Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Daul: U refuzua dokumenti që hartoi PE

Shekulli Online | 25/06/2010 | Politike | komentet 14 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Kreu i Partive Popullore Europiane tregon për dokumentin e hartuar nga PE dhe refuzimin e tij nga politika shqiptare

Kreu i Partive Popullore Europiane ishte dje në Tiranë për një takim me kryeministrin Berisha dhe në konferencën për shtyp pranoi ekzistencën e një zgjidhjeje të krizës ofruar nga ndërkombëtarët, por të refuzuar nga politika shqiptare. Ai preferoi që të mos e quajë një "draft", por një dokument të hartuar nga ai vetë dhe Martin Shultz i Partive Socialiste.


Madje, mbi këtë dokument kanë diskutuar sekretarët e përgjithshëm dhe teknicienët e BE, por më pas çështja ka ngecur. Kryesocialisti Rama është shprehur pak kohë më parë se e ka pranuar këtë dokument të ndërkombëtarëve dhe është gati që ta firmosë, ndërsa kryeministri Berisha e ka refuzuar kategorikisht.


Zoti Daul, ju thatë pak më parë se jeni nga ata njerëz që doni ta vlerësoni situatën vetë në terren. A keni parashikuar takime me zyrtarë të lartë të opozitës?


Kam parashikuar një takim, të cilin ia kam kërkuar Kryetares së Kuvendit dhe gjithashtu Kryeministrit për të mundësuar një takim në Parlament. Ky është funksionimi normal i demokracisë. Kur unë shkoj në një vend, kështu bëj.


Ne një interviste për BBC keni deklaruar se edhe moszgjidhja e ngërçit politik në fund të fundit është një zgjedhje demokratike:


Besoj që ju keni një demokraci të vendosur e që funksionon. Është e vërtetë që në radhë të parë pas grevës së opozitës, e cila nuk tërhiqej, ne kemi kërkuar nëpërmjet zotit Martin Shultz funksionimin normal të opozitës, pasi kjo nënkupton funksionimin normal të demokracisë.


Ajo çfarë ne kemi këmbëngulur është që opozita të kthehet në debatin parlamentar dhe unë besoj se opozita, ashtu siç është parashikuar dhe shpjeguar, për projektligje shumë të rëndësishme nevojitet shumica e cilësuar në parlament për të ndryshuar gjërat, kështu funksionon Parlamenti Europian.


Kemi dy lexime në Parlamentin Europian, në leximin e parë çdo grup ka kontestimet për shpjegime në rrugë ligjore dhe në leximin e dytë jemi të detyruar të gjejmë një kompromis për avancimin përpara të demokracisë.


Në rezolutën e djeshme të miratuar nga Parlamenti Europian në fund ishte një sugjerim që politika shqiptare duhet ta zgjidhë krizën, duke respektuar kushtetutën dhe transparencën. Një qëndrim konstant. A do të vazhdojë Parlamenti Europian të luajë një rol që kriza të zgjidhet apo do të mjaftojë që edhe mos zgjidhja e saj është shprehje e demokracisë.


Jam këtu në radhë të parë që demokracia të vendoset dhe të funksionojë. Jam një sindikalist i vjetër. Për sindikalistët, manifestimet dhe bojkotet janë pjesë e aktiviteteve sindikale.


Unë kam organizuar aktivitete të tilla, e kam bërë këtë në periudhën e "lopës së çmendur", por gjithmonë duke respektuar, sepse ju duhet ta dini se është e vështirë me bujqit francezë dhe greva nuk është e lehtë për t'u kontrolluar.


Por, tashmë unë jam deputet, kryetar i një grupi politik, nuk flas më kurrë për bojkot. Kjo është demokracia. Ky është kompromisi. Kjo është jeta politike!


Pse dështuat në bisedimet tuaja me zotin Berisha dhe zotin Rama?


Përgjigja e parë për mua qëndron gjithmonë e njëjta, ne kemi arritur bashkë me zotin Martin Shultz që demokracia të vihet në veprim dhe që parlamenti të funksionojë. Dhe ju e dini më mirë se unë se në atë kohë në Tiranë ka pasur dy mundësi për këtë: Ose t'i shkohej deri në fund asaj greve urie, ose të fillonin negociatat.


Unë jam një mbrojtës i madh i të drejtave të njeriut, pra nuk mund të shkohet deri në një masë të tillë. Dhe për këtë ne vendosëm me z. Martin Shultz, i telefonova mikut tim Berisha, i cili menjëherë u nis për rrugë dhe për këtë i jam shumë mirënjohës, gjithashtu edhe zotit Rama.


Ne kemi bërë një takim, ku secili u shpreh dhe ne vendosëm së bashku për çështjet që janë të rëndësishme për demokracinë: njohjen e qeverisë, njohjen dhe respektimin e Kushtetutës, si dhe që opozita të punojë në gjirin e parlamentit. Kjo është respektuar. Nuk donim të shkonim më larg dhe të fillonim: Hapni kutitë, mbyllni kutitë.


Ne nuk mund të arrinim këtu, pasi ka një Kushtetutë, ka organizma ndërkombëtare që janë njohëse shumë të mira në fushën e të drejtave. Unë nuk kam studiuar drejtësi dhe kam arritur të zgjidh shumë situata të tilla përmes negociatave.


Unë mendoj se Kryeministri i dha mundësi funksionimit të Shtetit të së Drejtës dhe ai funksionon në nivelin e opozitës. Nuk dua të kritikoj zotin Rama, por i thashë se në një demokraci jemi në opozitë deri në zgjedhjet e ardhshme, në një demokraci dhe rregullat demokratike duhet të funksionojnë në një mënyrë të tillë që në zgjedhjet e ardhshme të mund të jenë në shumicë.


Pas takimit të Strasburgut ka pasur takime mes ekspertëve të dy partive. Nga zyrtarë të PE dhe opozitës në Shqipëri kanë folur për ekzistencën e një drafti. A e konfirmoni ju ekzistencën ë këtij drafti, pasi opozita ka deklaruar se ai e ka pranuar këtë draft ndërsa mazhoranca jo.
Dëgjoni, shumë sinqerisht, nuk e di se për çfarë drafti flisni.


Ka pasur diskutime, por mund të avancojmë akoma më shumë në funksionimin e demokracisë në Shqipëri, nëse do të duhet do të ketë takime të tjera të nivelit të lartë, pra: zoti Rama, zoti Kryeministër, Unë dhe zoti Martin Shultz për të diskutuar mbi përmbajtjen e një dokumenti që është diskutuar nga teknicienët tanë, nga sekretarët tanë të përgjithshëm, deri tani më kanë thënë se nuk ka pasur propozime për të avancuar në lidhje me këtë dokument.


Pra, diskutimi mund të vazhdojë, ose të ndërpritet. Parlamenti Europian nuk është bërë për t'u diktuar ligjin shqiptarëve.


Thjesht nëse ne mund të ndihmojmë që demokracia të funksionojë normalisht do të ishim shumë të kënaqur dhe mbi të gjitha ne nuk do të përzihemi më atë çfarë ndodh në fushatat elektorale, në gjirin e partive politike.


Secili ka vendin e vet, secili ka të drejtat e tij, secili ka detyrat e veta. Kjo është ajo çfarë mbrojmë ne në nivelin e Parlamentit Europian dhe nuk do të vijmë këtu për të bërë fushatë elektorale, ose më shumë.


Jo! I thashë sot paradite, Ministrit të Punëve të Jashtme, po ashtu Kryeministrit dhe do të diskutojmë sërish sonte, ne do të prekim nga afër luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave, reformën gjyqësore, ligjin për Gjykatën Administrative, vendosjen e një mediatori, reformën zgjedhore.


Të gjitha këto ligje, për të cilat ekziston mundësia për një pjesë e të cilave ekziston mundësia e votimit me shumicë, siç ndodh edhe ne Parlamentin Europian dhe një pjesë tjetër e ligjeve që kërkon shumicën e cilësuar. Kjo është demokracia.

 

14 KOMENTE

Replike Frashelliu…
Mire se te gjej...Sa per dijeni kam vite qe nuk votoj ne Shqiperi,pasi jetoj ne Amerike dhe nuk kam qef qe te le qimet e kokes per te ardhur e votuar per ta.Une nuk i perkas asaj pjese te shoqerise ku mbizoteron KANUNI,i perkas nje pjese te civilizuar te shoqerise Shqiptare.Ajo qe thua ti per djalin tend apo djalin tim,per Pangon etj.ndodhin kudo ne bote,por ajo qe kerkon ti si pergjigje nga une jo,sepse i perket vetegjyqesise Shqiptare.Detyra e prinderit eshte qe ta edukoje femijen e vet dhe te parandaloje keto fenomene te padesherueshme per cilindo qe mban kete status PRIND.Une me thiken nuk luaj,por e perdor ate sic duhet dhe s’kam pse ta kthej nga vetja,sepse s’me ka lene mendja. sot more Frashelli kane ndryshuar shume gjera qe ti s’i ndalon dot.A kishe menduar ti ndonjehere qe vajza apo djali do te bashkejetonte me dike?Jo! Ky eshte nje realitet.........Une vajzes apo motres time do ti kerkoja llogari per veprimin e saj dhe s’kam pune me Pangon beqar....Iku koha e femijeve nen cadren e Prinderit apo e gruas nen cadren e burrit. Pyka i civilizuar

....nga vetja jote sikur nje e afermja jote ose motra ti drejtohej zyres se punes ose zyres se re te Pango kur..arit dhe te sillej njelloj si me gazetaren e ta adresonte ne shtepi me telefonin shteteror te zyres me makinen e funksionit dhe shoferin e paguar nga taksat tende e timet.
Si do veproje ti apo do te paguash me nderin e motres sekelldine e kur..arit dhe rrogen e gjykatesit qe me vendimin qe dha nxjerr nje absurd te ri. Une te godas me shpulle e gjykatesi e mbron veprimin tim me vendim gjykate dhe ti duhet te me paguash. Ky eshte argumenti jot?
Megjithate te presim vendimin perfundimtar te tere shkalleve te gjykimit dhe do bisedojme prape dhe jo te behemi partizane e te shkruajme flete-rrufe si militante te semure.Te respektojme nj-tj ky eshte parimi im.
Diktati dhe hunda perpjete jane te huaja per mua f.l.m dhe respekte.

Ne fillim te them miresevjen ne mendimet e mia perveç se duhet te bindesh se nuk flas ne mbrojtje te opozites apo Rames e kujtdo politikani e politike bajate, i perkas vegjelise dhe prone kam mendimet e mia e pasuri varferine.
Jam pjese e shoqerise pavaresisht se kreu i saj i zgjedhur nga une e ti me vota, pra pushteti na perzuri ne emigrim ku ti dalim zot vetes se pushteti nuk na i garanton te drejten. Ne te drejten penale shqiptare denohet veprimi kriminal po ashtu dhe mos veprimi per te evituar nje krim denohet me te njejten mase. Ndersa sigurimi i jetes eshte i garantuar me ligj kushtetues ndersa vlerat materiale sigurohen nga kompani sigurimi. Po te pyes ne rast se femija jot ose timi kalojne ne trotuar per ne shkolle dhe goditen per vdekje nga nje x person duhet te pranojme fatkeqesine e te themi ky eshte fati i tyre? Ktheje pak thiken....vazhd

Replike Frashelliu…
Une po te isha ne vendin tend,meqe ti thua se ne Shqiperi nuk funksionon asgje dhe i vetmi institucion eshte Ha..eja,do te ikja nje ore e me pare.Si pas teje i veti qe degjon dhe qan hallet na qenka Rama.Mire more Frashelli mire te kuptoj po s’te marr vesh.Dua te te pyes sinqerisht dhe te me pergjigjesh ne te njejten menyre.Une ndjej sinqerisht keqardhje te thelle per familjet qe humben femijet e te afermit e tyre ne kete tragjedi njerezore.Por,si mendon ti ceshtja Gerdeci qe ulet e ngrihet sa here ju doni zgjidhet politikisht apo ligjerisht.Ne boten e qyteteruar askush nuk ben cudira qe te riktheje Gerdecin atje ku ishte me pare.C’do bisnes i regjistruar pavaresish se kush e ka duhet te lere depozite nje shume te caktuar lekesh sigurie ( insurance ) qe tu pergjigjet financiarisht kerkesave ligjore te te demtuareve.Ministri i mbrojtjes mund te dorehiqet sic ndodh shpesh,sepse ka firmosur psh. per hapjen e ketij bisnesi,por mos harro se ne kontrate nuk ka ndonje leje prej tij apo urdher per shkaterua Gerdecin dhe per te vrare njerez?! Fatkeqesite nje emer kane kudo ne Bote me o pa qellim,por sido qe te jete insurance ( sigurimet shoqerore ) duhet te c’demtojne c’do dem sipas ligjit.Une habitem kur mediat opozitare dhe banore te Gerdecit kerkojne heqje te imunitetit,shkarkim nga detyra te X-it apo y-nit dhe nuk kerkojne ate qe u takon ligjerisht PARATE.Rasti Pango eshte nje procedure ligjore e ezauruar,ku aji ka fituar gjyqin,ka vertetuar te kunderten e akuzes dhe ka nje vendim gjyqi dhe si qytetar ka te drejte te rikthehet ne vendin e punes dhe te marre demshperblimin qe i takon me ligj.Une mendoj se komentet e tjera jane pa vlere.

Mjere populli me keta politikane..
Erdhi ne shqiperi ky i zgjuari te marri ryshfetet edhe mire ini thote cani barkun
nuk del ndonje ....per keta ....

Pyka ka te drejte kur thote se ne sistemet demokratike je i lire te flasesh e te shprehesh por kur ke prova duhet ti drejtohesh ,kujt more pyke ti drejtohesh halese ,atje gjen vetem nje zgjidhje fiziollogjike e ne fund je i qete se largon jashteqitjen...APO DREJTESISE -me fal po ajo eshte bere haleja e shqiptareve.Pse? Jepen fakte filmike ku nje minister kur..ar ushtron profesionin e kur..erise -dhe drejtesia jote i dha te drejte kur..arit si dhe 400 000 euro.
Ti e pe qe Gerdeci u shkaterrua dhe u vrane 26 te varfer,te mjere,u plagosen 200 te tjere dhe sot ku eshte drejtesia apo po i heq stresin k....ve te drejtorit te shpikjeve ish kur..arit Pango te rehabilituar nga Berisha kryeministri i partise tende qe dhe Kamzen e ka mjeruar si drejtesine me kanunin e malsise.

I nderuar Dashamire.
Ashtu sic i ke vene pseudonimi deshiroj ta kesh edhe shpirtin dhe besoj se ke te pakten nga komenti. Nuk jam Komunist sepse (kjo foce politike tashme nuk i sherben vendit)
Po te isha nuk e kam per turp ta them. Komente qe bej mundohem ti bej ne kendin e Atdhedashurise qe na del per detyre te gjithve te kontribojme ashtu sic kontribuan gjyshet, baballaret dhe vellezerit tane ne shekuj per te mbrojtur atdheun tone. Shpreha shqetesimin se ne shqiptaret nga "bujaria e madhe" falim e nuk dime se çfalim. Kjo falje ka cunguar vendin tone. Edhe sot ne kete shekull atavizmat negative po shfaqen qarte tek pushtetaret. Per hater te karrikes ashiqare bejne. Pushteti gjithçka,shqiperia asgje. Faktet i kam renditur ne disa komente te meparshme. E bera kete replik ne shenje respekti pasi me luften kunder komunisteve vazhdojne akoma te ...vazhd

Replike Leonora…
Leri hamendesite dhe trajtoji gjerat sic thuhen dhe jane ne realitet.Ne demokraci c’do njeri eshte i lire jo vetem te thote mendimin e tij,por edhe ta argumentoje ate.Te thuash HAJDUT ne nje shtet Demokratik nuk mjafton,duhen prova per ta faktuar kete akt te denueshem dhe keto jo per t’u botuar ne gazetat partiake por ne gjykate ( per drejtesi ).Jo askush nuk i ka thene apo i thote opozites te mbylle gojen,por te ulet e te hartoje e miratoje se bashku me Poziten ligje me efektive se te parat,qe te eleminoje kete ves negative sipas saj dhe fjalet pa buke.Pyka avokat.

DAUL,s'eshte gje tjeter vetem DAU-LLE
e "terrur" mire nga Berisha sa shprehie e figures me antishqiptare, fatkeqesisht ne ate forum demokratik EUROPIAN si thuhet.
Me qarte nuk ka si shprehet ky "qark i shkurter" ne tensionin e politikes shqiptare, me dy protogoniste DAUL-BERISHA.
Mire i kane thene komentuesit"Aliu nga Selenica dhe "leonora" me pake fjale po shume shprehese.
Me qarte s'ka ku te veje vellezer e motra te OPOZITES sone, vec behuni NJE te shpetoni vendin nga kjo krize e dyfishte;sa shqiptare dhe Europiane me qendrimin qe mbajne "djathtistet"e saj, ndaj se drejtes se nje populli si kjo e jona;Zbardhien e vjedhies se VOTES se LIRE.

hajde evrope hajde§ vjen e na thote vidhni sa te duani,se ka zgedhje tjera ku po ashtu mund te vidhni sa te keni fuqi!
Rrnofte demokracia me vota te vjedhuraalla evropiansipas Daulit!

Pra i bie qe Qeveria çdo radhe te vjedhe votat e te tjetersoje vullnetin e popullit ,te vrase e prape opozita te mbylle gojen radhen tjeter prape Ruzhdie dhe kjo eshte demokracia shiptare e cila eshte e "rregullt"?????

..ollen berishen ne strazburg. dhe ne te njejten kohe u nderpre edhe greva e urise. dhe tani parlamenti funksionan. Sipas z.Daul opozita ne shqiperi qenka vetem per fasad dhe jo pjes e sistemit demokratik.Ky nenevlehtsim kaq i madh qe i behet opozites shqiptare tregon per nje personalitet qe gjithçka munde te dije dhe njohe por kurr lirin dhe demokracin jo. Qenka fatekeqesi per keto parti qe drejtohen nga njerz te tille. Opozita shqiptare teshme e ka te qarte se nuk ka asnje leshim me ndaj ketyre antidemokratve me te medhej te evropes.Ndaj duhet te filloje pa humbur kohe rezistence e cila nuke eshte e dhunuar vetem nga Berisha pore edhe nga keta Evropiante cilet dashur pa dashur po ecin ne gjurmet e baballarve te tyre te cilet kurr nuk ja kane dashur te miren Popullit tot. Turp per postin qe mba ky Daul.

..ajtore dhe bashkeautore ne vjedhjen e votave te popullit opozitar ne shqiperi. Sipas z.Daul qenka "demokratike" te qindra emigrante ne vendet te ndryshme te botes te dalin ne fletet e votimit te kane votuar ne nje kohe qe ata nuk ndodhen ne shqiperi, Dhe kjo qenka "Demokratike"? sipaz z.Daul qenka "demokratike" qe fletet e votimit te nje force politike ti kalojne nje force politike tjeter, duke i tjetersuar ato ne favore te partise qe eshte sot ne pushtet.? Nuk e di se ku z.Daul e gjen kete demokraci te tille.Ne se PPE drejtohet nga njerz te tille qe dhunojne ne menyre te hapur demokracin dhe kete dhunim e cilesojne si shprehje te "demokracise" kjo eshte nje katastrofe dhe nje ogur i keq per demokracin jo vetem ne shqiperi pore edhe me gjere. Tani ai ne tkimin me Berishen thot qe neve filluam negociatat dhe keto negociata ne so

Z.kryetari i PPE Erdhi ne shqiperi dhe na tregoj shume gjere te qutidshme.dhe ajo qe eshte me e quditshme qemka se edhe mos zgjidhja e ngerçit politik, sipas tije ne funde te findit eshte demokraci. Z.Daul e dine mire qe ky ngerç politik nuke eshte thjesht nje problem i çfaredoshem,pore nje problem qe vjen nga venja e shtetit dore ne vjedhjen dhe tjetersimin e votes se lire. Ky gjes i ketij politikani nuk eshte gje tjeter veçse nje shprehje me e paster e antidemokratizimit te jetes se nje vendi. Ti thuash Kryeministrit bere "mire" qe vodhe votet se edhe perse ti nuk i tregon xhepat ne funde te fundit edhe vjedha qenka demokraci.Pra ky eshte kuptimi i zotit Daul. Ky politikan Evropian qe fatkeqesishte eshte kryetar i PPE jo vetem qe nuk e paska ndermend te mbroj popullin pore kjo force politike me keqeardhej po them qe qenka bashkf

Komenti juaj

 

Mjekët e maternitetit: S'të marrim shumë lekë se je pa punë

"Duhen 300 mijë lekë për stafin që do të marrë pjesë në operacion, pasi në ndërhyrje do të marrin pjesë...

Bllokohen 670 mijë euro, dyshime për pastrim parash

Njësia e Inteligjencës Financiare, ngriti dyshime mbi llogaritë, kur u zbulua se ato po transferoheshin jashtë Shqipërisë Prokuroria bllokoi llogaritë...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool