Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Një këshillë për të plotësuar kushtet për vizat brenda ditës

Mero Baze | 28/05/2010 | Komente | komentet 10 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Komisioni Europian ka miratuar sot përfundimisht rekomandimet për liberalizimin e vizave për Bosnjën dhe Shqipërinë, duke e kushtëzuar ato me tri kushte nga katër blloqe gjithsej që Shqipëria ende nuk i ka plotësuar.


Ato janë strategjia për të riatdhesuarit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zbatimi me efikasitet i ligjit antimafia.


Pavarësisht fishekzjarrëve që u ndezën në Tiranë nga qeveria dhe opozita, në të vërtetë, të tria kushtet, edhe pse në dukje teknike, kanë një lidhje të fortë me vullnetin politik për të qeverisë Shqipërinë.


Këto nuk janë kushte, të cilat Shqipëria nuk i ka plotësuar ende se nuk ka mundësi financiare apo se ka mangësi ligjore. Këto janë tri kushte që kanë të bëjnë pikërisht me vullnetin politik të qeverisë, i cili dikton mosplotësimin e tyre.


Këto tri kushte ne duhet t'i kishim plotësuar një vit më parë, që në janarin e kaluar, të kishim filluar të lëviznim pa viza, ashtu si serbët, malazezët dhe maqedonasit. Nuk i plotësuam. Mund t'i kishim plotësuar deri në 27 maj, pra deri më sot, dhe sot të shpallej vendimi.


Nuk i bëmë përsëri. Tashmë na e kanë lënë t'i plotësojmë deri në vjeshtë, me qëllim që në një nga tri mbledhjet e Ministrave të Jashtëm të BE, në tetor, nëntor apo dhjetor të merret vendimi. Dëgjova kryeministrin Berisha që filloi të riangazhohet për të qindtën herë për këto pika.


Në të vërtetë, sa herë angazhohet, aq herë na kujton se është fajtor për izolimin e shqiptarëve. Ka një këshillë të vetme që këto tri kushte të plotësohen brenda ditës e jo brenda 6 muajve.


Strategjia për të riatdhesuarit, është një kusht teknik që ka të bëjë me papërgjegjësinë për të shkruar një projekt, i cili bëhet edhe brenda ditës, ndaj nuk duhet të diskutojmë fare për të. Pika më e nxehtë, që po na mban ende të izoluar, është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.


Komisioni Europian ka theksuar në progresraportin e tij se në Shqipëri po krijohet kultura e mosndëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë apo njerëzve të lidhur me pushtetin. Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, ka thënë dy ditë më parë se krimi i organizuar ka mbështetje politike.


Nëse Sali Berisha e ka seriozisht se do të ndihmoj shqiptarët që t'u liberalizohen vizat, mjafton të bëjë disa gjeste simbolike dhe ne brenda ditës e kemi plotësuar këtë kusht.


Mjafton që një mëngjes kur del nga shtëpia, ai të marrë me vete djalin dhe vajzën dhe t'i dorëzojë para prokurores së përgjithshme.


Djali të dëshmojë para drejtësisë, se ç'lidhje ka me fabrikën e Gërdecit, ç'lidhje ka me Rrahman Selmanllarin në këtë histori, cilat janë bizneset e përbashkëta të tij me Selmanllarin dhe Delijorgjin, si ka lobuar ai në emër të pushtetit të babait për kontratën vdekjeprurëse dhe pastaj të shkojë para gjykatës për të marrë verdiktin e drejtësisë.


Vajza të shkojë para zonjës Ina Rama t'i thotë ta rihapë dosjen e mbyllur me dhunë për hetimin e sekserit të familjes Damir Fazlliç, të dëshmojë si ka marrë përfaqësinë e tij ligjore, si ka ndihmuar atë duke përdorur pushtetin e babait të blejë toka të lira në Porto-Romano, me qëllim ndërtimin e një TEC-i më vonë, si ka tentuar të fitojë 3 për qind të këtij investimi duke garantuar investitorin për firmën e babait të saj si kryeministër, si ka ndihmuar me lidhjet e saj që Fazlliç të fitojë shumicën e tenderëve të energjisë elektrike në kohën që KESH drejtohej nga Gjergj Bojaxhiu dhe pastaj të kalojë para drejtësisë.


Pasi të mbarojnë fëmijët, të qëndrojë dhe vetë dy orë para zonjës Rama, t'i kërkojë ta rihapë dosjen e rrugës Rrëshen-Kalimash, t'i kërkojë të japë dëshminë e tij për atë vendim fatal, i cili po varros financat publike në Shqipëri, të tregojë lidhjet e tij me Tarek Sraah, të cilit i ka dhënë mbi 1 miliard euro për një rrugë 60 km, dhe pastaj të shkojë para drejtësisë pa imunitet.


Kur të shkoj në Gjykatë të Lartë e presin dhe disa padi penale për shpifje, të cilat po i mbyll duke kërcënuar herë gruan e Fullanit dhe herë gjyqtarë të tjerë të kapur prej tij. Le të ballafaqohet dhe me ato akuza dhe pastaj të rikthehet në shtëpi.


Le ta garantojmë një moment në emër të drejtësisë se do ta lëmë në gjendje të lirë dhe nuk do ta arrestojnë pa u shpallur vendimi i gjyqit, siç ka arrestuar ai dikur Fatos Nanon.


Pasi të mbarojë punë me fëmijët, të nxjerrë pak llogarit e fondacioneve bamirëse të Liri Berishës, të bëjë transparencën e vrasësve dhe kriminelëve që derdhin aty para për të blerë lirinë e tyre dhe bizneset e paligjshme, t'i bëj ato publike dhe të shikojmë se çfarë kanë përfituar ata që shkojnë në mbrëmjet e bamirësisë dhe derdhin mijëra euro që nuk deklarohen askund.


Kur të ketë mbaruar gjithë këtë proces transparence, le t'i bëjë nga një telefon Lulzim Bashës dhe Fatmir Mediut të shkojnë dhe ata si dhe familja e tij para drejtësisë.


Nëse e gjithë kjo që them, do të ndodhë nesër në mëngjes, ju siguroj se pasnesër Brukseli do të na i quajë të plotësuar edhe kushtin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit edhe kushtin e zbatimit me efikasitet të ligjit antimafia. Dhe pasnesër mund të kemi pa asnjë dilemë vendimin për liberalizimin e vizave pa asnjë kusht.


Gjithë skenarët e tjerë, që Berisha t'i mbushë mendjen perëndimit se po lufton mafian dhe krimin e organizuar, duke marrë kontrollin mbi gjyqësorin dhe duke futur nën terror Gjykatën e Lartë dhe për një padi penale flagrante ndaj tij për shpifje, do të jetë mundim i kotë. Sali Berisha nuk është aq i lirë sa të luftojë krimin e organizuar, korrupsionin dhe të hetojë pastrimin e parave.


Ai duhet të arrestojë djalin, vajzën, gruan dhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij politike. Na i jepni që sot këto viza, nëse doni të ndihmoni shqiptarët. Mos na lini në dorë të atyre që i kanë edhe vizat edhe paratë edhe pushtetin edhe vullnetin politik për të mos i plotësuar kurrë ato kushte.

 

10 KOMENTE

Mero, me pelqen stili jot. Doktorin ti e njeh me mire se te gjithe ne, kshu qe komentet se keto jane hipoteza sigurisht qe s'ja vlejne sepse edhe ti kur e shkruajte e dije mire kete. Por i nxore te palarat e te gjitheve dhe e tregove shume qarte rrjetin e krimit te organizuar qe na duhet te luftojme... Doktorit po i vjen fundi, dalengadale por i sigurt. kjo skena jote siper s'do ndodhe as neser, as muajin qe vjen, as vitin qe vjen, por do vije! I vetmi ndryshim eshte se keta s'do shkojne vete, por do i marrin sic marrin cdo kriminel ne diten e ndeshkimit.

bravoooooo!cdo gje qe shkruan eshte e vertete.po c"gjykate mund ti gjykoje "ata",ato jane te tyre,ato shohin faturen financjare qe u takon ushtarakeve e jo ligjin apo faturen e kalimashit.

Je shume i sakte Mero. Shoh qe shume komentues thone me te drejte "Ja the po kujt ja the". Normal qe ujku nuk dorzohet vete. Por delet duhet te kuptojne qe te mendojne ne rradhe te pare per veten e tyre dhe per asnje ujk qe ti shkojne mbrapa. Sepse ajo qe duam te shpetojme eshte kullota pa ujqerit (pavarsisht nga ngjyra) po e lame vetem, kane per te na marre te keqen...Ne kete aspekt (te ndergjegjesimit) te deleve, merr piket maksimale. Ne fund te fundit, ky eshte misioni i shenjte i gazetarit qe mesa duket, pas shume e shume vjetesh e paske kuptuar. Epo ben ftohte ne Mezhgoran dhe piqen vone kungujt..

Me kete shkrim ike lare te gjitha mekatet.Pika e pare qe duhet te beje PS kur te marrinj pushtetin duhet te beje keto qe thua ti ,po nuk i beri do ta rrezojme edhe ate me greve urie . Motoja te jete .berisha, i biri, e bija gruaja, fazllic, mediu, kadiu, myftiu, e bashrat me rradhe , me falni harrova topallen .


Bravo Mero Baze,Duame vetem drejtesi. Zj. Ina Rama ben mire te hapesh krahun se atij nuk ja kane dale burra me te mire dhe jo juve me nje xhentilese te thekesuare do tja dilni mbane,pse ai keshtu eshte gatuare moj zonje mos te vij keq qe te them keshtu por per te miren e shqiperise dhe tuajen.Duame ate prekurore qe duke zbatuare vetem ligjet demokratike te miratuara ne kushtetute te vere para pergjegjesise Sali Berishen dhe gjithe qorrat qe vijne mbas tije duke dhene llogari deri ne nje per çfar i kane bere shqiperise,dhe kjo te behet ne sy te popullit te vertete demokrat shqiptar.
Dhe ne se ai del i lare gjithe populli ti kerkoje pardon ,ne te kundert te demshperbleje deri ne qindarken e fundit dhe kjo me trasparence te larte sipas ligjit dhe kushtetutes.
ATEHERE DO THEMI SE SHQIPERIA SHPETOI PERFUDIMISHTE NGA E KEQA E MADHE.

Prandaj opozita eshte ngritur ne kembe dhe po kerkon transparencen e plote dhe pa kushte te zgjedhjeve te qershorit te 2009. Qe keta ... me kollare e me pushtet te vjedhur, neser te gjenden pas hekurave,opozita duhet mbeshtetur pa asnje hezitim ne aksionin e saj politik deri ne shporrjen e kesaj bande.Qe krimi i organizuar fshihet pas politikaneve e mbeshtetet prej tyre,kete e dine dhe te vdekurit e viteve te fundit, por detyra e Ina Rames eshte te mos beje deklarata mediatike,por te zbatoje mire dhe pa frike ligjin e te mos nguroje per te kerkuar heqjen e imuniteteve te krimineleve politikane me ne krye Sali Berishen e jo te pajtohet me mbylljen e dosjeve te Fatmir Mediut e Lulzim Bashes,por pa humbur kohe te rifilloje hetimet. Le t'i mbylle ato gjykata e larte. Do te vije dita dosjet do t'u hapen atyre gjygjtareve.

SIKUR HALLA TE KISHTE K.....,DO TI THOSHIM XHAXHA??.
Mire shkruan ti o MERO te gjitha te verteta jane, se populli cdo dite ishikon.
Po SALIU prandaj e mban peng nje popull te tere, per te shpetuar femijet dhe te tjeret qe e mbeshtesin. Vetem 'peshqit' e vegjel do te bien ne rrjete. Sa per te medhenjte.....nuk ka gjykate, prokurori ....as edhe DREJTESI.

Aa enderr e bukur. I thua mero baze po kujt i thua .
Ajo qe them ne fakt esht kjo, jam i sigurt se do te zgjidhet edhe puna e kutive te votimit dhe me siguri do te shkojme ne votime te parakoshme dhe me siguri sala nuk fiton me keto zgjedhje, por ajo qe me shqeteson eshte pyetja a do te kete forcen qe te vee gjerat ne vend opozita.Qe te ndeshkoje keta palo qeveritare te kasaj palo qeverie per ate ckane vjedhur, vrare, tallur menderen ne menyren me banale me kete popull per ate qe donin te falnin detin shqiptar per nje cope firme per nje cope vize? A do te jete ne gjendje opozita qe te beje gjithe keto gjera a do te jete ne gjendje opozita qe te ndryshoje mentalitetin shqiptar duke marre parasysh ate europian? Shpresoj edhe pse nuk jam shume i bindur.
Opozita duhet ti thote shqiptareve qe ameriken e kemi ne shqiperi .

Burrat veprojne keshtu siç thua ti z Mero.Po ky lloj nuk eshte ende evident ne Shqiperi,edhe aty ku shfaqet,neperkembet,perbuzet, fyhet,goditet dhe deri eleminohet.

Jo mor Baze, ne asnje vend te Botes asnje hajdut nuk eshte dorezuar, e jo me kjo te ndodhe ne Shqiperi ku ligjet per token, pjesen me te madhe te shqiptareve si dhe komunizmi i beri te gjithe hajdute. Per gjithe kete katraure i eshte dashe Kryeprokurores qe te shpalle fletearresti per Nanon,Berishen dhe Aline!!!!
Vetem keshtu mund te ndreqet ky vend!!!!

Komenti juaj

 
Komentet
 

Indonezi, fëmijët mësojnë 'Edukatën Seksuale' që në kopësht

Indonezia, shteti me popullësinë më të madhe myslimane në botë...

Kampioni i atletikës dhe përplasja me një bionde

Atleti Britanik Phillips Idowu është përplasur me një bionde që...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool