Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Lirohen dy kosovarët që "mashtruan" 250 veta, 1 mln e 350 mijë euro i "fshehën" në Qipro

Flamur VEZAJ | 16/07/2010 | Kronike | komentet 2 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

TIRANË- Gjykata e Lartë dhe ajo e Apelit në kryeqytet, liruan me 13 dhe 14 korrik dy kosovarët e akuzuar për "mashtrimin" e 250 personave, prej të cilëve kanë përfituar shumën prej 1 milion e 350 mijë eurove të depozituara në bankat e Qipros.


Por, lirimi i tyre nga masa e sigurisë "arrest me burg" në masën shtrënguese "detyrim për paraqitjeje" nuk është pritur mirë nga njësia e hetimit të përbashkët kundër krimit ekonomiko-financiar Task-Forca e prokurorisë së Tiranës.


Zyrtarët e këtij institucioni, shprehen rezerva për arsyetimin e vendimit të lirimit të dy të dyshuarve Valon Kyçyku dhe Burim Haxholli, pasi sipas tyre, të qenurit të lirë mund të prishin zbardhjen e hetimit të çështjes dhe rrezikun e fshehjes së të "ardhurave" të këtij mashtrimi. "Ndryshimi i masës së sigurisë, nga "arresti me burg" në "detyrim për paraqitjeje" siç duket është bërë në mënyrë extra procedurale.


Pasi kërkesat për ndryshimin e masave të sigurisë janë bërë njëkohësisht në dy Gjykata, atë të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe Apelit. Me datë 13 korrik Gjykata e Lartë vendosi ndryshimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit Burim Haxholli dhe një ditë më pas Gjykata e Apelit vendosi që të liroi edhe të dyshuarin tjetër Valon Kyçyku.


Ndërkohë për këtë të fundit po gjatë paradites së 14 korrikut Gjykata e Lartë kishte parashikuar zhvillimin e seancës gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë"-thanë burimet zyrtare të Task-Forcës.


Gjithashtu, këto burime saktësuan se janë verifikuar dhe identifikuar që 1 milion e 350 mijë e eurot e mbledhura nga "mashtrimi" dy të dyshuarit i kanë dërguar në dy banka të nivelit të dytë në Qipro dhe një në Maqedoni.


"Njësia e Task-Forcës kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës nga hetimet e deritanishme ndaj dy personave nën hetim Haxholli dhe Kyçyku, është arritur të provohet se kanë mashtruar 250 persona të ndryshëm në Shqipëri.


Si pasoj e këtij mashtrimi, dy të dyshuarit kanë përvetësuar dhe më pas i kanë transferuar në dy banka në Qipro dhe një në Maqedoni.


Vlera e transferuara në drejtim të këtyre bankave kap shifrën e 1 milionë e 350 mijë eurove"-thuhet nga prokuroria.


Këta të fundit, gjithashtu, dyshojnë se me lirimin e dy të dyshuarve nga masa e sigurisë "arrest me burg" parat e mbledhura nga "mashtrimi" nuk mund të kthehen në Shqipëri.


Pasi dyshohet se ata do të përdorin mjetet e tyre të ndryshme për t'i tërhequr ata para dhe për tu "zhdukur" bashkë me këto shuma parash. Ndërkohë, vetë të dyshuarit para Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, gjatë seancës gjyqësore të vleftësimit të arrestit dhe caktimit të masës së sigurisë tre ditë pas prangosjes së tyre kanë pretenduar se nuk kishin mashtruar njeri, por kishin shitur ide të menaxhimit të biznesit.


"Kompania jonë, nuk është firmë e skemave piramidale, ajo është biznes serioz që merret me konsulentë (këshillim) për menaxhimin dhe ngritjen e bizneseve të vogla.


Ne nuk kemi mashtruar njerëz, përkundrazi iu kemi shitur atyre idetë tona dhe kemi këshilluar personat e interesuar për mënyrën e sjelljes me klientët"-patën pretenduar dy të dyshuarit që tashmë do të hetohen në gjendje të lire.


Sipas akuzës, dy të dyshuarit nëpërmjet dy firmave të hapura për konsulenca biznesi përfitonin nga 2290 euro për çdo person apo firmë që dëshironte të anëtarësohej në këtë kompani për të marr ide të reja për mënyrën e menaxhimit të biznesit, mënyrën e sjelljes me klientët dhe komunikimin mes tyre.

 

2 KOMENTE

Hajde drejtesi le...i hajde . Do te doja te dija se cfare do te vendimi do te merrte ai gjykates ne qofte se do ishte viktima i ketyre halabakeve . Pas ndonje kollareje te bukur atehere e di une se si do te reflektonte gjykatesi para se te lironte keta dy b....tra qe tallen me djersen e njerezve . Dhe me e keqja eshte se tallen dy here . nje here pasi i bene kollare dhe i moren parate dhe e dyta tani qe i nxjerrin nga burgu thone qe kemi shit ide . Pse mos tallesh menderen ti or ... kur te nxjerr nga burgu ai le..en gjykates? Epo ndonje lek e ka marre me siguri se edhe gjykatesit nuk i djeg barku per keta jo . Rrofte drejtesia shqiptare.Vidh nje milion euro dhe s ben burg me nje gram bar sdel me .

Mua nuk me kane bere gje keta mashtrues, por te grabitesh kaq para e te lirohesh?!! ....keta gjyqtare e kane pak!!!

Komenti juaj

 

"Aksidenti, humbje e drejtimit nga shoferi"

Kreu i aksidenteve në policinë shqiptare, Shkëlzen Alia, tregon ekspertizën e kryer mbi autobusin dhe detajet e aksidentit tragjik: Gjendja...

Puka në zi për 14 viktimat e tragjedisë

Presidenti viziton të mbijetuarit e tragjedisë së Pukës dhe apelon që qytetarët të jenë bashkëpunues me policinë Topi: Duhet...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool