|
|
Veprimet e Sutermanit me pistoletë lodër në një dyqan celularësh, nuk cilësohen vepër penale nga prokuroria
TIRANË- Mesditën e 19 majit të këtij viti, forca të shumta të policisë së kryeqytetit, si dhe forcat speciale të RENEA-së, për 30 minuta rrethuan zonën në kryqëzimin e bulevardit "Zogu i Parë" me Unazën, dhe arrestuan një person të armatosur me një pistoletë lodër brenda dyqanit të celularëve.
Pas arrestimit, rrëmbyesi i dyshuar, Elton Sutermani, kishte qëndruar në dyqan kundër dëshirës së shitëses, pa e kërcënuar, kanosur apo tentuar ta vidhte. Sipas pretendimit thjesht atij vetëm i pëlqente të rrinte pranë shitëses. Ky qëndrim i 28 -vjeçarit nga Shkodra, që tashmë hetohet në gjendje të lire, nuk është cilësuar si vepër penale. Për shkak të kësaj prokurorët janë, të detyruar të mbyllin hetimet ndaj Sutermanit. "Nga hetimet një mujore, rezulton se i hetuari, nuk ka kryer ndonjë vepër penale, pavarësisht se për 30 minuta ai negocioi me policinë dhe i alarmoi këta të fundit.
Arma e përdorur ka rezultuar se është lodër dhe nuk mund t'i ngrihet vepra penale e "armëmbajtjes pa leje". Nuk kemi vepër penale të "kanosjes" apo "heqjes së paligjshme të lirisë", pasi Sutermani nuk e ka kërcënuar apo kanosur në asnjë moment shitësen, nuk i ka kërkuar asaj t'i japë lekë nga xhiroja e ditës, thjesht ka shprehur dëshirën për të ndenjur afër saj kundër dëshirës së shitëses",-thuhet nga prokuroria.
Gjithashtu, sipas hetimeve, i dyshuari nuk ka kryer as veprën penale të "ngacmimit seksual" pasi shitësja e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë. Sipas akuzës, nuk mund të ngrihet ndonjë vepër penale, kur personi nuk ka kryer asnjë vepër, thjesht ka pasur dëshirë të rrijë pranë shitëses kundër dëshirës së saj. Ky qëndrim i 28- vjeçarit e ka alarmuar shitësen, e cila pasi ka parë dorezën e pistoletës (lodër) poshtë bluzës ka shtypur butonin e alarmit duke i ngritur në këmbë efektivët e policisë.
Ndaj tij, sipas akuzës, nuk është kryer edhe ndonjë ekspertim psikik, pasi nuk kemi ndonjë vepër penale për të cilën mund të marrim shkak për t'i kryer akt-ekspertimin. Ndërkohë, vetëm pak ditë më pare, ishte gjyqtarja Enkela Bajo e cila vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga "arresti me burg" me afat 20 ditor në masën e sigurisë "detyrim për paraqitje".
Edmond Goga, gjykon një çështje për grabitje me pasojë vrasjen e dy personave, në ngarkim të pronarit të veturës së...
GJAKMARRJA/ Pas hasmërisë së lindur 8 vjet më parë, vajzat e familjes Delia nuk janë martuar. Ato duhet të punojnë...
Lajmet 01 Prill - Ora 12 -
data/01-04-2010
Lajmet 01 Prill - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
O prokurori e qelbur deri kur do te vazhdojne budalleqet tuaja.Sikur ai shkodrani te vej ndonjedite ne shtepine e prokurorit dhe te thote tjeshte kame deshire te qendroje ne shtepin tende e pa bere asnje gje ,a do ta pranonte nje gje te till dhe normale prokurori?Kjo eshte prokuroria e Sali berishes budallenj si vete Saliu.Mjere ne qe populli yne vazhdimisht eshte i kercenuar dhe nuk ka ku te gjeje te drejten e tij se kemi prokurori me prokuror injorant(jo te gjithe).