Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Falsifikonin viza e karta identiteti, tre në pranga

Albana Çakshiri | 21/07/2010 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

KORÇË/ Dy korçarë dhe një kosovar janë ndaluar nga policia gjatë operacionit "Viza e fundit"


KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar gjatë orëve të mbrëmjes të së martës tre shtetas shqiptarë mes të cilëve dhe një kosovar, të cilët kishin krijuar një rrjet falsifikimesh të dokumenteve zyrtare të shtetit grek.


Viza greke, dokumente të ndryshme të këtij shteti, leje qëndrimi, por deri dhe prodhimi fals i patentave dhe kartave të identitetit ishte aktiviteti i këtij grupi kriminal të goditur nga blutë. Burimet zyrtare të policisë së Korçës u shprehën se gjatë mbrëmjes së të martës ka përfunduar me sukses operacioni i koduar "Viza e fundit".


Në këtë operacion u arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasit Kostaq Gjoka, 43 vjeç, banor i lagjes 13 në Korçë, Arben Gusho, 48 vjeç, po nga Korça, si dhe shtetasi kosovar Bujar Kuçi, 51 vjeç, nga Prizreni, i cili prej disa kohësh jetonte në qytetin juglindor.


Të tre këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin kriminal të falsifikimit të dokumenteve zyrtare greke dhe shqiptare, si dhe vulave të pikave të kalimit kufitar: Kapshticë, Kakavijë dhe Tre Urat. Ata ishin vënë në vëzhgimin e policisë lokale prej disa javësh.


Të tre të arrestuarit akuzohen për veprën penale "falsifikim i dokumenteve", si dhe "falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve". Në momentin e prangosjes të ndaluarve u janë kapur dhe më pas sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 pasaporta biometrike me viza greke të falsifikuara, disa dokumente greke, një dokument identifikimi në gjuhën greke, njësi qendrore kompjuteri, 4 aparate celulari, kamera dixhitale, sasi të konsiderueshme lekësh, euro dhe dollarë, një sasi e konsiderueshme kartash plastike në formatin e kartave të identitetit etj.


Policia bën të ditur gjithashtu se veprimtaria e këtij grupi mund të jetë dhe më e gjerë, ndërsa ka nisur hetimi i posaçëm i akitivitetit të tij.

 

Komenti juaj

 

Gjyqtarja nuk dorëzon dosjet, zbon sekretaren dhe inspektorët e KLD-së

Ndoja prej disa muajsh refuzon të dorëzojë dosjet e seksionit administrativ që ka pasur në shqyrtim Në muajin mars, duhej...

Zbulohet piramida, zhduken 500 mijë euro

Policia e kryeqytetit ndaloi një person i cili prezantohej si pronar i një firme serioze, që merrte para me fajde...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool