|
|
KRUJË/ Arben Bardhi ka mbetur i plagosur në këmbë pasi është qëlluar me armë. Policia prangosi Zamir Zogun
KRUJË - Policia arrestoi mëngjesin e djeshëm 21-vjeçarin Zamir Zogu, banues në Luz Krujë, i dënuar më parë për trafik armësh. Arrestimi i të riut, sipas burimeve zyrtare të policies, u bë pasi ai së bashku me të vëllanë 24-vjeçar, kanë tentuar të vrasin me armë 30-vjeçarin Arben Bardhi, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak i plagosur.
Burimet nga policia bëjnë të ditur se dyshohet që shkak për këtë veprim të dy vëllezërve ka qenë një konflikt i mëparshëm mes shtetasve.
Kështu, në muajin qershor të këtij viti, Arben Bardhi është shpallur në kërkim për kryerjen e veprës penale të "shkatërrimit të pronës me dashje", pas një urdhër-ndalimi të nxjerrë nga prokuroria e Krujës në 25 qershor. Ndërkohë të dielën rreth orës 18:30, të dy vëllezërit mësohet se në vendin e quajtur "ambulanca" në qytetin e Fushë-Krujës kanë tentuar të vrasin me armë zjarri automatik Arben Bardhin.
Si rrjedhojë, 30-vjeçari ka mbetur i plagosur në këmbën e majtë dhe është transportuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka prangosur Zamir Zogun, ndërsa ka shpallur në kërkim vëllanë e tij 24-vjeçar Serjan Zogu. Ata akuzohen për "vrasje me dashje e mbetur në tentativë" e kryer në bashkëpunim dhe "mbajtje pa leje e armëve luftarake". Ndërsa Bardhi u ndalua teksa merrte mjekim në spital.
Zamir Zogu është dënuar më parë për "trafik armësh". Ai përfundoi në pranga tre vjet më parë bashkë me dy vetë të tjerë, teksa përpiqeshin të kalonin municione nga Sarandë për në Kosovë. Atyre iu gjetën 14 arka me fishekë dhe katër armë. Arrestimi u bë nga policia e Vlorës.
Hetimet e policisë mësohet se janë përqendruar vetëm në pistën e prishjes së pazareve në lidhje me trafikun e drogës...
DËSHMIA Ish- kreu i shërbimit sekret të Ushtrisë deklaroi se kishin pasur këshilla për të bërë kujdes para anëtarësimit në...
Lajmet 01 Prill - Ora 12 -
data/01-04-2010
Lajmet 01 Prill - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Komenti juaj