëherë në hënëz", dhe duke mos thënë asgjë tjetër ndryshe nga të tjerët (duke përsëritur shprehjen "duhet dialog").
Në vazhdim, Rrozhani pretendon se të punuarit me Metën deri tre vjet më parë e ka bërë atë të kuptojë se qenia e Metës kryetar i LSI është "një vlerë më shumë" për vendin dhe se ai arriti që për pak vite ta bëjë LSI një forcë të tretë politike. Pretendimi i parë nuk mbart në vetvete asgjë konkrete, por është një vlerësim personal dhe afektiv. Kurse pretendimi i dytë mbart shumë variable që Rrozhani i ka injoruar.
Ai injoron faktin se ishin politikat e gabuara dhe të korruptuara të Nanos ato që jo vetëm mundësuan krijimin e LSI si alternativë e besueshme socialiste, por edhe riciklimin e Sali Berishës në politikë. Fatos Nano ua hoqi Shqiptarëve mendjen nga "dhimjet e kokës" (diktatura) dhe ua fokusoi atë tek "dhimbja e trupit" (korrupsioni).
Po ashtu, si e shpjegon Rrozhani, largimin nga LSI të themeluesve të saj si Sabit Brokaj, Fatos Klosi, Pëllumb Xhufi, Ndre Legisi, Musfafa Muçi, etc? A mos vallë LSI-ja e Metës po i shëmbëllen PD-së së Berishës?
Më surprizuese është insinuata e Rrozhanit se të qëndruarit e LSI për më se pesë vjet në opozitë e detyroi Metën të futej në pazare me Berishën. Së pari, LSI nuk ka qenë në opozitë të mirëfilltë, pasi mbështetësit dhe bizneset e mbështetësve të LSI lulëzuan gjatë qeverisjes Berisha. Bile ka indikacione të forta që Berisha e ka financuar LSI për të shkaktuar humbjen e dytë të së majtës.
Pazari i 4 korrikut e bëri edhe më të besueshëm skenarin se LSI është fryt i një marrëveshje të fshehtë Berisha-Meta për të larguar Nanon në 2005-ën dhe Edi Ramën në 2009-ën. Ndryshe, si ka mundësi që në zgjedhjet e 2009-ës, LSI shquhej për një fushatë me shumë shpenzime? Ku u gjetën gjithë ato lekë?
Gjithashtu, fajësimi që unë i bëj Metës në lidhje me krizën politike nuk ka të bëjë me aftësinë e Berishës për të blerë deputetë. Mbase Rrozhani insinuon përsëri për një kalim të mundshëm të Dritan Priftit në radhët e PD-së, pasi ky i fundit ka debatuar dhe nuk ka më kontakte aktualisht me Metën. Impakti që do të kishte largimi i Metës nga qeveria Berisha nuk do të ishte thjesht numerik, por edhe politik.
Largimi i Metës do të delegjitimonte përfundimisht qeverinë Berisha në sytë e popullit dhe të ndërkombëtarëve. Aftësia e Berishës për të blerë deputetë nuk mund të kondiciononte lëvizjet e Metës dhe as nuk mund të justifikohej me faktin se Fatos Nano qeverisi me zëvendësministra.
Ajo është komplet jashtë kontekstit të situatës së sotme politike.
Për më shumë, Rrozhani deklaron se drejtimi i suksesshëm i LSI nga Meta bëri të mundur që LSI të përfitojë politikisht përmes pazareve. Por, si shpjegohet që LSI u katandis me 3(tre) deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit, pasi biem dakord që mandati i Metës mund të jetë antiligjor dhe i pavlefshëm politikisht?
Si mund ta shpjegoj dështimi i 28 qershorit pretendimin e Rrozhanit se "Ilir Meta e njeh mirë partinë që ka ngritur"? A mund të ngrinte Ilir Meta një parti pa mbështetjen e Sabit Brokajt, Fatos Klosit, Pëllumb Xhufit, Ndre Legisit, Musfafa Muçit, e të tjerëve? A do të mundet LSI të jetë e njëjta në të ardhmen edhe pa themeluesit e saj që janë larguar tashmë? Cili është trendi i LSI në zgjedhjet e mëvonshme?
Në kundërshtim me pretendimin tim, Rrozhani pretendon se fuqia politike e Metës dhe LSI në të ardhme do të ngelet e njëjtë për shkak se ata zotërojnë "asete të (pa)çmuara" dhe sepse posedojnë njerëz besnik të "duhur, në vendet e duhura dhe në kohën e duhur". Nuk mund të kuptohet se si Rrozhani ka dalë në përfundimin "e duhur", nëse mund të quhet i tillë.
Për çka më sipër, ai i përmbledh të gjitha tek parimi "qeveria bën partinë". Ky parim presupozon se të pasurit e pushtetit do të thotë punësim për anëtarët e partisë dhe familjarëve të tyre, të cilët në shkëmbim do të japin votat dhe mbështetjen e tyre për riciklimin e pushtetit.
Por, a funksionon ky parim? Mos vallë Rrozhani ka lënë jashtë analize një sërë faktorësh të tjerë? A mundet të ketë sukses politik një parti pa identitet dhe që mbështetet vetëm nga të punësuarit e saj?
Si mundet të mbështetet një parti tek të punësuarit në shtet në një kohë kur punët e shtetit sa do vijnë dhe do të pakësohen, si rrjedhojë e privatizimeve dhe nevojës për të reduktuar shpenzimet në sektorin shtetëror? Si do t'i bëhet me përplasjet që do të ndodhin midis militantëve të LSI-së që do të pretendojnë për vende pune?
Nëse LSI ka 20 militantë dhe ofron 5(pesë) vende pune, në të vërtetë ajo nuk ka përfituar pesë mbështetës, por ka krijuar 15 kundërshtarë. Si do t'i bëhet me përplasjet midis militantëve të PD-së dhe të LSI-së që do të pretendojnë për vende pune?
Përfundimi përsëri do të jetë i njëjtë si me rastin pak më lart. Ju siguroj së të pakënaqurit e gjithë kësaj meseleje do t'i bashkohen Partisë Socialiste ose do të bëhen kundërshtarë të pushtetit.
Unë jam shumë dakord me Rrozhanin që strategjia për të ndjekur parimin "qeveria bën partinë" është në mendjen e shumë eksponentëve të LSI. Bile, besoj fuqimisht se përdorimi i teserave të partisë për vende pune është sugjeruar dhe aplikuar më shumë nga LSI sesa nga PD. Ishte LSI që kërkoi 20%-shin e pushtetit dhe administrimin e tij, sipas preferencave partiake.
Kjo gjë është kryekëput gabim dhe ka për t'i kushtuar LSI shtrenjtë në elektorat. Njerëzit nuk mund të konsiderohen thjesht si "homoeconomicus" apo qenie pa ndjenja dhe besim. Elektorati gjithashtu ka doza të forta humanizmi që i bën atë "homopoliticus".
Janë qindra e mijëra punëtorë të administratës së shtetit, të cilët janë qenie të pavarura dhe do ta hedhin në fshehtësi votën e tyre kundër pushtetit. Njeriut nga natyra i pëlqen egoizmi, liria dhe rebelimi. Kushdo që do të përpiqet (ose do të mendojë) të ndryshojë këtë natyrë do të dështojë.
Veprimi dhe kundërveprimi janë të pandashëm në këtë botë. Është ky bashkëveprim që vë në lëvizje gjithë botën tonë. Nëse LSI do ta injorojë këtë fakt dhe do të vazhdojë të ndjek rrugën e ndjekur deri më tani, atëherë ky shkrim do të duhet të konsiderohet një "antemortem" për LSI-në.
Indonezia, shteti me popullësinë më të madhe myslimane në botë...
Atleti Britanik Phillips Idowu është përplasur me një bionde që...
Lajmet 01 Prill - Ora 12 -
data/01-04-2010
Lajmet 01 Prill - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Gjite strumbullari i ketij kalvari vuajtjesh te PS eshte Fatos Nano, ai i dh pushtetin Berishes, ai e ktheu kundra Ilir Meten.
Te tjerat erdhen vete.
Te shkruash e komentosh per METEN eshte humbje kohe dhe mos e sulmoni shume se hipen prape mbi tavolinat e parlamentit po u nxeh,po qe kur "e moren" ne pushtet ka pire qetesus dhe flet nje here ne jave te njejtat gjera cdo jave.LERENI TE SHTYJE DITET se eshte i lodhur nga jeta nga student deputet minister,k/minister CV e veshtire per te plotesuar librezen e punes.
LSI nuk qenka e njohur nga Internacionalja Socialiste?!?!?
Dhe keta kacake flsnin me kaq mburrje se kishin miq te te majtet europjane?
Turp, turp edhe per ata qe e kane mbehtetur kaq verberisht!
Z.Rozhani s'ka pse harron kerkesat aventureske te Ilir Metes, ne prag te zgjedhjeve, ku i kerkonte Edi Rames nje koalicion me kusht qe ai te behej kryeminister sepse paskish qene nje here ne ate post, se kishte eksperience, paskish qene i suksesshem,qenkesh ekonomist...kurse Rama te qendronte kryetar bashkie (qe me tej zori Ilir te qendronte ne krye te PS,perfshi aty dhe LSI).
Hajde veri emrin, nese mundesh, psikologjise se ketij njeriu qe synon te gjuaje, por fije intuite gjahtari s'ka.
Po, ai e beri zgjedhjen e tij, me mire nen hijen e Sales se tjeter, pa menduar se mori mbi vete tere peshen shtrydhese te pakenaqesise se elektoratit dhe katandisjen e vendit ne kete derexhe ku ndodhemi sot. Pa dyshim pergjegjesia bie edhe mbi ata qe e mbeshtesin ne kete aventure.
me pelqejne me ndimet e tonit. e pershendes. nuk kam cfare ti shtoj me shume komentit te tij.
Flakni iluzionet.
Per Ilir Meten s'ka kthim prapa.
Edhe qeni ku ha leh, se i sherben te zotit qe i jep buken.
Pse Ilir Meta,kur Sala i ka dhene poste te larta e favore te tjera,atij dhe te tjereve pas tij, aq budalla eshte sa t'i biere te mires me shqelma?
Sa per parime e norma morale,politike, shoqerore...le t'i zbatojne te tjeret, ai s'ka lidhje me to, i ka hedhur tutje, qe kur socialistet e futen ne valle dhe i hapen oreksin.....
Me falni qe po replikoj per disa lexues te shkrimit qe vetem shajne,shajne Ilir Meten qe u bashkua me Sali Berishen. Po a nuk po gatuan te njejten gje Rama kur del krah per krah me Kurt Kolen, Spartak Ngjelen e Nard Ndoken, qe keta po te kishte dhene Saliu ndonje post do te nxirrnin vrere per Edi Ramen, ashtu siç kane nxjerre. Keshtu qe asnjera pale nuk eshte per tu pershendetur. Faleminderit demi
Te vetmen vrejtje qe kem me shkrimin e z.Prifti,
PS mire ben qe nuk merret me Ilir Meten, me nje deshtak politik. Te merresh me te do te thote te biesh ne nivelin e tij dhe te humbasesh kohen kot.
Aktualisht s'ke pse merresh me gjurmen kur ke ujkun perpara.
Shpresoj qe ROZHANI nuk ka marre ndonje monedhe,nga ato te floririt,te ILIRIT
Ne fakt edhe une megjithse me pelqen Rrozhani ndjeva nje shije te keqe kur lexova shkrimin e tij ndaj Bledar H Priftit.
Shkrimi i BledarH Priftit eshte shume i qarte , LSI ka dy shanse te humbase nga skena politike fare ose te rikuperoje dicka nqs del nga kualicioni me Berishen.
po mire o tjetri ha kumbulla dhe ju u mpien dhembet.nuk heqim dor ne shqiptaret te meremi se cfare ben tjetri.dhe ju z.prifti mos u beni servil i nje krahu ilir meta beri zgjedhjen e duhur ato qe thoni ju jane mashtrime per te njollosur figuren e tij.ti do besh mire te pyeseh ps pse duan ta eliminojne lsi.pershendetje nga londra..
Eshte me vend reagimi i B.Priftit, qe mbron pikepamjet e tij te drejta. Dhe, nese bej krahasim me Rozhanin, shoh se ky i fundit fut kot lugen e palare ne gjellen e paster te tjetrit, pavaresisht nga ato "idashur..."te shumeperseritura. I thuhet nje fjale se m....nuk lahet me shurre...
Ore,po ti akoma na dashke te na e kthesh Ilir hajdutin ne faktor?Po lere ore te beje punen e tij ne favor te SB dhe te keputin qafen njehersh qe te dy.
Qe ilir meta ka patur marreveshje te fshehte me s.b,te pakten dy muaj para zgjedhjeve e kemi ditur ne ketej nga perendon dielli,sigurisht edi rama duhet ta kete ditur shume me pare.ilir meta mori ate perqindje me mè fanatiket qe kane qene prane ps-es,pak para zgjedhjeve te tjera meta them qe do mundohet te luaj"bllofin"duke bere sikur zihet me"mullixhiun"(sali)per tu"kthyer"(ose me mire per te vjedhur ndonje vote)vjehrres(ps)!por besoj nuk do kete budallenj te hane mashtrimet e metes.Ilir meta me partine e tije lsi-nè kane vdekur qe kur shpallen hapur koalicionin me"penicilinen".
Shikoj qe ju Bledar shkruani mjaft mbi te ardhmen e LSI. Madje replikoni me Rrozhanin(shpresoj ne repliken miqesore),duke kujtuar se ky punonte vite me pare me Meten.Nisur nga ky presupost,mendoj qe Rrozhani duhet ta njohe me realisht problemin.Ju jeni seriozisht kunder aksiomes,qe e do politiken llogari aritmetike, mirepo numrat jane ndonjehere kokeforte. Sikur I.Meta te ishte ende "ne force"ne PS,a nuk do ishte ai me i pari kandidat pas Nanos? Une nuk di te them sesa i korruptuar eshte njeri apo tjetri,madje do isha entuziast qe Meta te kontribuonte ne rrezimin e Berishes, por ketu s'behet fjala per politike virtuale.
Ky pozicion(Kater deputete-kater ministra) eshte porsi nje fitim llotarie;e mban nen shah Berishen ne favor te LSI. Se çdo behet neser (une shpresoj qe Berisha te bjere nje ore e me pare per fatin e bardhe te Shqiperise)une s'e di .... vazhdon
A ja vlen te merremi me nje kufome qe qelbet era? Problemi eshte qe ta varrosim sa me thelle, qe te mos kuterboj era e qelbur! Kjo kufome eshte Ilir Meta dhe LSI e tij!
Jam dakord me gjithcka shkruan,z.Bledar.
Me deshperon pak forma, kur kam parasysh qe z.Rrozhani shprehej per ju:"i dashur Bledar"... Pra,miqesisht me miqte...
Pershendetje dhe te falenderoj per kontributin qe jep ne vazhdimesi per demaskimin e Sali Berishes dhe kones se tij...Metes...
Nuk eshte e keqe dhe e padobishme politika, por ne kemi politikane te keqinj dhe amatore qe ne "dhomen e politikes kane hyre pasi kane varur ne dhomen e pritjes si nje xhakete TURPIN"!
Qesh Mediu edhe pasi ka vrare 26 njerez.
Qesh Luli dhe Koli dhe pse kane vjedhur 260 mil. dollare.
Qesh Nano edhe pse ndertoi shtetin me te korruptuar ne Europe
Qesh Sala si Kryehajdut edhe pse ka vjedhur "voten dhe lopen" per 20 vite
Qesh Beni dhe pse e kane votuar socialistet dhe i bie " violines sandroblendo te akorduar ne zyren e Sales "!
Qesh babaxhani 40 vjecar Likja i Cepanit bashke me Luanin e Valit te Martaneshit dhe harrojne se nje dite aiqe i futi ne stanin e vet- Sala, do" tua ngrije buzeqeshjen ne buze"! Themi se do tu vije turpi perseri kur te dilni perseri ne "dhomen e pritjes" o te paturp te politikes shqiptare !
Martini nga Berlini !!
Meta eshte prototipi i politikanit qe ka hyre aty vetem per te vjedhur.Shikojeni sa i eshte bere koka.Kjo tregon thelbin e politikaneve te sotem sidomos ata ne pushtet.Ne Fier Meta, Prifti, i dale nga kontrolli i Metes,ikane lene ne meshire te fatit votuesit e tyre.Duhen zgjedhje te reja.
"Xhuveli" i Skraparit do qendroje gjalle si kufome politike sepse ka nevoje Sala se eshte akoma i pa fishkur fizikisht, jo si ai labi qe humbi pa nam e pa nishan.
eshte i pelqyeshem patosi dhe stili polemizues i shkrimit, po me fort aftesia per te ndertuar argumente, duke i veshtuar nga kende te ndryshme shikimi faktet dhe dukurite qe lidhen me temen. Mos u merzisni, z. Prifti, nese ju kundershtojne apo sulmojne. Me shume ka mundesi te mos ju kene kuptuar fare se per cfare e keni fjalen. P.sh., si dikush ketu qe e tenton ta perdore 'ironikisht' si kunderargument fjalen "antemortem". S'dihet nese e di se cfare do te thote...
Ilir Meta eshte kufoma e rradhes qe do ti bashkangjitet Berishes, e gjithe kjo do ndodhi brenda vitit!
Ilir Meta ... dhe matrapazi, ishalla zgjedhje te parakohshme.
Cudi!
Je ne nje kontrakdite teper triviale me vetveten z, Prifti: Meta ishte nje qenie qe mbartete plage te pasherueshme qe qelbeshin ere gjithandej. Kurse, kur u bashkua vetem dhe vetem per karrige me ate qe vodhi dhe shkretoi demokracine shqiptare dhe Shqiperine, ai perfundimisht dha shpirt,duke bere nje vetvrasje te neveritshme. Z. Prifti ju keshilloj miqesisht te shkruani me rralle, mos ju rrembeje nje vetekenaqesi, qe natyrshem con ne nje vetvrasje, qe behet e zgjatur nqs nuk degjon kritika konstruktive dhe dashamirese. Pershendetje!
Ky me shume eshte nje postmortem sesa nje antemortem.
Je shume i sakte o z.Prifti.
Rozhani edhe vete nuk e kuptonte se cfare shkruante ne ate artikull. ILIR META =LUFTER XHUVELI. 2011 do ta tregoje ne zgjedhjet lokale. Deri atehere le te haje "dreket" e ketij populli ILIR MATRAPAZI.