Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Rouçek: Integrimi varet nga zgjidhja e krizës

Shekulli | 10/07/2010 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Zëvendëspresidenti Social Demokrat i PE, apel për politikën shqiptare


Grupi kryesor Progresist në Parlamentin Europian shprehu dje shpresën që qeveria dhe opozita shqiptare të kuptojnë qartë se kapërcimi i mosmarrëveshjeve politike aktuale është vendimtar për progresin e vendit drejt integrimit europian.


Deklarata është bërë nga Libor Rouçek, zëvendëspresidenti Social Demokrat i Parlamentit Europian dhe raporteri ndihmës për përgatitjen e Rezolutës mbi procesin e integrimit në BE të Shqipërisë, i cili nënvizoi faktin se të gjitha palët politike duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv.


Përndryshe, sipas tij, "ekziston një rrezik serioz që përpjekja e vendit për t'u anëtarësuar në BE të pezullohet". "Ka ardhur koha për të gjetur një zgjidhje për krizën politike aktuale, mbi një bazë që do të mund t'i qëndrojë kohës.


Është përgjegjësia e qeverisë të gjejë pa humbur kohë zgjidhje dhe mënyra për të ecur përpara, çka i nevojiten vendit teksa ecën drejt BE", deklaroi Rouçek.


Ai përshëndeti progresin që është bërë në lidhje me përgatitjet për liberalizimin e vizave dhe i nxisim autoritetet që të punojnë shumë për të përmbushur të gjitha kriteret deri në fund të 2010.


Zëvendëspresidenti Social Demokrat i Parlamentit Euvropian tha gjithashtu se po presin që në Shqipëri palët politike të gjejnë mundësinë për dialog. "Kjo, së bashku me votën e mbi raportin në tërësinë e tij, do të ndihmojë Shqipërinë për të ecur me efikasitet drejt integrimit europian", theksoi zyrtari i lartë i PE.


Sipas tij, progresi i secilit vend drejt Bashkimit Europian varet nga përpjekjet e tij për t'ju përmbajtur kritereve të Kopenhagenit dhe kushteve të Procesit të Stabilizim Asociimit.

 

Komenti juaj

 

Policia ruan varrimin e Franc Konomit

Efektivë të policisë kanë vëzhguar dje shtëpinë e Konomit dhe të gjithë personat që morën pjesë në funeral Flet Ylli...

Nëna e Gaz Muçës: E kam mbyllur këtë histori

Liljana Muça: Nuk dua të më riktheni kohën e tmerrshme që i mori jetën dy djemve të mi TIRANË- Edhe...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool