Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Vizat, përfundon misioni i ekspertëve europianë

Bardhi Quku | 16/07/2010 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Ekspertët e BE-së mbyllën misionin duke marrë të dhënat e nevojshme mbi tre kushtet, të cilat do t'ia paraqesin KE-së


TIRANË - Komisioni Europian, nëpërmjet ekspertëve të tij, përfundoi dje procesin e vëzhgimit në terren të tre kushteve për liberalizimin e vizave me Shqipërinë, ndërsa në muajin nëntor Këshilli i Ministrave të Brendshëm do të shqyrtojë çështjen e vizave. Ekspertët, të cilët panë nga afër plotësimin e tri kritereve të mbetura nga ana e qeverisë shqiptare, mbyllën dje misionin e tyre.


Dy përfaqësuesit kryesorë të Komisionit Europian, shefi i Njësisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Zgjerimit në Drejtorinë e Përgjithshme për Lirinë dhe Sigurinë, Luigi Soreca dhe zv.shefi i Njësisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Zgjerimit, Vassilis Maragos, në bashkëpunim me ekspertët e pavarur të shteteve anëtare të Bashkimit Europian kanë mbledhur të dhënat e nevojshme për të hartuar më pas përfundimet, të cilat do të paraqiten pranë Komisionit Europian.


Edhe vetë zyra e përfaqësisë së Komisionit Europian në Tiranë bëri të ditur përfundimin e misionit teknik të ekspertëve europianë në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave.


Procedura


Duke u bazuar në propozimin pozitiv të publikuar në muajin maj nga Komisioni Europian për heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë, misioni i ekspertëve përgjatë këtyre tre ditëve realizoi vëzhgimin dhe vlerësimin e kritereve të tilla, si zbatimi i një strategjie e politike që mbështet riintegrimin e shqiptarëve të riatdhesuar, forcimin e kapaciteteve ligjzbatuese dhe zbatimin efikas të kuadrit ligjor në luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, si dhe atë mbi konfiskimin e aseteve kriminale. Ekspertët do të nxjerrin përfundimet e tyre përkatëse, nëse Shqipëria i ka plotësuar ose jo këto tri kritere.


Më pas, këto përfundime do t'i vihen në shërbim Komisionit Europian dhe përfaqësuesve të tij. Këta të fundit, duke u mbështetur në të dhënat dhe konkluzionet e paraqitura nga grupi ekspertëve do të hartojnë një raport vlerësues për Shqipërinë dhe do ta paraqesin atë në muajin shtator Parlamentit Europian. Në të njëjtën periudhë PE do të shqyrtojë edhe Projektrezolutën e reporteres për Ballkanin Perëndimor, Tanja Fajon.


Nëse Parlamenti Europian do t'i japë dritën jeshile raportit të Komisionit Europian dhe Projektrezolutës së Fajon, atëherë i gjithë procesi do të kalojë në Këshilli i Ministrave të Brendshëm Europianë, i cili, sipas axhendës së presidencës belge, do të shqyrtojë në muajin nëntor çështjen e vizave me Shqipërinë. Këshilli do të jetë institucioni që do të japë edhe vendimin përfundimtar për heqjen ose jo të regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë.


Pavarësisht faktit se procesi i liberalizimit të vizave konsiderohet një proces tërësisht teknik, shumë vende anëtare të Bashkimit Europian janë skeptike ndaj heqjes së vizave me vendin tonë për shkak të krizës politike.


Këshilli shqyrton vizat


Pas shqyrtimit dhe miratimit në Parlamentin Europian, procesi i heqjes së vizave me Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinës do të shqyrtohet në muajin nëntor nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian.


Presidenca belge e ka përcaktuar në axhendën e saj, se Këshilli do të diskutojë më 8 dhe 9 nëntor ndryshimet në rregulloren përkatëse "mbi listën e vendeve të treta, ku qytetarët detyrohen të marrin vizë për të shkelur kufirin e vendeve anëtare, dhe të listës së atyre vendeve ku qytetarët përjashtohen nga ky detyrim."


Në rast se 27 ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së do të japin një vendim pozitiv për heqjen e vizave me Shqipërinë, hyrja në fuqi 20 ditë pas miratimit, me publikimin në Fletoren Zyrtare europiane, përkon me festat kombëtare të Shqipërisë, 28 dhe 29 nëntorin. Qytetarët nuk do të kenë të drejtë të udhëtojnë në Britaninë e Madhe, për shkak se ky nuk bëjnë pjesë në zonën Shengen.


Liberalizimi i vizave bëhet vetëm për qëndrimet afatshkurtra deri në 90 ditë në vendet e hapësirës Shengen, por nuk jep të drejtën për punësim, apo për një qëndrim afatgjatë, pasi për këtë duhet aplikuar sërish për vizë.

 

Komenti juaj

 

Kryebashkiaku i Vorës, Gërdecin e kërkuam për kompleks lojërash

Fiqiri Ismaili tha se një vit para shpërthimit kishin kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes kalimin e repartit në administrim Dëmi...

Vritet biznesmeni i ndërtimit, qëllohet me 7 plumba

VLORË/ Kaçandon Shehaj është ekzekutuar rreth orës 01:00 teksa mbyllte makinën e tij në garazhin pranë shtëpisë VLORË - Një...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool