Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Çështja çame, sherr dhe kërcënime në Kuvend

Luis Tanushi | 25/06/2010 | Politike | komentet 8 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Dule dhe Tahiri zihen për viktimat çame. Dashamir Tahiri: Nuk je gjë tjetër veçse këlysh i Zervës. Do të ta tregoj unë se si mbahet zia. Dule: Qëndrimi im, pjesë e bindjeve të mia


TIRANË - Seanca e djeshme e Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me debate, të cilat kanë shkuar deri në kërcënime midis deputetit të PDU-së, Dashamir Tahiri dhe deputetit të PBDNJ-së, Vangjel Dule.


Shkak për nisjen e debatit ka qenë veprimi i Vangjel Dules, i cili nuk pranoi të ngrihej në këmbë për të mbajtur një minutë zi në kujtim të viktimave të popullsisë çame, pas thirrjes së deputetit çam, Shpëtim Idrizi.


"Ne kërkojmë që pala greke të kërkojë falje këtij komuniteti, t'i kthejë pronat që i takojnë. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të viktimave të pafajshme", u shpreh deputeti Idrizi. Në këtë moment, të gjithë deputetët pjesëmarrës në Kuvend u ngritën për të mbajtur një minutë heshtje.


I vetmi që nuk i është përgjigjur apelit ka qenë kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Ky veprim i Dules solli reagimin e deputetit Dashamir Tahiri. "Më bëri përshtypje zoti Dule që nuk respektoi heshtjen: Po të them nga kjo foltore që nuk je gjë tjetër veçse këlysh i Zervës, që je në parlamentin shqiptar. Unë do të ta mësoj se si mbahet zia", deklaroi deputeti i PDU-së nga foltorja e Kuvendit.


Deputeti Vangjel Dule kërkoi nga nënkryetari i seancës, Nasip Naço, marrjen e masave për kërcënimet që u bënë në drejtim të tij. "Ja ku po e them se kur ngrihem unë e për çfarë ngrihem e flas në podium, është çështje individuale, se kjo që bërë ti sot është kërcënim i hapur ndaj meje. Qëndrimi i im është pjesë e zgjedhjes dhe bindjeve të mia dhe këtë nuk mund ta diskutoj me askënd", - u shpreh kreu i PBDNJ-së.


Deputeti Tahiri i kërkoi drejtuesit të seancës të drejtën e replikës, por një gjë e tillë nuk i është dhënë nga nënkryetari i kuvendit, Nasip Naço, i cili u detyrua të pezullojë për disa minuta seancën, deri në qetësimin e plotë të situatës mes dy palëve. Por përplasjet mes dy deputetëve Tahiri - Dule nuk mbetën me kaq.


Të dy deputetët replikuan në distancë me njëri - tjetrin deri në rifillimin e seancës pesë minuta më vonë. Gjatë fjalës së tyre në Kuvend, deputetët çamë i bënë thirrje shtetit shqiptar që të bashkëpunojë për të drejtat e çamëve dhe për hetimin e masakrës së çamëve.


Partia për Drejtësi dhe Unitet është e angazhuar që, brenda kuadrit ligjor europian dhe ndërkombëtar, të realizojë drejtësinë për popullsinë martire çame. "Partia për Drejtësi dhe Unitet është e angazhuar që, brenda kuadrit ligjor europian dhe ndërkombëtar, të realizojë drejtësinë për popullsinë martire çame", u shpreh deputeti Idrizi.


Dule akuzon Topallin për diferencime


Kreu i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut akuzoi drejtuesit e Kuvendit për trajtim të pabarabartë. Sipas zotit Dule, nëse në sallën e Kuvendit do të kërcënoheshin deputetët e Partisë Demokratike, atëherë do të merreshin masa ndëshkuese për shkelësit.


"Kur bëhen kërcënime të tilla këtu menjëherë mblidhen truprojat, nuk e di pse zonja Topalli nuk reagon kur nga podiumi bëhen kërcënime reale", - tha kreu i PBDNJ-së. Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që gjatë seancës parlamentare deputetët fyhen ose kërcënohen.


Në bazë të nenit 65 të rregullores së Kuvendit, kur deputeti bën thirrje për përdorim dhune, provokon rrëmujë në seancë që pengon zhvillimin e saj të rregullt, fyen ose kërcënon deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave ose përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës apo institucione të tjera shtetërore ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione nga 2 deri në 15 ditë.


Ndalimi i pjesëmarrjes vendoset nga Byroja e Kuvendit me propozimin e drejtuesit të seancës ose propozimit me shkrim të jo më pak se 7 deputetëve.

 

8 KOMENTE

ky esht nje turp per gjith kombin shqiptar pasi arrihen te votohen keto deputet me gjak joshqiptar....keto lloj njerzish nuk duhet te pranohen ne shoqerine shqiptare.... po i vejn flaken shqiperise.....po nuk kan faj kto... tbohen kto gjona ne vendet e europes po i mysin fare i hajn tgjall ,kan gjet dhe bojn.........rroft SHQIPERIA etnike gjaku kuq e zi nuk lyhet as me blu as me tbardh, nuk esht ly per 5 shekuj e jo sot!
ju zont haku i gjith shqiptarve ne mbare boten..............ky popull duhet te kerkoj maksimumin e muncive te shtetit ton Shqiptar per ti kaluar ceshtjet e trojeve shqiptare ne mbare europen ....

po jo mer zoteri se ne qe jemi shqiptar me gjak e me shpirt qe jetojme ne greqi nuk e kemi shume problem te kthehemi per kete ceshtje ne atdhe,,,,le te behemi kurban per nje te drejte te popullit tone,,,,,,dhe qeveria po ka zemer me te vertet shqiponje neve do na perdore per aleat e jo per piken e dobet te tyre,,,,po cte besh kur bojne politike disa kelysha tradhetarash keshtu eshte,,,,,nuk e duam europen pa shqipni mer a kuptoni,,ne europe shkohet te bashkuar e jo pa gjymtyre e pasy,,,respekte kjo eshte politika qe duhet te ndiqet,,,,,,

..:te zgjedhim ne drejtim te rinjte dhe te rejat qe ju perket e ardhmia.
Ashtu u be.Me natyren e tij te qete Konsuli i Nderit,Genc Tirana vec te tjerave shtoi;ne kryesi duhen figura te spikatura me veprimtarine e tyre, sa eksperiencen ne vite.Pas votimeve ne kuti,nga 19 kandidatet e propozuar u zgjodhen:Kryetare z,Dr.Ruki Kondaj,
kuadro me pervoje ne atdhe, Z. Tonin Ndoja,binzesmen N/kryetar,sekratar u rizgjodh z. Roland Lelaj.Pjesmarja e grave dhe vajzave dominoi; antaret e kryesise, Dr.Lindita Bushi,Biranda
Mile ekonomiste,Artta Tafaj,veterane u rizgjodh si ekonomiste shoqates,Monda
Dema mesuese,Emiliana Anastasi mjekesi
Kuadrot;Ilir Cela Mesues aktivist isaj,
Ylli Laci ekonomist.Meflamujt zbukuruar
mjedisin cane rugeve te Kriplingut te gezuar per unitetin e aritur.
Suksese me ato se pari ne ATDHE;urim zemrash i ndau.
Dh.Xhoga

Te ndrojme te renet Came ne masakrat Greke te 1944-es, pastaj vazgdojme me zgjedhjete e kryesise se re te shoqates.keshtu e nisi diskutimin e saj Ruki Kondaj,ne mledhien e zakonshme
per zgjedhien e kryesise se Shoqates
"Shqiptaro-Kanadeze"ne Toronto.
Pas atij nderimi te ligjshem si vellai per vellane,shqiptarit per shqiptarin, u kalua ne proceduren e zakonshme te zhgjedhjeve.Pas raportit analitik dhe teper te goditur nga Petraq Peci dhe atij te finances nga z, Arta Tafaj,
ekonomiste ne profesion ubene diskutime
konstruktive per punen,me perparesi;
"c'do te bejme".Kjo menyre diskutimi,
sa dhe hedhia ne mase e propozimeve per
kryesine e re,beri qembledhia tia arije
qellimit.Ishin veteranet,antare nderi te shoqates,z.Pr.Kristian Bukuroshi
dhe ish kryetari veteran Muharrem Xhaferi,qe jo vetem drejtuan ate po..
dhe orientuan drejt.

vangjel dule eliminoi politikishte ata persona qe nuk ishin dakort me te ne pbdnj qe te drejta nuk mbron por eshte vetem nje menure qe greqia te nderhyj ne punet e brendshme te shqiperis .deputetet te gjithe ne kuvend duhej te nderhynin qe ta hidhnin jashte kuvendit kete njeri pa dinjitet qe nuk nderon viktimat.ai eshte me te vertet nje "nip "i zerves.çameria do te rroje per gjithmon pasi ne çamet do te kerkojme te drejtat tona.

Çfare kontradikte!Deputeti i partise qe quhet ... per te Drejtat e njeriut... nuk pranon heshtjen mu per mbrojtjen e te drejtave te njeriut,te pakten te kete mirekuptim,deklarativ e fals, per te masakruarit shqiptare nga greket... Jo se duhet shqiptaret ta denonin mosperfilljen e tij,por vet anetaret e partise se tij do te duhet te distancohen nga veprimi i tij... Kjo mosperfollje e Dules eshte kercnim per te gjithe shqiptaret,madje ne istitucionin me te larte te shtetit...
Çfare ndergjegje e ulet,jonjerezore....si veprimet Napolon Zerves... Vangjel Dule turpi te te mbulofte! E teprova...,Dhe ne vend se te flasim per Dulet... Shqiptare te flasim per bashkimin e trojeve shqiptare,me synim primar Çamerine dhe jo per kompensim te pronave çame.. TROJET ETNIKE SHQIPTARE NEN SOVRANITETIN SHQIPTAR!

Vangjel Dule eshte thjesht nje filogrek..... Po c'ti besh, te gjitha qeverite tona i kane patur kembet ne nje kepuce sepse qeverite Greke gjithmone kane bere presione te ndryshme duke filluar qe nga kthimi i emigranteve e deri te vota e tyre pro (si anetare te BE apo te NATO-s) per te miratuar kerkesat e Shqiperise per te hequr vizat, anetare e NATO-s etj.
Per mendimin tim nese se shpejti do te hiqen vizat me BE atehere shteti yne nuk duhet t'i lusi b....n asnje shteti te BE per asgje. Kupa eshte mbushur dhe duhet te tregojme qe jemi nje shtet me dinjitet sepse po na perbuzin dhe "jevgjit" e Evropes.

Vangjel Dule të veshet me të zeza!
Po bëhen 66 vjetë të masakrës së përgjakur të Çamerisë Shqiptare.Ndër vite,skenarët vrastarë po mundohen të ,,mëshehin,,(sic!!!)historinë e dhimbshme të Çamerisë ajo përlë që e krijoi si dhuratë për shqiptarët i madhi Zot...!Vangjel,leri ato ,,mësime,,anti Zot e anti Njeri të udhërrefyesit tauj(Jenullatos),i cili papra po e përbaltë Shqipërinë tonë të dashur.Çameria e ka radhën-është zëri i Kombit Shqiptarë!Ata,që e kanë mësuar Vangjelin të urrejë shqiptarët,me besoni as buka e as uji nuk ju pihet...!

Komenti juaj

 

"Supermashtruesi" Aliu pranon gjysmën e rasteve

Prokuroria i komunikoi mbylljen e hetimeve Indrit Aliut, të akuzuar si ndërmjetës i rremë në tendera dhe vepra publike Gjatë...

Adoleshenti nga Maqeonia, vjedh shtëpinë e tezes

Policia arrestoi 18- vjeçarin nga Gostivari me akuzën e vjedhjes së banesës, një ditë pas denoncimit të të dëmtuarve Krimi...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool