Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Bosh: Berisha - Rama të ulen në tryezë

Anila Peçi | 10/07/2010 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Sipas kreut të OSBE-ODIHR-it, shumica dhe opozita duhet të gjejnë pikat e përbashkëta për të arritur një marrëveshje


VLORË - Apeli i Parlamentit Europian për të hetuar zgjedhjet e kaluara parlamentare përmes shqyrtimit të materialeve zgjedhore dhe vendosjes së dialogut politik, është përforcuar edhe më shumë nga faktori ndërkombëtar në vend, i cili kërkon uljen në tryezën e bisedimeve të Kryeministrit Sali Berisha dhe kryeopozitarit Edi Rama për t'i dhënë fund krizës politike që vazhdon prej më se një viti.


Kjo ka qenë thirrja që ka bërë nga qyteti i Vlorës, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosh. Gjatë një forumi për dialog ndërkombëtar, Bosh ka theksuar se forcat politike duhet të arrijnë në një pikë të përbashkët, për të vendosur një kompromis midis tyre, i cili, sipas tij, nuk duhet të jetë një kompromis, ku njëra palë të fitojë mbi tjetrën.


"Duhet që palët të ulen të gjitha së bashku dhe të arrijnë një kompromis. Kjo fjalë e shpjegon që duhet arritur në një pikë të përbashkët dhe nuk duhet arritur në një pikë që çdo palë mund të mbetet e lumtur nga ajo çka mund të arrihet.


Dhe ky është parimi përgjithshëm i një demokracie, që të gjitha palët të ulen së bashku dhe të arrijnë kompromisin. Nëse nuk është e mundur që të arrihet një kompromis, atëherë është e mundur që mazhoranca të vendosë, pasi është shumica. Megjithatë, duhen bërë përpjekje për kompromis", - tha dje Bosh.


Megjithatë, Bosh vuri në dukje se mazhoranca nuk mund t'i marrë e vetme vendimet për të zgjidhur situatën politike, por duhet që të arrijë një marrëveshje me opozitën për ta kryer këtë veprim. Para së gjithash, Bosh ka apeluar për vendosjen e një dialogu politik midis drejtueseve politikë.


"Po flasim parimisht se si duhet të funksionojë një demokraci, nuk po flasim për çështje specifike dhe megjithatë unë e thashë që mazhoranca në një sistem demokratik mund të vendosë, por gjithashtu përmenda se duhet të jetë një kompromis, duhet të jetë një bashkëpunim dhe një dialog midis palëve. Kjo është mënyra se si në fund mazhoranca mund të vendosë. Mesazhi im është të gjendet një kompromis", - u shpreh ai.


Duke iu referuar deklaratave të ardhura nga Parlamenti Europian dhe institucione të tjera të BE-së se vazhdimi i krizës politike rrezikon integrimin e vendit në familjen europiane, kreu i OSBE-së specifikoi se moszgjidhja e situatës politike do të ketë një ndikim negativ në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.


"Unë nuk jam përfaqësues i Bashkimit Europian, por sigurisht mund të ketë ndikim, kjo nëse palët nuk bashkëpunojnë. Nëse ato vijojnë të kundërshtojnë, mund të ketë ndikim negativ", - nënvizoi Bosh.


Ai saktësoi se rruga e vetme për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri është bashkëpunimi i liderëve politikë shqiptarë dhe, sipas tij, ky është një apel i qartë që ka ardhur nga Parlamenti Europian. Përpos thirrjes për zgjidhjen e ngërçit politik, Bosh ka kërkuar që demokracia të zhvillohet në të gjitha nivelet e pushteteve, duke nisur, që nga pushteti vendor e deri tek pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ.

 

Komenti juaj

 

Policia ruan varrimin e Franc Konomit

Efektivë të policisë kanë vëzhguar dje shtëpinë e Konomit dhe të gjithë personat që morën pjesë në funeral Flet Ylli...

Nëna e Gaz Muçës: E kam mbyllur këtë histori

Liljana Muça: Nuk dua të më riktheni kohën e tmerrshme që i mori jetën dy djemve të mi TIRANË- Edhe...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool