|
|
LEZHË - Drejtori i Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë së Lezhës, Bibë Gjoni, deklaroi se në 6-mujorin e parë të vitit 2010 janë arkëtuar nga të ardhurat 59,9 milion lekë, 4.7 milionë lekë më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Në këtë rënie ndikim kanë taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe taksa e ALUIZNI-t me një deficit prej 9,9 milionë lekësh. Me 20 korrik ka përfunduar afati i pagesës së këstit të dytë të bizneseve, por sipas Gjonit, biznesi i vogël në Lezhë nuk ka shprehur interes për likujdimin.
Vazhdon të mbetet një shqetësim numri i debitorëve të viteve të mëparshme si për biznesin e madh, ashtu edhe për biznesin e vogël. Sipas Gjonit, 148 biznese vazhdojnë të jenë debitorë, me një debi prej afro 4.3 milionë lekësh. Por disa biznese janë penalizuar me gjoba me një vlerë prej 280 mijë lekë.
Një tjetër problem për Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore është edhe mosnjohja e ligjit apo "neglizhenca" për njohjen e tij nga biznesi i vogël, pasi shumë prej tyre ende nuk janë pajisur me kasat fiskale, tha Gjoni.
Gjithashtu sipas drejtorit dhe qytetarët lezhjanë po tregojnë "neglizhencë" për të paguar tarifat e shërbimeve, pasi ato janë realizuar vetëm në masen 23%.
Përkujtohet 100-vjetori i betejës kundër Durgut Pashës
Shoqata "Nikaj Mërtur" në bashkëpunim me një qendër mjedisore "Valbona" ka organizuar një veprimtari përkujtimore mbi një ngjarje historike të njohur si nga më të lavdishmet e historisë sonë në fillimet e shekullit të kaluar.
Veprimtaria e cila pati mjaft pjesëmarrje nga banorë të zonës së Nikaj Mërturit dhe intelektualë të shumtë të kësaj krahine si dhe nga i gjithë vendi, vuri theksin tek beteja e Kodër Palcit, e cila u zhvillua 100 vjet më parë.
Pas oratorëve që sollën studime dhe kujtimet e mbledhura nga personat që kanë qenë pjesëmarrës në këtë betejë, për pjesëmarrësit është shfaqur një dokumentar që i kushtohej pikërisht kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike e cila jeton e freskët në kujtesën e stërnipërve të heronjëve të thjeshtë të kësaj beteje.
Pas ndeshjes në grykën e Kaçanikut, ku Durgut Pasha me 40 mijë trupa të zgjedhura u përgjak egër me forcat shqiptare për 7 orë rrjesht, kërkoi që të shkelë edhe Nikaj Mërturin, por u prit me pushkë nga banorët. Studjuesit kanë evidentuar se kjo ka qenë hera e parë që një pushtues shkelte këto vise pas 400 vjetësh të pushtimit turk.
Rreth kësaj beteje janë ruajtur shumë kujtime nga pjesëmarrja në luftime ndër të cilët përmenden edhe kujtimet e Mark Zhutës, një i afërm i udhëheqësit të rezistencës Preng Tuli. Zhuta në kujtimet e veta rreth betejes së Kodër Palcit, të përmbledhura në një libër tashmë, ka theksuar: "Asht ba nji luftë e rreptë. 22 ditë e netë luftë. U vranë dhe u plagosën shumë burra.
Aty është plagos edhe Prelë Tuli, bashke me të birin, Dodë Prelen. Asqeri nuk ka pra tuj sulmue. Na jena tërhjekë pak dhe zumë gurin murg dhe kodrat strategjike mbi Salcë. Turgut Pasha gjuejti me topa dhe i futi flakën Palcit dhe Salcës, bile edhe arat i korëen me kosë.
Si perfundim ata nuk kaluen, u kthyen mbrapsht dhe lanë shumë të vrarë dhe të plagosur." Kjo është tablloja e luftës së zhvilluar që vjen pas 100 vitesh prej dëshmitarëve okularë të saj. I saktë dhe i përpiktë si në një buletin lufte.
Tërheqja e Durgutit në Folklor
Durgut Pasha hyp ne sukë
Kenka mbete pa uje pa bukë
Pa xhephane pa barut.
Qato qafa s'muj me i kputë
A dredhe mbrapa, e ra n'Pukë.
*****************************
Shembet kulla qindravjeçare
TROPOJË- Në Curraj të Epërm, të zonës së Nikaj Merturit, migrimi i banorëve brenda vendit është ndier së tepërmi. Këtu përfshihen 3 fshatra, nga vendet turistike më të bukura të Alpeve, por fatkeqësisht të izoluara e tashmë të braktisura.
Në fshatin Curraj Epër ka qenë karakteristikë ndërtimi i kullave alpine, banorët e të cilave kanë ruajtur konstruktin edhe gjatë meremetimit të tyre gjatë viteve.
Por me largimin nga fshati, tashmë ato janë rrënuar. Karakteristikë dhe monument i veçantë në krejt veriun ka qenë kulla në këtë fshat e quajtur Kulla e Thepit, ngaqë ishte e ndërtuar sipër thepi, karakteristikë për vendndodhjen e saj dhe mënyrën e ndërtimit.
E ndërtuar para dy shekujsh, ajo rezistoi deri kohët e fundit. Duke mos patur asnjë ndërhyrje për meremetim apo ristrukturim, ajo u shemb totalisht, duke u shkatërruar një monument i vlefshëm i kulturës sonë kombëtare.
Po kështu në këtë fshat është kisha me mbishkrim të veçantë dhe e ndërtuar në vitet 1700. Edhe ky objekt kulturor është në rrezik shembjeje. Duke kontaktuar me drejtues të komunës Lekbibaj, shprehen për "Shekullin", se kanë kërkuar fonde për meremetimin e kullës dhe kishës, por nuk na janë lëvruar.
"Jemi në pritje që brenda këtij viti të ndërtojmë Kullën e Thepit, sipas arkitekturës origjinale dhe meremetimin e kishës, duke na dhënë fonde shtesë", thonë ata. Fatkeqësisht janë edhe shumë kulla që po shemben, e ndër to kulla e Pal Nikë Sokolit, nacionalistit dhe një nga më aktivët e periudhës 1920-1940.
Objekte të tilla me vlera kulturore do t'i kishte zili çdo popull, kurse tek ne shkatërrohen për neglizhencën e atyre që drejtojnë kulturën. Duhet ngritur zërin tani, se pastaj është vonë. Gjon Neçaj
EKSTRADIM Avokatët e Rrapajt, kërkuan lirimin pasi për ta arrestimi qe i paligjshëm pasi ishte kryer në territorin e një...
BURREL/ Të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale transferohen për në spitalin e Lezhës. Këshilli Bashkiak, letër Kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë BURREL...
Lajmet 01 Prill - Ora 12 -
data/01-04-2010
Lajmet 01 Prill - Ora 11 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Mars - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
Komenti juaj