Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Zinxhiri i vrasjeve nga Gaz Muça tek Franc Konomi

L. Cela | 09/07/2010 | Kronike | komentet 12 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Si u zhdukën "të fortët" e parë të Tiranës, një histori e nisur në fillim të vitevit 1990 kur në kryeqytet u shfaqën edhe "të fortët" e parë të "lagjeve". Ekzekutimet më të bujshme që bënë historinë e krimit

TIRANË- Ekzekutimi tipik mafioz i Franc Konomit mesditën e djeshme hap edhe një herë një nga dosjet më voluminoze e të vjetra të policisë dhe prokurorisë së Tiranës, atë që mban sipër mbishkrimin "Djemtë e rrugës Bardhyl".


Brenda saj ndodhet një nga historitë më të bujshme të Tiranës së fillimit të viteve 90', hasmërinë ndërmjet Gaz Muçës dhe grupit të Naim Zyberit. Një hasmëri e çuditshme që ka sjellë dhjetëra atentate jo vetëm në Shqipëri por edhe në Milano të Italisë. Viktimat janë të shumta, Gaz Muça, Taulant Muça, Fatos Keta, Naim Zyberi, Artur Grori e deri tek "Miri i Xhikes" dhe së fundmi Franc Konomi.

Historia


Në fillim të viteve 90' në kryeqytet u shfaqën edhe "të fortët" e parë, të cilët nuk ngjajnë aspak me krimin e organizuar të ditëve të sotme. Të fortët e asaj kohe mjaftoheshin vetëm duke rrahur ata që i shikonin shtrembër ose duke vjedhur ndonjë kalë dhe duke shëtitur me krenari në lagjen e tyre.


Kush arrinte të kishte ndonjë motor ishte edhe më i privilegjuar duke u bërë "simboli" i të fortit të lagjes. Në atë kohë nuk kishte para për të mbështetur krimin dhe për pasojë organizimi nuk ishte shumë i madh. Në këtë mënyrë në kryeqytet lindën shumë të fortë, nga të cilët tashmë shumë pak kanë mbetur gjallë. Në zonën e "Trenit të vjetër" dhe të "Restorant Durrësit" mbizotëronte Naim Zyberi dhe miqtë e tij, çunat e restorantit.


Një ndër miqtë më të ngushtë të Naimit ishte edhe Tos Keta, vëllai i të arrestuarit të disa ditëve më parë Besnik Keta. Tos Keta nuk banonte në një lagje me Naim Zyberin por miqësia e tyre ishte e fortë. Ata kishin në zotërim tërë lagjen e tyre dhe bënin një grupim shumë të madh në kryeqytet. Duke ndjekur unazën në sensin antiorar vinte lagjja e Gaz Muçës, në rrugën Bardhyl.


Në këtë zonë Gamend Muça ishte njeriu më i njohur dhe bënte ligjin sipas mënyrës së tij. Duke qënë se ai dhe Naim Zyberi ishin "të fortë" lagjesh kishin njohje me njëri-tjetrin por edhe konflikte.


Gjatë një sherri përpara viteve '90, Gaz Muça plagosi me thikë Naim Zyberin por ky i fundit nuk pranoi që të tregonte në polici se kush e goditi. Për këtë arsye u dënua vetë me burg nga regjimi komunist. Pas daljes nga burgu, thika ishte një plagë e vjetër por që nuk ishte harruar nga Naim Zyberi.


Konflikti i fundit ndërmjet tyre ka lindur në prill të vitit 1992 kur Naim Zyberi ka goditur me shpullë vëllanë e vogël të Gaz Muçës, Landin. Ky i fundit kishte parakaluar me karshillëk me motorin e tij në "zonën" e Naimit dhe ky i fundit ishte ndjerë i fyer.


Taulant Muça, në atë kohë fëmijë, ka kërcënuar Naimin se do t'i thoshte Gazit dhe pastaj do të kishte probleme për të. I ofenduar nga ky kërcënim Naimi e ka goditur sërish Landin dhe ka ofenduar atë edhe Gazin duke hapur një konflikt ndërmjet dy grupeve. Kaq ka mjaftuar dhe "lajmësit" kanë bërë punën e tyre duke nxjerrë në pah meritat e njërit grupim ose tjetrit.


Më shtatë prill të atij viti, Gaz Muça ndodhej në një lokal pranë shtëpisë së tij në kryeqytet kur një makinë, tip "Opel Kadet" me ngjyrë të verdhë është afruar drej tij. Në makinë ndodheshin pesë djem të rinj dhe kanë ndaluar përpara vendit ku ndodhej Gaz Muça, në buzë të rrugës. I pari që ka dalë nga makina dhe ka hapur zjarr në drejtim të Gazit ka qënë Naim Zyberi.


Pas tij ka qëlluar edhe Tos Keta. Sipas policisë, dyshohet se ka qëlluar edhe Franc Konomi. Dy breshëri automatiku tip "Tomson" i prodhur në Poliçan janë zbrazur mbi trupin e Gaz Muçës. Ky i fundit ka arritur vetëm të ngrejë dorën lart dhe të tentojë të qëllojë por pa rezultat.


Që atë ditë Tauland Muça është betuar se do të hakmerrej për vrasjen e të vëllait dhe se njihte shumë mirë ekzekutorët. Pesë vjet më pas, ai vendos të ekzekutojë Tos Ketën, një nga miqtë e ngushtë të Naim Zyberit. Land Muça ishte fuqizuar shumë por jo aq sa të arrinte të qëllonte Naimin.


Ky i fundit bëri disa kohë burg për vrasjen e Gazit dhe më pas qëndronte në "fortesën" e tij në zonën e "Trenit të Vjetër" së bashku me shumë djem lagjeje. Ndërkohë Naim Zyberi kishte krijuar edhe një hasmë të ri, Arben Grorin, të cilit i kishte vrarë të vëllanë Arturin. Nuk zgjati shumë dhe më 6 gusht të vitit 1997 Naim Zyberi u vra nga Ben Grori në spitalin San Paolo të Milanos.


Përsa i përket të tjerëve, Franc Konomi ishte larguar në Gjermani dhe Tos Keta ishte objektivi më i lehtë. Në fund të dhjetorit të vitit 1997 Land Muça arrin të organizojë dhe të kryejë vrasjen e Fatos Ketës në kryeqytet. Nga ana e tij Edhe Tos Keta kishte një vëlla, Besnikun, i cili nuk mund të qëndronte pa marë hakun.


Besnik Keta priti deri sa situata u qetësua për të mos rënë në sy të policisë dhe më 31 korrik të vitit 1998 kreu ekzekutimin me 24 plumba të Taulant Muçës vetëm 300 metra larg shtëpisë së tij. Kjo çështje si edhe të tjerat u "harrua" nga policia e Tiranës, e cila e rihapi një muaj më parë pas gjetjes së gjurmëve të gishtërinjve që korrespondonin me ato të lëna në armët e krimit.


Naim Zyberi, i njohur në Tiranë si "i forti" që banonte në zonën e Trenit të Vjetër dhe Frigoriferit. Ai njihet si njeriu që ekzekutoi Gaz Muçën në vitin 1992 në kryeqytet. Naim Zyberi është edhe vrasësi i Artur Grorit. Zyberi është ekzekutuar në gusht të vitit 1997 në spitalin San Paolo të Milanos nga Arben Grori


Gazmend Muça, njihet në kryeqytet si Gaz Muça "i forti" i rrugës Bardhyl. Ai është vrarë nga Naim Zyberi dhe katër persona të tjerë. Gaz Muça është bërë i njohur edhe në Itali ku dyshohet se ka kryer disa vrasje gjatë udhëtimit me traget si dhe ka organizuar revoltën e shqiptarëve që janë arratisur nga stadiumi i Barit


Fatos Keta, një nga miqtë më të ngushtë dhe të besuar të Naim Zyberit dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin ndaj Gaz Muçës në vitin 1992 në kryeqytet. Tos Keta ka bërë pjesë në bandën e Zyberit deri sa është vrarë për hakmarrje në fund të dhjetor të vitit 1997 nga Land Muça, vëllai i vogël i Gaz Muçës


Taulant Muça, vëllai i vogël i "të fortit" të rrugës Bardhyl ka qënë dhe shkaku i përplasjes më të fundit ndërmjet të vëllait dhe grupit të Naim Zyberit. Ditën e vrasjes të të vëllait ai është betuar se do të marrë hak ndaj ekzekutorëve. Në fund të dhjetorit të vitit 1997 ai është hakmarrë duke vrarë Tos Ketën në Tiranë


Franc Konomi është një nga pjesëmarrësit në ekzekutimin e Gaz Muçës bashkë me Naim Zyberin dhe Tos Ketën. Pas vrasjes ai largohet në drejtim të Gjermanisë ku qendron për disa vite. Konomi kthehet sërish në Shqipëri dhe bëhet personazh i një gjobëvënie, për të cilën u dënua nga gjykata me tre vjet dhe katër muaj burgim


Dy të arrestuarit akuzohen nga Prokuroria e rrethit Tiranë për vrasjen me paramendim për motive hakmarrjeje të Taulant Muçës, vëllai të vogël të Gaz Muçës, më 31 korrik të vitit 1998. Vrasja është kryer nga Besnik Keta, Dorian Stafa dhe dy persona të tjerë emri i të cilëve nuk është bërë publik nga policia e Tiranës.


Sipas saj, Taulant Muça ka vrarë në fund të dhjetorit të vitit 1997 Fatos Ketën, i njohur në kryeqytet si Tos Keta, një nga miqtë e besuar të Naim Zyberit. Një histori e nisur në fillim të viteve 90' dhe që rihapet tashmë 13 vjet më pas me arrestimin e dy të rinjve nga policia e Tiranës.


Kronologjia e vrasjeve mes "të fortëve" të Tiranës dhe antentati i bujshëm ndaj Naim Zyberit në spitalin e Milanos


Armiqësia me Grorin dhe vrasja e Naimit


Përveç "sherrit" me Gaz Muçën, Naim Zyberi kishte dhe një tjetër armiqësi të hapur, atë me grupin e Ben Grorit. Kjo armiqësi prodhoi shumë viktima, mes tyre dhe vetë Naim Zyberin dhe Artur Grorin. Gjithçka ka nisur pas rrjedhjes së informacionit në polici në vitin 1996 se Ardian Spahiu ( i njohur si Ad Topalli), një anëtar i bandës së Naim Zyberit, ishte spiun.


Kjo ra në vesh të Gramoz Hamiti (Gramoz Çami) , i cili mori përsipër të kryente eliminimin e "spiunit". Për këtë gjë Gramoz Çami përdori një nga miqtë e Spahiut, Fatmir Ramën (Mirin e Xhikes). Atentati është bërë tek zona e njohur si "Selvia" dhe përveç vrasjes së Spahiut, Hamiti plagosi edhe Mirin e Xhikes.


Vrasja e Ad Topallit ngre në këmbë grupin e Naim Zyberit, Met Hasës dhe Ymer Maçit, pasi Topalli ishte mik i tyre. Dhe shpagimi kërkohet te Fatmir Rama, njeriu që e futi në grackë. E gjithë banda shkon në shtëpinë e Ramës, por aty del Artur Grori, një kushëri i tij, dhe u thotë se Fatmiri nuk është në shtëpi. Për një moment ata kthehen për të ikur, por më pas ndërrojnë mendje.


Naim Zyberi troket edhe një herë në derën e Mirit të Xhikes dhe sërish shfaqet Grori. Pas një debati të shkurtër, Zyberi zbraz një karikator të tërë mbi Grorin duke e vrarë në vend.


Pas kësaj vrasjeje, Arben Grori, i vëllai i vetëm i Arturit, betohet për hakmarrje. Dhe kjo vonon vetëm një javë. Vetë Grori, Elvis Gjeçi dhe një bodiguard i njohur i Sali Berishës vrasin te "Selvia" një nga ekzekutorët e Arturit, Ymer Maçin. Pas kësaj, duke ndier se armiqtë ishin të fuqishëm, Grori kalon në Itali.


Vrasja e Maçit bën që Naim Zyberi të niset drejt Italisë në kërkim të Ben Grorit. Dy rivalët gjejnë njëri-tjetrin në Milano. Rrugët e qytetit italian shndërrohen në një fushë beteje ku dy rivalët qëllojnë njëri tjetrin dhe ndiqen me makina. Në fund më i fituar del Grori pasi Naim Zyberi plagoset në të dyja këmbët dhe shtrohet në spital ndërsa dy policë italianë qendrojnë tek dera duke e ruajtur.


Por Grori nuk e lë me kaq. Ai lidhet me një tjetër "armik" të zyberit, Gert Gjeneralin i cili ndodhej në Gjermani. Më 6 gusht 1997, i veshur si infermier Arben Grori me ndihmën e Gert Gjeneralit, ngjisin shkallët e spitalit "San Paolo" në Milano dhe zbraz mbi fytyrën e Zyberit pesë plumba pistolete.


Arma ishte e pajisur me silenciator dhe asnjë nga dy policët që ndodheshin në derën e dhomës nuk kuptoi asgjë. Disa minuta më pas kur infermierja zbuloi vrasjen, policët u kujtuan se mjeku kishte hequr dorezat e bardha dhe i kishte hedhur tek një nga koshat e plehërave në korridor. Pikërisht gjurmët e gjetura në doreza zbardhën rebusin e ngjarjes dhe emrat e ekzekutorëve.

Skema


Naim Zyberi ---------- Vrasin Gaz Muçën
Franc Konomi
Fatos Keta

Taulant Muça ---------- Vret Fatos Ketën

Besnik Keta ------------ Vrasin Taulant Muçën
Dorian Stafa

Gramoz Hamiti------- Vret Ardian Spahiun (Ad Topallin)
(Gramoz Çami) Plagoset Fatmir Rama (Miri i Xhikes)

Met Hasa
Bujar Hasa -------- Vrasin Artur Grorin
Ymer Maçi
Naim Zyberi

Arben Grori
Elvis Gjeçi --------- Vrasin Ymer Maçin

Arben Grori ----- Vrasin Naim Zyberin (Itali)
Gerti Gjenerali

Lavdërim Tufa --------- Vrasin Fatmir Ramën (Mirin e Xhikes)
Persona të paidentifikuar

Vritet në një atentat në Tiranë Franc Konomi

 

12 KOMENTE

Cfare te mbjellesh do te korresh...

o SKENDER po keto gjera kane ndodhur e do ndodhin se eshte si ajo thenia popullore (jep 100 lek me hy ne valle e mrapa jep 1000 000 mije e sdel dot) keshtu qe dhe shteti i le vete me u pastru se e kemi shtet dembel prandaj

C'DO TE MBJELLESH, DO KORRESH!!!

kaq ishte mbaroj,franc konomi ishte i fundit.

Dikur te fortit vritshin si (trima) pa u fsheh,tani qe u pasuruan vrasin ne stilin mafjoz,he mos tju duket habi se jeta i ka kto.
Si eshte ajo kenga Ne ato maja rripa rripa......

hajdeni njehere ketu ne Amerike ju qe ka shtet dhe shiheni si eshte ne lagjet e varfera dhe te keqija qe quhet geto, sdalin njerezit naten atje se te vret tjetri per ngjyren e lekures, asishin shqiptaret qe u zune u vrane dhe u therren ne shkollat e New Yorkut sepse vishnin bluze me ngjyre te kuqe ne shenje te flamurit shqiptare dhe amerikanet zezake dhe latine nuk deshin se i konsideronin ngjyrat e bandes se tyre kriminale derisa shqiptaret u mesuan nje mesim te mire majmuneve te Bronxit,kapitalizmi eshte gje e keqe sepse klase e pasur ne fuqi do rremuje ku te varferit te vrasin jjeri tjetrin dhe ata te bejne leke, perca dhe sundo dhe vemendja te mos jete tek ta por tek njeri tjetri

cunat e restorant durresit ka qene cuna me norma dhe me zemer

Eshte sistemi kapitalist ai qe gjeneron pa u lodhur krimin dhe korrupsionin. Duhet te zhduket prona private dhe ne pergjithesi kapitalizmi qe te zhduken edhe plaget qe e shoqerojne ate. Demi duhet kapur per briresh

Keto tipa qe terrorizuan Tiranen ne vitet 90 s'kane per te ndryshuar kurre deri sa te shuhen te gjithe njeri me tjetrin. Prandaj shumica ose jane vrare ose kane ikur nga vendi. Shpresojme qe brezi i ri te nxjerre mesim nga marrezia dhe kokefortesia e tyre dhe te mos perserisi te njejtat gabime.

O Tomson-Milano! Sa mire qe di te kurosh plaget?! hajde dhe na i kuro ketu ne atdhe bre burre!...
Kjo,"halabakeri tiranese"qe nuk duhet te denohen keshtu me "vetegjyqesi", po me shtet. Po ku ta gjejme shtetin.
Prandaj te them: "o Tomson dhe ju "Tomsonet e tjere"ne emigracion; ktheuni na kuroni plaget"
Guri BIESHIT d.

TRIMI MIRE ME SHOKE SHUME

Halabakeri tiranase!Te vjen keq qe s'kemi shtet,por shtet qe ka te tjera synime;
te pasurohet dhe te mbaj pushtet me vote te vjedhur.Pa qeruar mafien shtetrore qe i intereson konflikti mes shqiptareve,gjithkush eshte i kercenuar.
Kush e ka rradhen?

Komenti juaj

 

Konflikt për shtëpinë, vëllai vret vëllain

Proshka masakroi të vëllain me automatik në oborrin e banesës, grindja mes tyre për një shtesë shtëpie Autori i krimit...

Gjobëvënësit e biznesmenëve, hetohen tri raste të tjera

Prokuroria dhe policia dyshojnë se dy të arrestuarit e javës së kaluar në Pogradec, kanë kryer edhe zhvatje të tjera...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool