Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Cercone: Pse ju kushtëzua Shqipërisë heqja e vizave

Marrë nga Deutsche Welle | 29/05/2010 | Politike | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Shefi i kabinetit të komisioneres Sesilia Malmstrom shprehet se brenda verës Shqipëria duhet të plotësojë kushtet

Qytetarët e Shqipërisë do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së nga vjeshta e këtij viti. Gjithmonë, nëse Shqipëria do mund të plotësojë tre kushtet që Bashkimi Europian i ka vënë sërish asaj dhe që kanë të bëjnë me rehabilitimin e të riatdhesuarve, zbatimin e kuadrit ligjor dhe vënien në zbatimit të ligjit të konfiskimit të pasurive të paligjshme apo siç njihet ndryshe ligji antimafie. Këtë e rithekson edhe një herë Michele Cercone, shef i kabinetit të Komisioneres së BE-së, Sesilia Malmstrom, i cili nder të tjera jep dhe arsyet pse u kushtëzua një gjë e tillë për rastin e Shqipërisë. Cercone thekson se liberalizimi i vizave do krijojë mundësi për qytetarët shqiptarë që të lëvizin 3 muaj në vendet e Shengenit pa pasur vizë, por pa pasur mundësi që të punësohen në këto vende.

Zoti Cercone, propozimi i Komisionit Europian drejtuar Këshillit të Ministrave të BE-së dhe Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, u kushtëzua dje me përmbushjen e disa kërkesave shtesë. Pse ndodhi kështu, ku u mbështetet ky kushtëzim shtesë?
Propozimi është i kushtëzuar për të dyja vendet, por sidomos për Shqipërinë, e cila duhet të përmbushë disa kërkesa ende të paplotësuara. Gjithsesi, Komisioni Europian vlerëson përparimin që ka bërë Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina në arritjen e standardeve të kërkuara për procesin e liberalizimit të vizave. Fjala është lidhur me përmirësimin e masave të sigurisë së pasaportave, kontrollit kufitar dhe kuadrit institucional për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.


Megjithatë, Shqipërisë i duhet të shënojë përparime edhe në tre drejtime: së pari, në zbatimin e një strategjie dhe politike që mbështet riintegrimin e shtetasve shqiptarë të kthyer nga vendet e BE në atdheun e tyre: së dyti, në zbatimin në mënyrë aktive dhe efikase të kuadrit ligjor për të konfiskuar asetet e vëna nga krimi i organizuar. Drejtimi i tretë ka të bëjë me forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe financiare për të zbatuar me efikasitet kuadrin ligjor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi heqja e vizave nuk duhet të krijojë probleme për vendet e BE-së, që janë destinacioni i fundit i një qytetari, në rastin konkret nga Shqipëria dhe në përgjithësi nga vendet që përfitojnë nga ky proces.


Plotësimi i këtyre tri kërkesave shtesë është shumë i rëndësishëm për një vendim pozitiv. Komisioni Europian do të monitorojë përmbushjen e tyre gjatë kësaj vere, që të sigurohet për këtë. Misioni monitorues do t`i japë Këshillit të Ministrave të BE dhe Parlamentit Europian një vlerësim të qartë dhe në detaje për përparimin e arritur në këto tre drejtime. Nëse kjo do të ndodhë ka shumë të ngjarë që Këshilli Ministrave dhe Parlamenti Europian t`i japin këtij propozimi, në vjeshtën e këtij viti, dritën e gjelbër.

Liberalizimi vizave e sjell më pranë realizimin e aspiratës për integrim në BE, të Shqipërisë dhe të Bosnje-Hercegovinës në rastin e propozimit të fundit, të 27 majit, të KE-së. Por nuk mungon perceptimi i qytetarit të thjeshtë në Shqipëri, për t`u punësuar apo tentuar të vendoset në vendet e BE. Dhe kjo ka ndodhur edhe më parë me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Cili është mendimi juaj?

Ideja e procesit të liberalizimit të vizave lidhet me mundësinë e udhëtimit pa viza në vendet anëtare të BE-së dhe në ato të hapësirës Shengen edhe të qytetarëve shqiptarë që posedojnë një pasaportë biometrike. Pra, liberalizimi i vizave heq ose zhduk detyrimin për të aplikuar për një vizë afatshkurtër të personave që kanë të tillë pasaportë dhe u jep atyre të drejtën për të udhëtuar dhe hyrë në vendet e BE-së dhe të hapësirës Shengen, kryesisht për qëllime turistike, për një periudhë tremujore pa pasur nevojë për vizë.


Ky është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në BE, por liberalizimi vizave nuk krijon mundësinë për të qëndruar më shumë se tre muaj, për t`u vendosur apo për të shkuar për të punuar në vendet e BE dhe në ato të hapësirës Shengen.

 

1 KOMENT

A keni din e iman se na cmendet me kete propagande shurdhuese per vizat!te vend e ka kap kanceri i korrupsionit hajdutllekut dhe i pushtetarise kesaj si do i behet halli.Europa nuk liberalizon vizat nese e shef qe do kete probleme me azilanta e punekerkues ne te zeze;hiqeni nga mendja.Po ky dangalkli jone qe kemi vene ne krye te shtetit i do vizat qe te zgjase pushtetin e tij politik!

Komenti juaj

 

Tenton të rrëmbejë shitësen, prangoset

Autori iu dorëzua policisë pas negociatave të RENEA-s. Për ngjarjen policia heton edhe ish- të fejuarin e vajzës TIRANË- I...

Theret në fyt superhajduti i mitur

Autori i dyshuar i krimit, vetëdorëzohet në komisariatin nr.4, ku edhe u arrestua nga specialistët e hetimit Dyshohet se Markelian...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool