Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Kuvend puthadorësh

Vangjush Saro | 28/07/2010 | Komente | komentet 10 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Sesioni i parë i punimeve të Kuvendit që u kompozua nga zgjedhjet e shumëdebatuara të 28 qershorit, e mbylli siparin në mënyrën më të turpshme. Gjatë gjithë kohës, në atë sallë ku i mbajnë sytë krejt qytetarët shqiptarë, ka pasur rëndom skena dhe ndeshje të padurueshme.


Por si për t'i vënë vulën krizës politike në vend, Kuvendi i Shqipërisë e mbylli këtë sesion duke dhënë një tjetër shfaqje të rëndomtë, me përqeshje, me inate, me dhunë e paturpësi; ashtu si ai kishte shkuar pothuaj shumicën e kohës, për shkak të mungesës së opozitës apo pranisë me hope të saj.


Vetë Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ashtu si në shumicën e mbledhjeve plenare, e dominuan edhe seancën e fundit, shfaqjen e fundit, aktin e fundit të komedisë parlamentare.


Madje, jo vetëm kaq, por ata i sfiduan kundërshtarët politikë me lloj-lloj marifetesh shqiptare e ballkanike, me sjellje autoritariste, denigruese, tallëse. U dha shembulli më i keq i asaj se si nuk duhet të jetë një kuvend, ku njerëzit e zgjedhur nga populli shkojnë për të punuar, për të punuar me sinqeritet, për të bërë ligje të mira.


Duke parë disa nga skenat e fundit të aktit të fundit të asaj komedie, nuk kishe si të mos mendoje për atë çka ka ndodhur e po ndodh këtu përgjatë disa viteve - por që, së fundmi, është bërë krejt e padurueshme - një situatë e mbushur me karagjozllëqe, me stres pa asnjë lloj plani bashkëpunues, pa asnjë vizion që do të mund të përmirësonte sadopak, mbi të gjitha problematikat ekonomike të vendit. Ishte e trishtueshme të shikoje se si numri një i vendit, tallej e bënte gjeste pa fund, i duartrokitur nga servilë të zgjedhur me kujdes bash për ditë të tilla.


Dy argumente do të kërkonin ndonjë frazë më shumë në këtë temë. Së pari, vazhdimi i megalomanisë përkundrejt mungesës së profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë. Edhe në këtë seancë të fundit të Kuvendit, dëgjuam mburrjet për suksese të mëdha në ekonomi.


Por vetëm një ditë më pas, Këshilli Kombëtar i Punës, një nga institucionet që vlerëson gjendjen e ekonomisë shqiptare, problemet e punësimit, perspektivat e zhvillimit të sipërmarrjes dhe të punëmarrjes, foli qartazi për thellimin e krizës ekonomike. Folës që përfaqësojnë biznese të ndryshme dhe mendimin e specializuar në disa fusha të sipërmarrjes, deklaruan se kriza nuk është aspak një shaka.


Është folur herë pas here për hallet e ndërtimit, për përgjysmimin e remitancave, për investime të pakta në bujqësi; tani mësohet se kriza ekonomike ka goditur rëndë edhe biznesin e fasonëve. Përfaqësues të këtij biznesi thanë se vetëm gjatë vitit 2008-2009, në këtë sektor, janë shkurtuar 11 mijë vende pune.

Disa drejtues biznesesh thanë se përmbi 60 për qind e punëtorëve janë shprehur se do të braktisin sektorin "sapo të liberalizohen vizat"(!) Kur shahen dhe përqeshen atje në Kuvend, politikanëve pak iu shkon mendja se kjo mund të ndodhë.


Ç'të mbjellësh do të korrësh, thotë një fjalë e urtë. Dhe ajo që është mbjellë rëndom, është puna me hope, shtrëngesa fiskale dhe mungesa e investimeve; (u tha se tamam për këtë shkak, tregut i munguan këtë vit 133 milionë euro).


Së dyti, përbërja e Kuvendit (kjo temë ka gjetur debatin edhe më parë) është plaga më e madhe e vetë politikës shqiptare.


Sado që partitë kanë rekrutuar disa të rinj që kanë studiuar në Perëndim dhe priren nga problematikat e jo nga ideologjia, në masë Kuvendi vuan si asnjëherë tjetër mungesën e politikanëve profesionistë dhe me identitet. Shumë prej të mandatuarve (jo nga populli, por nga partitë, më mirë nga kryetarët), janë mediokër që thonë vend e pa vend: Lepe? Peqe! Në shumicë, anëtarët e këtij Kuvendi janë militantë dhe puthadorë.


Në pamundësi të debateve profesionale, teknike - nuk po themi shkencore, se po na duket një fjalë tepër e madhe - ata preferojnë sharjet dhe fyerjet, madje edhe përplasjet fizike, siç u pa edhe në aktin e fundit të komedisë parlamentare.


Është e vështirë që ky Kuvend, me këtë përvojë të hidhur njëvjeçare dhe me këtë përbërje adoleshentësh politikë, të vazhdojë edhe më tej një jetë parlamentare serioze dhe efikase në të mirë të vendit. Në pamundësi të ndonjë "Deus eks makina", mbase ai vetë, shumë shpejt, do ta kuptojë që ka ardhur koha për një zgjidhje politike.

(Mazhoranca, me zor mblodhi aty 70 vota.) Por të flasësh për zgjedhje të parakohshme, është një herezi. Këtë mund ta bëjë Holanda, mund ta bëjë Australia, kushdo tjetër, ne jo; edhe pse jemi një vend me demokraci të pakonsoliduar dhe me një Kuvend jashtë loje. Kjo gjithashtu është pjesë e komedisë.

 

10 KOMENTE

Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, jane shembulli me i shemtuar i nje politikani!
Te dy kane mentalitetin e diktatorit komuniste Enver Hoxha(vetem mentalitetin,se per te tjerat jane shume posht)!
Ajo qe te le pa fryme, eshte se si mundet qe populli shqiptar, dhe vecanrisht populli i shkelqyer i Shkodres, voton per mostra te tilla, te cilet vetem njerez nuk jane!!!!

Me te drejte vihet gishti ku dhemb dhemballa,thote populli,po nuk duhet vetem kjo,duhen "Pincetat ortopedike" qe shkul,ke duhet shkulur.Me duket se ate thote "Osumi";qeduhet "pincete"
me komentin etij,kur thote qe te thiret
nje "Asamble Kombetare".Na tremb ca ky emer..mund ti veme ate shqip;"KUVEND"
e duhet bere pa tjeter.Nuk ka me vend per "konsulltime"shty e mos e keput. Verte na zhgenjeu terheqia nga greva pa dale ai vendim per plotesimin e kerkeses baze,Hapia e kutive te votimit
qe tani,duhet zv, me doreheqien e me njehereshme te qeverise.Kuvendishtatrit
te miratoje QEVERI TE RE.Emrin viriani si te doni,po jo kjo qe na cveshi nga te gjitha.
Nene Pashakua d.

Nuk eshte kuvend,eshte.....nuk e di c'fare eshte!por parlament jam i sigurte qe nuk eshte.
nuk duken si parlamentare,te kallin friken,c'fare dreqin jane?

Mire thoni qe Kuvendi i Shqiperise, bash kuvendaret, luan gjithe kohen komedi, po mua me duket se kjo lloj komedie nuk te ben per te qeshur, kjo komedi te "fryn", te ben te vesh kujen, kur sheh karagjozet e shumte qe, per t'i bere qejfin ustait qe i ngriti ne maje te piramides c'nuk bejne si sejmene te bindur, duke nxjerre ndyresira, apo edhe duke perdorur grushtat, si te ishin ne arenen e gladiatoreve te Romes se lashte. Po shihni sa mllef, sa urrejtje, sa vrer e sa shpoti' dalin nga gryket e tyre, si duartrokasin gom..eqet e atij qe flet! Sa turp! Shame on you, joperfaqesues te kombit tim, qe nuk ju meriton. Mos qofte e larget dita, kur ky kuvend te pastrohet nga keto, qe as emrin njeri s'e kane hak, jo me perfaqesues te kombit.

Nuk mund te them se te gjithe ne ate salle jane ba..rde,por eshte e pafalshme qe pjesen intelektuale,serioze te deputeteve ta vene perpara dhe t'u bejne "biografine" nje pakice i..ntesh me te vertete ba..rde qe ne shumicen e rasteve gjejne mbeshtetjen e "buzeqeshjen"e kryetares parlamentit,dhe kjo eshte fatkeqesia pavaresisht se keta i ka sjelle"nene partia"

Shqipot edhe ate qeveri e kane shume,ata duan talebanet,me ta kenaqen.
G.Shyti.

Osumi,jam me juve sepse keshtu duhet te jete.Tashme pertej indiferences dhe pakenaqesive,vuajtjes dhe nenshtrimit,duhet menduar si mund te dilet nga ky kurth i politikes vagabonde dhe hajdute. Populli vuan,politika krihet....duhet bere dicka... Ishte gabim politik i pafalshem i Rames mosshkallezimi dhe shuarja e protestes te vetedijes popullore.Keshtu do te vazhdohet...!!Duhet te dalin lidere te rinj te vetedijshem per misionin e tyre ne sherbim te njerezve..duhen mjeke te rinj te sherojne kete popull. Jam i sigurt se ky eshte mision i veshtire por jo i pamundur.... Populli pret,dhe tani eshte rast i mire per te rrezuar qeverine dhe per te ndryshuar menyren e te berit politike ose perndryshe POLITIKE NE DOBI TE POPULLIT.

Duket qe ke fjetur permbys Saro,pasi se pari nuk don te gjesh shkakun e kesaj baterdie dhe se dyti kerkon ta lesh qe te vazhdoje keshtu kjo gjendje.

Duhet dale nga kjo lloj skene-merimange e politikes shqiptare.
Produkti i Parlamentit vjen i gjithe nga mielli qe sitin Partite Politike. Po a jane me te vertete partite, grupet drejtuese te tyre nje element i paster modern qe te ushqejne jo vetem poltiken e shtetit tone por te ushqejne edhe endrrat e mira te nje populli. Partite jane klanizuar, grupuar e "rindertuar" me grupime te reja, por sensi i politikes se re dhe te paster nuk eshte pare. Duke mos i harruar mekatet e diktatures, e atij sistemi qe prodhoi me menyren e vet, klasa e sotme politike e ka ekzagjeruar aq shume me ekstravagancen e vet imorale. E kane lodhur aq shume popullin i cili pa te drejte shan, krijon mosbesim sot tek forma e sistemit qe kemi zgjedhur. Natyrisht faji kryesor i bie kesaj bande politike, intelektualeve frikacake qe heshtin dhe individit te thjeshte qe nuk behet i ndergjegjshem ne momentin e caktuar; te votimit. Nuk them te zgjedhjes se kandidateve se kjo eshte loje e partive poltike. Kete loje partite ne pergjithesi e kane luajtur keq ose shume keq.
Duke pare si kane rrjedhur gjerat ne duhet te shkundemi, duhet te gjejme nje forme te re te organizimit civil per te shpetuar shtetin qe i duhet Shqiperise. Ndoshta nje Asamble Kombetare Popullore per te nxjerre jashte loje njerezit e inkriminuar ne politike dhe gjithe mafiozet me rrenjet e tyre kanceroze.
Kjo AKP, sipas mendimit tim duhet te jete me shume se sa politike kombetare me nje status te qartesuar mire ku t'u ndalohet pjesmarrja edhe indirekte njerezve te inkriminuar. Nje Keshill i saj Kombetar ku te perfshihen intelektual te ndershem nepermjet nje votimi kombetar. Ndoshta dikush tjeter mund te hedh nje ide me te mire por nuk duhet te humbasim kohe. Peshqeshi i helmet poltik qe kemi ne tryeze, merimangat partiake qe e thurin rrjetat e tyre sa majtas dhjathtas per ineresat ekonomike s'kane te bejne aspak as me shtetin e vertete dhe as me Individin e Lire.

Epo çfare mund te presesh me shume nga keta pseudodeputete,gati gjysma e deputeteve s'kane lexuar asnje liber apo gazete gjate gjithe jetes se tyre.Jane vendosur nga partia sepse jane te forte per te bere sa me shume vota,jane inj..nte qe pranojne çdo gje qe u thote kryetari.
Ne parlamentin shqiptar mungojne shume figura,njerez me tituj e grada shkencore por keta nuk mund te vihen ne lista per tu bere deputete pasi nuk jane servila te kryetareve qe te thone Lepe-Peqe.

Komenti juaj

 
Komentet
 

Putin, adhurues i Harley Davidson

Kryeministri Vladimir Putin mori pjesë në një konventë ndërkombëtare të...

Ronaldinho feat. 50 Cent

Njihet prej kohësh pasioni i Dinjos për muzikën dhe festat...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool