|
|
Prifti: Rama nuk mund të jetojë me të ëmën, ai ka qindra shtëpi. Deda: Prifti dhe Vasili, të implikuar në korrupsion
TIRANË - Çështja e deklaratave zyrtare të pasurisë dhe pasurisë reale të politikanëve shqiptarë ka sjellë debate të forta dje në Kuvend mes ministrit Dritan Prifti dhe deputetëve socialistë. Gjatë javës, socialistët kanë kërkuar shpjegime nga ministri Prifti për mënyrën se si ai ka fituar 1.8 milionë euro gjatë një viti dhe dje ai është përgjigjur duke akuzuar kryesocialistin Rama se po fsheh pasurinë.
Sipas ministrit Prifti, është e pabesueshme se kreu i PS është pastrehë dhe se jeton në një shtëpi me nënën e tij. "A ka shqiptar që ta besojë se Edi Rama nuk ka shtëpi dhe jeton me nënën e vet. Kjo është qesharake. Dallimi mes meje e tij është se unë e familja ime i kemi vënë pasuritë me ndershmëri.
Ai njeri thotë është i pastrehë. Ai njeri, të nderuar kolegë deputetë, thotë se ka vetëm tre mijë euro pasuri në bankë. Unë po ju them se tre mijë euro kushton vetëm substanca që ai thith me hundë çdo ditë. Vlera e një dite e substancës që Edi Rama thith çdo ditë me hundën e vet bën më shumë se tre mijë euro", - deklaroi deputeti i LSI-së.
Nga tavolina e deputetit, ndërhyri deputeti i PS, Taulant Balla, i cili i kërkoi kryetares Topalli që të marrë masën me përjashtim nga seanca të deputetit Prifti. Por, ka reaguar ky i fundit, duke e akuzuar se ka në pronësi një kazino.
"Ej Taulant do pushosh apo jo. Nuk po flasim për kazinonë tënde. Merr miliona nga kazinoja or burrë", - tha Prifti.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës u shpreh se ai dhe familja e tij ka deklaruar dhe deklaron çdo qindarkë, në ndryshim nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe ftoi Inspektoratin e Deklarimit të Pasurisë që të hetojë deklarimet e pasurive të tij dhe të kreut socialist.
"Të hetojnë çdo qindarkë të pasurisë sime dhe të hetojnë çdo qindarkë të pasurisë së Edi Ramës, që nga vila që ka në Durrës, me emrat e biznesmenëve të vet, deri tek vila në Shkodër dhe qindra apartamente në Tiranë. Një njeri që fsheh gjërat e rëndësishme", u shpreh ministri Prifti.
Duke sqaruar pasurinë e tij, ministri Prifti tha se shtimi me 1,8 milionë euro i pasurisë së tij gjatë vitit të fundit lidhet me shitjen e aksioneve të një firme ku ai ka qenë aksioner, të cilat, sipas tij, janë shitur nën kosto. "Thonë që janë shitur aksionet me vlerën 1.8 milionë euro. Edhe kjo është një shpifje tjetër.
Ato aksione janë shitur dhe rritja e pasurisë e vitit të deklaruar është 500 mijë euro. Paratë e tjera prej 1.5 milionë euro do të arkëtohen në një periudhë dyvjeçare dhe po ju garantoj që po të marrësh dhe të analizosh bilancet e asaj kompanie vlera e kapitalit është më e ulët se sa janë shitur aksionet prej meje", sqaroi ministri i Ekonomisë.
Menjëherë pas kësaj deklarate u përgjigj Partia Socialiste, e cila sqaroi çështjen e kompanisë që ka shitur Dritan Prifti. PS akuzoi dy ministrat, Dritan Priftin dhe Petriti Vasili, për përfitime të padrejta përmes një kompanie farmaceutike. "Unë mund t'ju them se 'Megafarm' është një kompani farmaceutike, distributor farmaceutik, drejt të cilës janë adresuar të gjithë tenderët dhe prandaj është ndaluar shpallja dhe lidhja e kontratave të këtyre kompanive.
Dhe jo më kot e theksova këtë, pasi na rezulton se edhe pronari "Megafarmës" është një zotëri që quhet Rasim Hamzaraj dhe Rasim Hamzaraj është ai njeri i cili ka blerë pasurinë e ministrit tjetër të kësaj qeverie, z. Dritan Prifti, dhe me një pasuri prej 1.8 mln euro. Ky njeri është i afërm i Petrit Vasilit", - tha deputeti socialist, Eltar Deda.
Deputeti Deda denoncoi edhe tenderin e zhvilluar për pajisjen me ilaçe të spitalit të Vlorës. "Meqenëse z. Ministër thotë që nuk ka klientelizëm unë mund t'ju them se vetëm në tenderin që është bërë në Spitalin Psikiatrik të Vlorës, në një shumë prej 57 mln lekësh të reja, një medikament Loraxefan janë të Medifarmës, zë 50% të buxhetit. Dhe e dini kush e drejton këtë? E drejton familja e Drejtorit të Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili i përket partisë suaj', - theksoi Eltar Deda, deputet në qarkun e Vlorës.
Miratohet ligji për policinë gjyqësore
TIRANË - Parlamenti miratoi vetëm me votat e demokratëve ligjin për "Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore" të ndryshuar. Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, u shpreh se në fakt projektligji synon të garantojë funksionimin e policisë gjyqësore, sipas Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi, si dhe shmangien e rasteve të përdorimit në mënyrë abuzive të këtij institucioni.
Ndërsa Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, tha se ky projektligj ka gjetur edhe konsensusin e institucionit të Prokurorisë. Por ky ligj ka hasur në kundërshtimet e opozitës, të cilët kërkuan hartimin e një ligji të ri pasi ligjit aktual i ndryshohen më shumë se 50 % e përmbajtjes së tij.
"Ligji ka 18 nene. Kur në një ligj ndryshohen më shumë se 50% dhe ka të bëjë me parimet, atëherë duhet të bëjmë një ligj të ri", - u shpreh nënkryetarja e grupit parlamentar të PS, Vasilika Hysi. Sipas deputetes Hysi, praktika e deritanishme e funksionimit të policisë gjyqësore nuk ka qenë e bazuar mbi vlerat, por mbi kriteret partiake. Hysi theksoi se një mangësi e policisë gjyqësore është arsimi i duhur i oficerëve që punojnë në këtë strukturë.
Socialistët kërkojnë që oficerët e policisë gjyqësore të kenë formimin e juristit. Ky ligj është kundërshtuar nga opozita edhe në komisionin e Ligjeve, ndërkohë që deputetët e majtë kanë kërkuar edhe seancë dëgjimore me ministrin e Brendshëm, e cila është lënë për në datë 20 korrik.
Rikonstruksioni i Parlamentit
Salla e Parlamentit do të marrë një pamje krejtësisht të re. Edhe pse nuk ka përfunduar sesioni i punimeve të Kuvendit, salla e zhvillimit të seancave plenare dhe e mjediseve brenda godinës së Parlamentit i është nënshtruar një ndryshimi të thellë. Tavolinat e deputetëve dhe të kabinetit qeveritar nuk do të jenë më në formë të rregullt katërkëndëshe, por do të kenë një harkim.
Numri i tavolinave të vendosura në sallë nuk pritet të ndryshojë, por vetëm forma e tyre, e cila do të ketë një hark të lehtë. Nënshtrimit do t'i nënshtrohet edhe pjesa ku vendoset media dhe personat, të cilët janë të autorizuar për të ndjekur seancat.
Fondi limit për rikonstruksionin e Sallës së Seancave Plenare është 48,670,008 lekë pa TVSH, ndërsa fondi limit për mobilimin është 11.230.800 lekë pa TVSH.
Fiqiri Ismaili tha se një vit para shpërthimit kishin kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes kalimin e repartit në administrim Dëmi...
VLORË/ Kaçandon Shehaj është ekzekutuar rreth orës 01:00 teksa mbyllte makinën e tij në garazhin pranë shtëpisë VLORË - Një...
Lajmet 01 Prill - Ora 12 -
data/01-04-2010
Lajmet 01 Prill - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Pasuria qe deklaron prifti 1.8 miljon euro eshte vetem 30%e aksioneve.i bie qe gjithe aksionet te jene 6 miljon euro.Sipas priftit ky bisnes eshte ngritur ne vitin 2007.6 mil.euro=8 miljard leke.Ju lutem z.Prifti a mund te na ndihmoni edhe neve si ti veme keto pasuri?Jemi nje familje me shendet te plote, punojme 4 veta ne familje dhe gjithe pasuria jone eshte vetem nje shtepi qe jetojme.Dua te theksoj se deri ne vitin 1990 ishim te tere ne te njejtin nivel ekonomik.Pra si mund te vihen dhe te shtohen keto kapitale me pune te ndershme?