|
|
Humnera që ndan qytetarët e thjeshtë shqiptarë nga një pjesë jo e vogël e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, është sot më e thellë se kurrë. Është e qartë se në rendin ku jetojmë, nuk ka vend për barazitizëm.
Por gjithsesi, flitet shumë për "shanse të barabarta", për "drejtësi sociale", etj. Për fat të keq, këto janë vetëm në letër dhe në fjalimet pompoze të politikanëve; midis tyre, vetë kryeministri Sali Berisha mban kreun për tone demagogjike.
E vërteta është që largësia midis njerëzve me kapital (ekonomik dhe politik) dhe të tjerëve, është kaq e madhe, kaq e padrejtë. Kjo të kujton një thënie të John Dos Passos përpara shumë viteve, kur shkrimtari i njohur theksonte: "Jemi dy kombe... Një i pasur dhe një i varfër."
Edhe sot, te ne, zotëruesit e kapitaleve (ekonomike dhe politike), përndryshe një pakicë e lidhur në vazhdimësi me pushtetet, nuk mund të konceptojnë dot sa larg janë nga qytetarët e tjerë të këtij vendi. Dhe ndërsa flitet natë e ditë për transparencë, vetëm këso nuk ka. Bie fjala, askush nuk e di se cilat janë pasuritë e krerëve të vendit dhe se si rriten ato dita-ditës.
Askush nuk ka informacion se ku i kanë aksionet fëmijët e politikanëve dhe ata vetë, edhe pse na shtiren të vobektë, të dashur me popullin, të afruar me fëmijët, pompozë në inaugurime.
Qytetarët shqiptarë pyesin se ku shkoi gjithë ajo zhurmë për tragjedinë e Gërdecit dhe pse disa nga proceset e bujshme, si puna e miliardave në Kalimash, u fashitën dhe nuk marrin asnjë lloj përgjigjeje.
Përballë pyetjeve të qytetarëve dhe disa (pak) mediave, drejtuesit më të lartë të këtij shteti vazhdojnë të krekosen dhe të imitojnë gjestet dhe dënglat e ish-byroistëve, për të cilët ua ka ënda të flasin pa pushuar.
Dhe për të mbyllur sadopak disa nga zgafellet e humnerës për të cilën folëm më lart, prodhohen në vazhdimësi lojëra fjalësh për zhvillim (të paparë) ekonomik, për liri biznesi, e të tjera terma këso, që në raport me problematikat e qytetarëve të thjeshtë, mund të konvertohen thjesht në demagogji.
Çfarë janë fundja (e ashtuquajtura) liria e biznesit, shpejtësia për të regjistruar biznesin, etj.? Me pak fjalë, janë disa tregues periferikë, të përkohshëm, jo përherë përcaktues në vlerësimin e ritmeve të zhvillimit dhe qytetërimit të një vendi. Këto tregues kompozohen, duke pasur parasysh disa reforma nxitëse, të detyruara, si edhe ofertat e leverdishme për bizneset dhe kompanitë e huaja.
Këtu, tema është mjaft e gjerë. Për shembull, një sërë subjektesh të mëdha italiane kanë interes të investojnë në Shqipëri për prodhim energjie të gjithfarëllojshme; kjo ndodh për shkak se në vendin e tyre janë në terma maksimalë normat mjedisore dhe ato të shfrytëzimit të natyrës.
Sigurisht që ato subjekte janë shumë të gatshme të investojnë në Shqipëri, për t'i kthyer sërish në vendin e vet të mirat materiale të këtyre investimeve, bie fjala energjinë elektrike.
Përtej këtij realiteti të dyzuar, edhe përfshirja e emrave të përveçëm të politikës europiane e rajonale në afera të gjithfarshme, nuk është ndonjë gjë e re. Në një kuptim, edhe këta të fundit ndihmojnë që të kemi dy Shqipëri.
Pra, kur vjen fjala për fletëlavdërimet për zhvillimet ekonomike, pushtetarët mund t'i vështrojnë më qetësisht disa arritje; (për të cilat mburren, siç bëhej dikur me çmimet për ushqimet, kur këto të fundit, në të vërtetë, ishin me tallon). Kështu, në lehtësira të tilla për biznesin, si regjistrimi (reduktimi i kohës dhe dokumenteve që kërkohen, etj.) është rasti për çdolloj rekordi.
Ka shumë vende si ne, por edhe më të prapambetura se ne, që në këtë tregues gjithashtu "shkëlqejnë". E gjithë kjo, nuk do të thotë aspak se ky shkëlqim prodhon mirëqenie për qytetarët e atij vendi.
Edhe te ne, regjistrimi i shpejtë i bizneseve dhe performimi shembullor në këtë dhe të tjerë tregues, nuk duan të thonë aspak se qytetarët shqiptarë janë detyrimisht më të lumtur dhe se mirëqenia e tyre, po ashtu, është më e mirë. Madje, edhe rritja ekonomike, jo gjithmonë mund të përkthehet si standard për qytetarët.
Nuk mund të jetë fjala për të njëjtën Shqipëri, në se kemi të bëjmë me shifra në vetvete, të sajuara dhe të fryra në vazhdimësi nga privatizime abuzive. (Tani sërish janë nxjerrë për privatizim një numër i madh objektesh publike. Mediat dhe ekspertët kanë qenë kritikë, për shembull, në lidhje me privatizimin e hotelit "Dajti".)
Nuk mund të jetë fjala për të njëjtën Shqipëri nëse gjithë sa "prodhohet" falë rritjes ekonomike, shpërndahet në xhepat e pushtetarëve dhe njerëzve më të afërt të tyre, si edhe klaneve që gjithashtu janë në "tavë". Një shembull minor i kësaj trallisjeje, është shitja me çmime qesharake e makinave të zyrtarëve dhe deputetëve, përmes një demagogjie të padurueshme për (gjoja) kursime dhe ulje shpenzimesh.
Më në fund, edhe loja e pistë politike është një tregues i kësaj situate, me dy Shqipëri. Pikërisht, duke qenë se punët e tyre dhe të fëmijëve të tyre shkojnë si jo më mirë, duke qenë se iu duhet pushteti për të mbrojtur atë çka kanë vënë mënjanë, me dhe pa djersë, duke qenë se çdolloj mjegulle mbulon sadopak abuzimet dhe ndarjen e padrejtë të të ardhurave kombëtare, atëherë krerët e vendit e gjejnë me vend të mos ketë rregulla, të mos bisedohet për asgjë, të mos realizohet asnjë lloj marrëveshjeje.
Këto janë vetëm disa nga argumentet që mund të sjellim për të kuptuar edhe çfarë po ndodh aktualisht dhe pse jemi bërë kaq problematikë për Perëndimin. Kujtojmë prononcimin e fundit të zëdhënëses së Komisionerit për Zgjerimin, që tha para disa ditësh: "...
Kjo zgjidhje nuk duhet për të mirën e BE-së, por nevojitet për të mirën e qytetarëve të Shqipërisë, të cilët kanë këtë aspiratë për të qenë një ditë qytetarë europianë; por që të ndodhë kjo, ne duam të shohim në Shqipëri një demokraci të pjekur."
Kështu, njëra Shqipëri, ajo e pushtetarëve dhe klaneve pranë tyre, ka shkuar me kohë në Europë; tjetra, ajo e atyre që janë pa punë, që pushohen nga puna për bindje politike apo edhe për shkrime gazetash, e atyre që vetëvriten, që humbasin fëmijët, që marrin ushqime me listë, që iu kanë grabitur pronat, që nuk kanë me vete drejtësinë, etj., kjo Shqipëri është ende larg, në mos në udhëkryq...
Ndërsa nafta vazhdon të derdhet në Gjirin e Meksikës, Obama...
Lajmet 01 Prill - Ora 12 -
data/01-04-2010
Lajmet 01 Prill - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
tendenca eshte qe ky polarizim te thellohet
Nje sugjerim zoti Saro nga New-york ku jetoni per titullin e shkrimit tuaj.Sipas meje do te ishte me drejt Nje vend qe ka marre rrokullimen per ne gremine.
Pena e Vangjush Saros e ka "qare" hallin qe na ka zene,me ate thenien
"shqiperia e ndare ne dysh" vene titullin:"Nje vend ne udhekryq" .
Te tera i ka thene e s'ke c'thua, vec mendoj titullit qe do ishte me mire
"Nje vend pa udhe e udheheqie".
Ne njerezit e thjeshte dime te perdorim mire vetem "gersheret",po e keqia kesaj radhe,eshte se ato i kemi derguar per tu "kalitur"dhe si duket na u "c'kaliten" me keq.Hekuri i nxehur
u ftoh(jo me kot u fashit ajo greve historike)"kurdha"e xha"Tahirit",hekur punues ne breza,po e bejne copa copa,
("Kurdhe"kalitur me ate lufte te madhe popullore me kulmin;N>Clirimtaren,
sot "feudo-borgjeze"te tipit fashist..
modeluar.
Sa per ate kohen,e "te gjitheve",mos e zini ne goje,eshte "Emblema e nje kohe ender", koha e nje populli te tere,qe vertet luftoj per BARAZI dhe MIREQENIE gjithe shoqerore.
Edhe sikur politika te mos deshiroje,kombi shqiptar eshte i orientuar me se shumti drejt vendeve te perendimit (edhe pse besoj se edhe politika eshte e drejtuar ashtu,mund te kete ndonje perjashtim)sepse siç dihet nje pjese e madhe e shqiptareve nga i gjithe Ballkani jeton dhe punon ne Perendim.Me mire se vet shqiptaret askuh nuk mund ti beje shqiptaret ashtu siç deshirojne.Mundesite jane te hapura ,ajo qe duhet te jete eshte menyra se si arrihen sukseset ne te gjitha sferat,politike,ekonomi,arsim,biznes etj,etj................
deshirova te komentoj por e pashe te paarsyeshme perderisa komenti i arturit ploteson parametrat e nje komenti nga ana ime.Pra,cila eshte zgjidhja per te dale nga ky ngerc,nha ky udhekryq 20 vjecar...."hapja e kutiva"...!!!???Analistet e nderuar duhet te shtrojne ceshtjet per zgjidhje dhe jo te lene ne kornizen e nje analize te thjeshte,sot,problemet qe shtrohen jane dukshem te qarta madje edhe te analizuara nga masa por nuk ka lindur akoma lidere politike ne shqiperi apo forcea politike te besueshme qe mund te udheheqin vendin drejt mireqenies.Kam degjuar nje thenie te bukur:"ne shqiperi politikanet merren me biznes ndersa populli merret me politike...!!"ndaj vazhdojme te jemi ne udhekryq..!!
I dime dhe i vuajme keto,qe shkruni ju z.Saro, dhe shume gjera te tjera si keto.Por ajo qe e ben te pa vlere kete shkrim dhe pothuaj gjithe prononcimin e medias e deri tani, eshte qe nuk jep udhen praktike, se si mund te shporret monstra qe vazhdon te mbyt demokracine dhe prespektiven shqiptare.Duket ju qe shkruani e keni nga nje rroge,e cila ju siguron jeten dhe tepron per te bere trimin para filxhanit te kafese.Frika dhe apatia duket nuk ju le qe te propozoni, pa le me te dilni ne shesh per te permbysur diabolizmin primitiv. Shume shume ne Shqiperi jeton trupi ne nje shpirt prej kohesh te thare dhe te vdekur.Dhe Saliu vazhdon te vrase, njera mbas tjetres ditet e shqiptareve,qe rrine te mbledhur ne tufe si ne kohen e Hoxhes.