Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

PS: Poligonet, nuk zbatohen parametrat e sigurisë

B. Quku | 02/07/2010 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Deputetët e Beratit dhe Librazhdit: Rrezikshmëria e poligoneve është në shkallë kombëtare, përfitimi lokal është zero



TIRANË - Mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur sërish dje gjuhën e përbashkët për miratimin e projektligjeve të rëndësishme, ku një ndër më të debatuarit ishte edhe ai për ndryshimet mbi përcaktimin e poligoneve dhe asgjësimin e municioneve.


Deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar miratimin e këtij ligji, pasi, sipas tyre, ky ligj jo vetëm që nuk garanton transparencën e nevojshme dhe cenon turizmin në zona të caktuara, por ka edhe një kontribut zero mbi jetën e komuniteteve ku do të vendosen poligonet për asgjësimin e municioneve të Forcave të Armatosura.


Deputeti socialist i qarkut të Beratit, Erion Braçe, theksoi dje që rrezikshmëria e poligoneve për asgjësimin e municioneve është shumë e madhe dhe për më tepër projekti i iniciuar nga qeveria nuk përmbush parametrat e sigurisë.


"Ngritja e një poligoni në qarkun e Beratit, i bën dëm turizmit në qarkun e Beratit. Rrezikshmëria për shkak të municioneve të tepërta që kanë këto poligone, është kombëtar, ndërsa përfitimi lokal është zero. Nuk unë di sesa në dijeni janë ministrat të projekteve të tjera të qeverisë për infrastrukturën rrugore që do të kalojnë nëpër këtë territor.


Për hir të së vërtetës, transparenca e detajuar mungon", - tha dje Braçe. Ai vuri në dukje gjithashtu se ky projekt para se të kalojë në Kuvend duhet të përputhet me projektet infrastrukturore të ndërmarra nga qeveria, me qëllim që të kryhet edhe inspektimi i akseve kryesore e strategjike, nëpër të cilat do të kalojnë municionet për t'u vendosur në poligonet përkatëse.
Gjithashtu, edhe deputeti tjetër i Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi që të mbyllet poligoni në Zharrë të Librazhdit, pasi, sipas tij, nuk paraqet siguri, duke kujtuar këtu rastin e plagosjes së dy ushtarakëve dhe dëmeve materiale që u shkaktuan në këtë poligon pak muaj më parë.


Duke iu përgjigjur pretendimeve të ngritura nga deputetët e opozitës, se ndërtimi i poligoneve sjell vetëm përfitime në nivel kombëtar shoqëruar edhe me rrezikshmërinë që bart, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, tha se për ndërtimin e poligoneve përveç aspektit të sigurisë, është marrë parasysh edhe aspekti mjedisor e turistik, ndërsa ushtria ka dhënë kontribut për komunitetin, duke ndërtuar vepra infrastrukturore që do të jenë në përdorim të ushtrisë dhe komunitetit.


 

Komenti juaj

 

Përleshje të përgjakshme polici-banorë, 3 policë në spital

AKSIONI/ Banorë të zonës së Hamallajt, të përgatitur për aksionin e ndërtimorëve kanë qëlluar mbi policinë DURRËS - Përleshje mes...

Patos, "Albpetrol" largon 370 punonjës të naftës

SHKURTIMET/ Dhjetëra punonjës kanë protestuar dje në zyrat e kompanisë teksa kanë kërkuar takim me drejtuesit Shumica e të larguarve...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool