|
|
LEZHË - Dy vetë kanë përfunduar në pranga për "falsifikim dokumentesh" gjatë operacionit të koduar "Autostrada". Sipas policisë së Lezhës janë ndaluar kryetari i fshatit Thirrë në Komunën Fan të Mirditës, Preng Çupi, 51 vjeç, si dhe shtetasi Nikoll Prenga, 57 vjeç, lindur në fshatin Thirrë dhe banues në fshatin "Qazim Pali" në komunën Lukovë të Sarandës.
Burime zyrtare të policisë sqarojnë se arrestimi i tyre është bërë pasi Preng Çupi, duke qenë me detyrë kryetar i fshatit Thirrë të komunës Fan të Mirditës, në vitin 2007 ka plotësuar në mënyrë fiktive duke falsifikuar një formular akt të marrjes së tokës në pronësi në emër të një shtetasi dhe duke i dhënë padrejtësisht atij një sipërfaqe toke, një truall dhe një banesë me sipërfaqe 4300 metër katrorë, ndërkohë që këtë tokë shtëpi dhe truall ky shtetas ia ka shitur që në vitin 1990 një tjetër shtetasi.
Dokumentin, aktin e marrjes së tokës në pronësi, si dhe të gjitha dokumentet e praktikës së regjistrimit të kësaj prone në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Mirditë, e cila është përfshirë nga shpronësimi i autostradës Durrës-Kukës, me një vlerë 60 milionë lekë të vjetra, megjithëse janë dhënë në emër të një shtetasi, janë nënshkruar nga Nikoll Ndue Prenga.
Për këtë ngjarje, ditën e hënë, 21 qershor, Gjykata e Lezhës vendosi masën "arrest në burg" për Preng Çupin, me akuzën e "falsifikimit të dokumenteve nga persona që kanë detyrë t'i plotësojnë ato", në bashkëpunim, si dhe "arrest në burg" për Nikoll Prengën, i akuzuar për "falsifikim dokumentesh" në bashkëpunim. Si rrjedhojë ata u arrestuan paraditen e së martës.
SKANDALI/ Policia arreston 44-vjeçarin Dritan Maçi, i cili ishte dënuar me 8 vjet heqje lirie për shfrytëzim prostitucioni në Itali...
VLORË/ Hasko Sina është vrarë në orët e vona të mbrëmjes së të hënës. Trupi i tij u gjet nga...
Lajmet 01 Prill - Ora 12 -
data/01-04-2010
Lajmet 01 Prill - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Komenti juaj