|
|
Lideri i PS shprehu dje gatishmërinë për kompromis që s'mund të përfshijë djegien e fletëve të votimit
Paralajmërimi i kryesocialistit: Djegia e fletëve të votimit, ndarja përfundimtare me këtë parlament dhe me këtë qeveri
TIRANË - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shprehu dje sërish gatishmërinë për zgjidhjen e situatës aktuale, por pa djegien e kutive të votimit.
Rama vuri theksin gjithashtu edhe në Rezolutën e miratuar nga Parlamenti Europian, duke theksuar se ky dokument flet qartë për transparencë përmes hetimit të materialit elektoral. Sipas tij, me material elektoral apo zgjedhor, Kodi ynë Zgjedhor nënkupton gjithçka ndodhet në kutitë e votimit përfshirë dhe fletët.
"Por, jemi të gjithë të vetëdijshëm për qasjet e ndryshme ndaj fletëve të votimit, atëherë jemi të gatshëm këtu të bëjmë dhe një kompromis që në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast nuk mund të përfshijë djegien e fletëve të votimit.
Djegia e fletëve të votimit nuk është fundi i çdo përpjekjeje për çdo kompromis, por është edhe ndarja përfundimtare me këtë parlament dhe me këtë qeveri", paralajmëroi Edi Rama.
Ndërkohë që, siç tha kreu i PS, është tërësisht i pavërtetë një spekulim i mbrapshtë, dhe një gënjeshtër e rëndomtë që opozita e paska pasur apo që e ka dhe tani, të drejtën që të bëjnë transparencën e dokumentacionit zgjedhor.
Gjithashtu, kreu i opozitës vlerësoi se PE ka ngritur për herë të parë zyrtarisht në instancën e seancës plenare dhe me një votë bipartizane problemin e krizës politike në Shqipëri.
Për të, amendamenti i parë i votuar me një shumicë të madhe ka nënvizuar se është koha për të gjetur zgjidhjen e krizës politike. Ai theksoi gjithashtu se PE zyrtarisht me votimin e rezolutës ka nënvizuar fatin se zgjedhjet duhet të hetohen.
Më tej, lideri i socialistëve vuri theksin se përmes këtij dokumenti thuhet gjithashtu se "është koha për të ngritur një komision hetimor dhe për të bërë transparencë duke hetuar materialin elektoral". Duke vlerësuar në tërësi rezolutën e miratuar, kryetari i PS tha se katër amendamentet përbëjnë një kambanë alarmi për qeverinë shqiptare si fuqia e shumicës në një parlament, i cili duhet të marrë përsipër zgjidhjen e krizës politike.
Sipas tij, mazhoranca duhet të ngrejë komisionin hetimor me shumicë dhe drejtimin e opozitës, e të bëjë transparencë duke hetuar edhe materialin elektoral.
Ndërsa zhvilloi një analizë për dokumentin e miratuar nga Parlamenti Europian, kryesocialisti apeloi sërish ndaj Kryeministrit, duke i thënë se është e kotë çdo përpjekje për ta zvarritur çështjen e transparencës, për ta tkurrur objektin e hetimit të zgjedhjeve dhe për të fituar kohë, me idenë sa naive aq edhe të dëmshme për vendin se do të tërhiqen nga kauza e tyre.
Ashtu sikundër, vijoi Rama, është po ashtu krejt e kotë që kjo propagandë e shthurur antiopozitare, kundër transparencës, kundër zgjidhjes së arsyeshme për t'i dhënë fund krizës të shtrihet deri në insinuatën se opozita do të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme.
Në lidhje me pjesëmarrjen apo jo të opozitës në zgjedhjet lokale të vitit tjetër, kryesocialisti u shpreh qartë se PS nuk do t'i shmanget sfidës, por nga ana tjetër deklaroi: "Ne nuk do të lejojmë që të bëhen zgjedhje që të jenë një përsëritje e farsës së 28 qershorit".
Të arrestuarit e operacionit "Servisi", pritet të lihen të lirë për shkak se malli rezultoi paracetamol TIRANË- Drejt pushimit...
Pikat më veriore të vendit edhe këtë vit kanë nisur të frekuentohen. Freskia, qetësia, por më tepër bukuritë që ato...
Lajmet 01 Prill - Ora 12 -
data/01-04-2010
Lajmet 01 Prill - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
KOMENTI ESHTE FSHIRE PER ARSYE ETIKE
Nga MODERATORI
Shefqet Cela kuptoj sinqeritetin tend,por nuk mundem te mos e bej me boje te zeze te popullit, Berishen...Meriton me shume,meriton ato fjale qe populli i thote ne kafene, kur ska pune, ne shtepi,kur ska leke te nxjerr muajin, per femijet,me ato fjale qe flasin ketej emigrantet, qe duan te kthehen e nuk kane siguri... Konica, Noli, etj, kane perla "komente-skica" kunder njerzve te tille ne kohen e tyre...
Une pelqej Zgarbin,Travalion,te djathtin e madh Indro Montaneli,qe se keqes i turren si i turret plumbi kriminelit, vrasesit, tradhetarit, mashtruesit, demagogut, hajdutit ...Nukmund te ndryshojne dot,kur populli flet kudo me rende se une...
E. Rama, e ke vene Saliun, perfundi.
Asnje leshim por vetem zbardhje, ne emer te shqiptareve. Ja ke nxjerre bojen dhe para nderkombetareve. Dhe ata qe e mbronin, tani kane ra squk.
Nuk besoj kurresesi ne "perbetimin" e Sali Berishes, se do te beje ate, qe duhej bere para nje viti.Nuk rri truri i tij pa pjellur ndonje hile.Kete ka bere per 20 vjet.Te besosh se Berisha do te beje transparence per t'ia futur vetes, eshte me teper se naivitet.Ky eshte nje moment qe nepermjet "akrobacise" se rradhes kerkon te kaloje "hendekun" qe krijoje vete, por qe po e detyrojne te tjeret, pa perjashuar dhe "ndonje" nga ata qe e ndihmoi ne kete maskarade.Tani po i drejtohem kmentuesve te modelit"pyka" ne amerike, Itali, Kosove, çmund te na thone ndonje gje lidhur me kete kthese te liderit "te djathte", sipas "vizionit" te tyre.Se vajten kaq kohe qe kerkojne te na shesin interpretim ligjor dhe kushtetues te nje vjedhje ne drite te diellit.
KOMENTI ESHTE FSHIRE PER ARSYE ETIKE
Nga MODERATORI
ZOTI L.Itali! Ju mirekuptoj per mllefin tuaj karshi ketij personi, per te keqijat skandaloze, qe i solli keti vendi per 20 vjet. Ai ka fituar natyrshem urrejtjen e ketij populli te sfilitur, nga historija dhe e tanishmja
Mos harro se eshte nje kaste vendore dhe sidomios, agjenturat e huaja, qe e mbeshtesin, per interesat e veta.
Me ju nuk jam aspak dakord me tonin dhe fjalorin qe perdor. Sharjet banale nuk jane argument. Perkundrazi ato jane nje arme, me gjithse e felliqur, ne duart e tije.
Ju ulni veten,duke perdorur fjalorin e SALIUT. Po te permend vetem mitingun ne malesi kur deklaroi para publikut (ata qofshin ne se e honepsen kete shaka bastarde) dhe para femijeve pjesemarres apo ZONJEZES kryetare te parlamentit; se kryetari i opozites eshte i "TREDHUR" dhe qeshi sic di ai.
Duke ju pershendetur
KAM RESPEKT PER TY EDI RAMA. KISHA, E, KAM RESPEKT PER PRINDRIT E TU . ESHTE E CUDITESHME SE SI NJE GRUP NJEREZISH NGJASIN ME NJERI TJETRIN NE MENYREN E TE MENDUARIT. C'DO HAP QE ESHTE KRYER NGA PS. UNE E KAM MEDUAR SI POZITIV.
TANI DO TE TE THOSHA SE NE SHQIPERI UNE KAM PARE ENDE SHUME NJERES TE ZGJUAR ,ME TE ZGJUAR SE SA NJEREZIT QE JU RETHOJNE ,LIDHUNI ME ME SHUME NJEREZ TE RINJ E SHKENCETARE JO TE MEFSHTE SI p.sh..MEJDANI. SHOKET E TU DUHET TE JENE NGA FUSHAT JURIDIKE ,POLITIKE, E ,SHKENCAT EGZAKTE. NUK ECET ME VETEM ME FORCAT E TUA ,E SIDOMOS KUR KE PER TE LUFTUAR NDAJ NJE MONSTRE ANORMALE E NDAJ NJE EUROPE TE DALE MODE , E CILA VAZHDON TE JETOJE ENDE VETEM NE SAJE TE,GJERMANISE, TEJE TE NDERGJEGJESUAR E TE PERPARUAR .
Vijon... vet president,kryeminister,gjyqtar e shtetar. Problemi eshte se per kete katrahure qe prodhoi, funderina jone,derri i "Fermes se derrave"qe edhe cuditerisht mbiemrin e ka derr,(berr..isha) nuk ndjen asnje pergjegjesi qe ne cdo vend demokratik do te vetdorehiqej kryeministri,pa asnje dyshim e keqardhje. Perkundrazi,gjithe kjo katrahure,(nga me te rendat e tranzicionit tone butaforik e mjeran,)per te duket normale,bile ai shkaperdridhet aq shume,sa duket qe edhe i shtrire ne llumin e te pergerave qe i gatoi vetes,pi serish urinen e tij...Eshte kafsheria me e paimagjinueshme qe mund te kete prodhuar ndonjehere,pylli i kafsheve te egra.Mungon totalisht tek ai edhe lidhja gjenealogjike e epokes kur majmuni filloi te arsyetoi dhe te behej njeri...E keqja e ketij majmuni jo njeri eshte se gjithe shqiptaret i konsideron si vetja...
Vijon.. ata qe deklaruan se" edhe Enveri te ngjallet s'ka trasparence,"dhe nga ana tjeter,dje,pa turp,pa moral politik,dhe pa iu skuqur fytyra e shtrember prej majmuni, deklarojne disfaten e tyre...Eshte vertete cmenduri qe nje popull ka ne krye te tij njerz te paturpshem si Berisha,qe edhe ti peshtysh ne fytyrat e shtremberta, ben pis peshtymen...Kjo klase e vjeter amorale, miserabile, diabolike,nuk meriton vetem braktisjen totale,por edhe ndeshkimin ligjor qe fle ende ne kutite qe do hapen. Nuk mund te kete perparim Shqiperia, evoluim demokratik, me pisa politikane si Berisha,qe alarmoi boten demokratike,per nje te drejte trasparence qe Curcill,sic dhe kemi shkruar kohe e kohe me pare e ka percaktuar ne menyren me demokratike dhe te ndershme,jo me per partite,por dhe per qytetarin e thjeshte,i cili ate dite,kur voton eshte vet pres..
Shume mire,Rama! Por, nga ana tjeter,nuk po kuptoj dot pergjegjesine politike te shkaktarit kryesor qe ndeshkoi shqiptaret per nje vit te tere,duke kembengulur si derr(ne tropojance berr)berri(sha) i qeverise qe turperon ende Shqiperine.Nese do te kishte trasparence qe kur opozita kerkoi,nuk do kishim kete demaskim te vendit tone ne BE,madje ende nuk eshte e sigurte nese do te levizim,sepse berri(sha)mund te nxierr rrangalle te tjera. Por tashme,me kete rezolute,koha e vjedhsit te votes perfundoi dhe natyrshem ai i dha nje suport mbeshtetes opozites e cila duhet ta shfrytezoje,per te gjithe aktivitetin e saj,per zgjedhjet e ardhshme, qofshin te qeverise teknike,qofshin ato locale... Por problem,mendoj une mbetet, pergjegjesia politike e klases aktuale shqiptare.Nuk kuptoj dot se si BE,te nxjerr nje rezolute qe ndeshkon teresisht rende ata qe...