Shekulli Online

Tensionet në Fier, arrestohet 20 vjeçari. Denoncoi Rajmonda Bulku
FIER- Një 20-vjeçar ka përfunduar në pranga, i akuzuar për "organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme,, dhe "Pengim i subjektit për zgjedhjet në organet përfaqësuese". Në rastin konkret kandidaten e PD-së për Tiranën, Rajmonda Bulkun, e cila tentonte të hynte në KZAZ-në 20 në Fier në kohën e protestës së socialistëve para godinës ku numëroheshin votat.

"Mihal Kumaraku, më datën 01.07.2009 rreth orës 22.00 ka marrë pjesë në mitingu e paligjshëm dhe ka penguar subjektin e Partisë Demokratike Rajmonda Bulku për t'u futur në ambientet e kësaj KZAZ-je"- thonë burimet e policisë.

Bashke më të, janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, Shpresa Toto dhe Brahim Elezi, të cilët do të ndiqen në gjendje të lirë. Burime nga  policia e Fierit këtë e fakt e pohojnë, por sipas tyre ata nuk janë arrestuar por vetëm  janë shoqëruar për në mjediset e policisë.

Të njëjtat burime sqarojnë se Bulku ka bërë një denoncim për këtë rast dhe pas kësaj, policia është vënë në veprim. Materialet për këtë shtetas i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme hetimore.

KQZ-ja vendos nesër për 9 kutitë e Fierit. PS: Po zvarritet procesi
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për nesër vendimin për fatin e 9 kutive të qarkut të Fierit. Kuti, në të cilat Partia Socialiste pret të marrë mandatin e nëntë. Sipas nënkryetares së këtij Komisioni, Deshira Subashi, dita e nesërme korrespondon me afatin për marrjen në shqyrtim të kutive nga institucioni qendror zgjedhor. Kutitë që ende nuk janë numëruar i përkasin KZAZ nr. 18, 19,20, 22, për të cilat Subashi deklaron se ka shkelje. Sipas saj, në shumë kuti të katër KZAZ-ve komisionerët nuk kanë kryer fare procesin e numërimit, megjithëse këto kuti kanë dokumentacionin (tabelat) që janë numëruar. Në këto kushte subjekti politik i interesuar duhet të ankimojë pranë KQZ vendimin e kundraligjshëm të KZAZ. Më pas KQZ voton për të pranuar ose jo ankimimin dhe vetëm në rastin e një miratimi të ankimit , KQZ ka të drejtën ligjore të numërojë kutitë përkatëse.

Pas kësaj, ka reaguar menjëherë kandidatja e PS-së, Ermelinda Meksi, e cila ka kërkuar nga Sali Berisha të ndalojë tentativat për t'i marrë PS-së mandatin e nëntë në këtë qark. Gjatë një reagimi nga selia e PS-së ajo u shpreh se ka vënë në dijeni faktorin ndërkombëtar për të monitoruar procesin.

"I kërkojmë Sali Berishës të ndalë çdo tentativë të dështuar për rrëmbimin e mandatit të nëntë të PS-së në qarkun e Fierit. I kërkojmë KQZ-së që në respekt të ligjit të mos zvarrisë numërimin e kutive të panumëruara të Fierit, që ndodhen prej ditësh në sallën e mbledhjeve të KQZ-së"- tha ajo.

Sipas Meksit, KQZ-ja duhet të vlerësojë urgjentisht ankimin e forcave politike, për manipulim dhe shkelje të Kodit Zgjedhor, në Tirane, Berat etj.

Certifikohet rezultati në Korçë e Kukës

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve çertifikoi mbrëmë rezultatin e zgjedhjeve në qarqet e Korçës dhe Kukësit. Pavarësisht kundërshtimeve të ashpra të anëtarëve të opozitës dhe pëfaqësuesve ligjorë të Partisë Socialiste, KQZ miratoi me forcën e kartonit me një votim katër me tre, tabelat përfundimtare të rezultatit te zgjedhjeve në këto dy qarqe. Duke arsyetuar kërkesën e tij për të mos miratuar rezultatin përfndimtar për Korçën, përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Genci Gjoncaj, theksoi faktin se në dokumentacionin e paraqitur nga disa KZAZ në këtë qark rezulton të jenë konsideruar të pavlefshme disa kuti votimi, për pasojë rezultati i tyre nuk është pasqyruar në tabelat përfundimtare. Ndërkohe, sipas tij këto të fundit janë marrë në dorëzim, si të rregullta dhe për pasojë duhet të prodhojnë rezultat. Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Socialiste dhe anëtarët opozitar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve këmbëngulën në faktin se, referuar legjislacionit zgjedhor, nuk bëhet fjalë për kuti të vlefshme apo të pavlefshme, por për kuti të rregullta ose të parregullta. Sipas Kodit Zgjedhor, nëse një kuti votimi pranohet nga KZAZ-ja si e rregullt, ateherë fletët e votimit në të numërohen dhe duhet të pasqyrohen në tabelën përfundimtare të kësaj të fundit. Përfshirja ose jo e kutive në fjalë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Korrcën, nuk pritej të ndikonte në konfigurimin e deputetëve në këtë qark, gjithsesi gjatë gjithë mbledhjes vërehej një gjëndje e nderë mes anëtarëve të KQZ-së, të cilët herë pas herë kalonin edhe në debate përsonale midis tyre. Pavarësisht këmbënguljes së përfaqësuesve të opozitës për përfshirjen e rezultateve të kutive të cilësuara si të pavlefshme nga KZAZ-të në fjalë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve çertifikoi më shumicë të thjeshtë këtë rezultat. Nderkohw miratimi i tabelave përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve për qarkun e Kukësit kanë ngritur më shumë "temperaturën" në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, ndërsa përfaqësuesi tjetër ligjor i PS-së Eridjan Saliani u shpreh publikisht se forca politike që ai përfaqëson do të çonte për ndjekje penale të shtatë anëtarët e KZAZ-së numër 34, me arsyetimin se kanë falsifikuar dokumentacionin zgjedhor. Sipas tij, në tabelën e rezultateve të ofruara nga kjo KZAZ, janë bërë ndryshime me shkrim dore pasi kjo e fundit ishte printuar nga operatorët e KQZ-së. Sipas tij, ky është një tregues për manipulime të rezultatit zgjedhor në këtë KZAZ. Nisur nga ky fakt, përfaqësuesi ligjor i PS-së, kërkoi nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve që të mos miratinte rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për këtë KZAZ, kërkesë kjo që nuk u mor parasysh ndërsa KQZ çertifikoi zgejdhjet në të gjithë qarkun e Kukësit .

4 korrik, ora 13.03

Përfundon numërimi i Fushë-Kuqes, Lezha nuk ndryshon rezultat

TIRANË- KQZ ka përfunduar sot në mesdite gjithë leximin e votave të kutive të Fushë-Kuqes, ku në avantazh eshte PD-ja, por pa arritur të marre vota te mjaftueshme per te ndryshuar rezultatin e qarkut te Lezhes. Keshtu ky qark çon ne Kuvendin e ri, kater deputete te PD-se dhe tre te PS-se.

KQZ-ja numëron 2 kutitë e para të Fushë Kuqes, kryeson PD-ja

data 3 korrik

TIRANË- Mbyllet edhe numërimi i kutisë së dytë, nga 6 gjithsej të Fushë Kuqes që  numërohen në KQZ. Edhe në këtë kuti shumicën e ka marrë PD-ja, me 336 vota, krahasuar me PS-në që ka mbledhur vetëm 143 vota. KQZ-ja po vazhdon me 4 kutitë e tjera, të cilat po mbajnë peng rezultatin total për Lezhën.

Në kutine e parë Partia Demokratike kryesoi me 187 vota. Numërimi që është bërë në një transmetim direkt nga KQZ-ja kanë rezultuar 2 vota të pavlefshme për PD-në, për të cilat Njazi Kosovrasti ka kërkuar të futen në zarfin e kontestimeve.

Partia Socialiste në këtë kuti ka rezultuar me 75 vota; LSI me 18 vota; PR me 9 vota dhe PLL vetëm me një votë.

Para nisjes së procesurës ka pasur debatet për numërimin fizik të fletëve të votimit. Anëtarja socialiste e KQZ-së, Dëshira Subashi deklarois e dje ishtë vendosur se fletët i merr dhe kontrollon kreu i KQZ. Kryetari i KQZ, Ristani pranoi qe fletet ti numeroje administrata, kurse nenkryetarja e KQZ, Subashi kundershtoi. Ristani propozoi qe verifikimin e fleteve ta beje vete Subashi.

Nis numërimi i 6 kutive të Fushë Kuqes, KQZ: Të vlefshme, vetëm ato ku është votuar qartë

Ora 10.55

TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e e 6 kutive të votimit, që i përkasin KZAZ-së 39 në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

Komisioni u mblodh pak më parë në sallën e mbledhjeve, ndërkohë që në tavolinë ishin vendosur kutitë me vota, që presin të lexohen. Mësohet se pë numërimin e tyre janë vënë në dispozicion dy grupe numërimi.

Në kutinë e parë janë shënuar disa probleme, për të cilat KQZ dekalroi se do të vlerësojë të vlefshme, vetëm ato ku është votuar në mënyrë të qartë për një subjekt. Kjo, pasi në shumë fletë u vu re se x ishtë vendosur te numri rendor, në të tjera të pjesa e kutisë dhe të tjera fletë kishin më shumë se dy shenja x.

Realisht, marrja e këtij vendimi duket se ka qenë jo pak i vështirë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili për të arritur në finale është mbledhur jo pak, por tre herë gjatë ditës së djeshme, ndërsa përfaqësuesit e partive politike dhe vetë anëtarët e tij kanë negociuar edhe jashtë tavolinës së mbledhjeve zgjidhjen e situatës në këtë qark. Shkak është bërë qëndrimi i anëtarëve të majtë në këtë komision, të cilët kanë këmbëngulur që KQZ-ja të miratonte vendimin përfundimtar mbi bazën e të dhënave që përmbanin tabelat e rezultateve të hartuara nga vetë anëtarët e kësaj KZAZ-je, ndërsa të djathtët kanë mbrojtur qëndrimin se në këto tabela duhet të reflektohen edhe rezultatet e kutive, që do të numërohen sot.

Sipas anëtarëve të opozitës në KQZ, subjekti që ka pretendime mbi rezultatin e tabelave të plotësuara nga KZAZ-ja e kësaj zone, duhet t'i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për të vendosur nëse duhet të numërohen ose jo kutitë e votimit, duke argumentuar se komisioni më i lartë zgjedhor në vend nuk mund të marrë kompetencat dhe të ushtrojë funksionet e një komisioni të nivelit të dytë. Në përfundim, me unanimitet, KQZ-ja ka miratuar aktin për të organizuar sot në ambientet e sallës së mbledhjeve procesin e numërimit të votave, për gjashtë kutitë që KZAZ-ja 39 në Fushë-Kuqe nuk pranoi t'i hapte, duke i konsideruar ato të parregullta. Më konkretisht, bëhet fjalë për kutitë e votimit të QV-ve me numër 0853, 0900, 0902, 0903, 0909 dhe 0917. Sipas vendimit që ka marrë dje KQZ-ja, kutitë do të hapen para gjithë anëtarëve të këtij komisioni, si dhe përfaqësuesve të forcave politike, dhe në dy tavolina të ndryshme, punonjësit e administratës së këtij komisioni do të bëjnë numërimin e votave.

Pavarësisht zhurmës së madhe, që është bërë për këto 6 qendra votimi, duket se rezultati që ato mund të japin nuk mund të prodhojë ndryshime të raporteve të mandateve në këtë zonë zgjedhore.  Kjo pasi PD-ja, për të marrë mandatin e 5-të në këtë zonë, do t'i duhet që në këto 6 kuti votimi të mund të sigurojë një avantazh prej afro 1800 votash në raport me PS-në. Por, këto gjashtë kuti mund të kenë efekt në ndarjen e mandateve dhe mund të favorizojnë PD-në, vetëm pasi të përcaktohet fati edhe i tre kutive të tjera të votimit në KZAZ-në 37 në rrethin e Lezhës, të cilat janë numëruar, por nuk janë plotësuar tabelat e rezultateve, pasi përfaqësuesit e majtë atje kanë shfaqur pretendime se kutitë kanë qenë të parregullta.

Aktualisht, situata në Qarkun e Lezhës paraqitet e tillë, ku PD-ja, nga 235 kuti votimi që janë numëruar nga 244 që ka gjithsej, ka mundur të sigurojë 37419 vota, kundrejt 24042 votave të koalicionit të PS-së.

Llogaritë e fundit, priten votat e Fierit dhe Laçit

Dt. 2 korrik

TIRANË- Ndërsa duket se procesit të numërimit të votave po i vjen fundi, në dy partitë e mëdha shihet tension dhe shpresë.

Aktualisht është duke u numëruar në Bushat (qarku Shkodër) dhe në Tiranë, por janë të bllokuara KZAZ-të në Fier, dhe Laç, (qarku Lezhë). Nga këto vota dhe kryesisht nga ato të Fierit pritet ndarja përfundimtare e mandateve.

Nëse PS merr edhe një deputet tjetër në Fier, Aleanca për Ndryshim nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë.

Sipas të dhënave të fundit të Eca-Kriik deri tani PD dhe koalicioni i saj merr 70 mandate ndërsa PS dhe koalicioni i saj 66 mandate, LSI merr 4 mandate.

LSI: Të martën mblidhet Konventa
TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) thërret të martën Konventën Kombëtare të Jashtëzakonshme për të mandatuar vendimin e kryesisë së kësaj partie për të bashkëqeverisur me |PD-në.

Gjatë një konference për shtyp mesditën e sotme kryetari i Asamblesë Kombëtare të LSI Edmond Haxhinasto tha se "duke vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme të situatës që ka lidhje me vendimin politik të LSI-së për të pranuar hyrjen në bashkëqeverisje me PD-në, kryetari i LSI-së Ilir Meta thërret të martën më 7 korrik Konventën Kombëtare të Jashtëzakoshme për të konsultuar dhe mandatuar vendimin e kryesisë së kësaj partie për bashkëqeverisje me PD-në, si dhe për të marrë mandatin për të negociuar në emër të LSI-së për krijimin e qeverisë së re".

Meta, doli dje dy orë pas ftesës së Berishës dhe deklaroi se pranon ftesën pë t'u bërë pjesë e koalicionit.

PS dhe PD regjistrohen për zgjedhjet në Ballagat
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi gjatë mbledhjes së sotme kërkesën e Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste për regjistrimin e tyre si subjekte zgjedhore, pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme për kryetar komune në Ballagat, që do të mbahen në 2 gusht.

Shkaku i rivotimit për kryetar komune në Ballagat të qarkut Fier vjen pas shkarkimit nga detyra të kryekomunarit të mëparshëm, i larguar për shpërdorim detyre.

Ristani: Disa komisionerë, të ndikuar nga partitë, për prishjen e zgjedhjeve
TIRANË- Mbledhja e sotme e KQZ është shoqëruar me debat mes anëtarëve për tabelat përmbyllëse të KZAZ-ve. Problem është bërë KZAZ-në numër 61 që i përket qarkut të Vlorës, e cila sipas KQZ-së nuk ka sjellë ende materialet zgjedhore dhe nuk ka nxjerrë tabelat përmbledhëse të rezultateve. Në këtë mënyrë mbahet peng shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në këtë zonë.

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani kërkoi në mënyre urgjente mbërritjen e materialeve dhe paralajmëroi se do të bëjë kallëzime penale për komisionerët e KZAZ 61, të cilët kanë shkelur ligjin dhe afatet.

Sipas Ristanit, komisionerët e KZAZ 61 akuzohen për shpërdorim detyre dhe kërkoi që të mbyllin urgjent punën e tyre sipas ligjit.

Lidhur me këtë problem, Ristani deklaroi se ka shumë komisonerë të patrajtuar e të pandërgjegjshëm. Sipas tij, partitë politike këta komisionerë nuk i kanë sjellë në trajtimet përkatëse, duke u munduar të prishin zgjedhjet.

"Poeteka" e fundit për Futurizmin
Numri i fundit i "Poetekës", revistë për poezinë dhe kulturën poetike, e hedhur në qarkullim së fundi, i kushtohet përvjetorit të 100-të të lëvizjes letrare dhe artistike, të quajtur Futurizëm (1909 - 2009). Duke filluar nga editoriali i Arjan Lekës, kryeredaktor i revistës, me titull, "Ne jemi futuristë. Shokë të Marinetti-t...", aty përfshihen shkrime që japin një këndvështrim të shumanshëm të lëvizjes, për aq fusha arti që lëvruan futurizmin, veç letërsisë, edhe në teatër, arte pamore, arkitekturë etj., si dhe llojet e futurizmit sipas gjeografisë, nga Italia vendi i lindjes prej Tommaso Marinett-it, tek futurizmi rus, me përfaqësues si Velimir Hljebnikov, Vladimir Majakovski.

Numri i 14-të i "Poetekës", e cila mban emrin e festivalit ndërkombëtar të poezisë që mbahet në vjeshtë në Shqipëri, ka në vijim poezi në shqip, ese, përkthime dygjuhëshe përballë origjinalit, kritikë letrare dhe prozë.

Ndërsa ilustrimet e këtij numri janë të Elisabeth Chabuel-it, nga cikli "Dhelpërushi", në përkthimin e Mira Meksit.

'Marrëveshja e Ohrit u injorua'
Kryetari i nderit i PDSH-së, Arben Xhaferi deklaroi se Marrëveshja e Ohrit është injoruar në mënyrë arrogante dhe jo racionale, pasi pikat kryesore dhe parimet themelore të saj nuk janë realizuar.

"Marrëveshja e Ohrit është injoruar në mënyrë arrogante, joracionale në të gjitha pikat e saj kryesore, si janë përdorimi zyrtarë i gjuhës shqipe, decentralizimi, përfaqësimi i drejtë në institucionet e sistemit etj", deklaroi Xhaferi në mbledhjen e Komitetit Qendror të kësaj partie ku është prezantuar marrëveshja e re shqiptaro maqedonase.

Xhaferi theksoi se me Marrëveshjen e re të hartuar nga Partia Demokratike Shqiptare njëherë e përgjithmonë do të rregulloheshin marrëdhëniet mes bashkësive etnike në Maqedoni. (INA)

'Penguam njohjen e Kosovës'
Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se qytetarët serbë duhet të jenë të kënaqur me punën e ministrisë së tij në vitin e fundit.

Ministri serb ka deklaruar se qeveria aktuale ka punuar mirë në politikën e jashtme në tri prioritet që ia kishte vënë vetes: mbrojtjen e Kosovës me rrugë diplomatike, afrimin e Serbisë ndaj BE-së dhe krijimin e pozitës së liderit në regjion.

Gjatë një interviste në televizionin "Pink", Jeremiç tha se Serbia ka arritur ta pengojë procesin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se është i bindur se do të hapet sërish dialogu për statusin e Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. /Telegrafi/

Gratë, më në rrezik nga tymi i duhanit
Gratë mund të jenë më në rrezik sesa burrat për t'u prekur në mushkëri, si pasojë e tymit të duhanit. Studimi, i cili mori në shqyrtim rreth 1 mijë duhanpirës me sëmundje në mushkëri, tregoi se gratë janë më në rrezik të preken në mushkëri që në moshë të re, brenda pak viteve nga fillimi i pirjes së duhanit.

STORY

Statistikat tregojnë se 100 vjet më parë, sëmundjet që lidhen me duhanin preknin kryesisht vetëm burrat. Kjo për arsye se atëherë shumë pak gra pinin duhan.

Por, në 100 vjetët e fundit, gjërat kanë ndryshuar; miliona gra pinë cigare, prandaj edhe shëndeti i tyre është bërë më i pambrojtur ndaj sëmundjeve që lidhen me duhanin. Në vitin 1987, kanceri në mushkëri ia kaloi kancerit në gji, duke u bërë kanceri më vdekjeprurës mes grave.

Tani, pas 22vjetësh, studimi i ri tregon se mushkëritë e grave duket se janë më të pambrojtura nga tymi i cigares. Shkencëtarët në Norvegji morën në shqyrtim afro 1 mijë pacientë me sëmundje kronike në mushkëri ose COPD. Nga kjo sëmundje, në Shtetet e Bashkuara, çdo vit vdesin rreth 120 mijë vetë.

Rezultatet e studimit treguan se gratë prekeshin nga kjo sëmundje në moshë më të re se sa burrat. Gjithashtu, mes atyre me mushkëri të dëmtuara kishte gra që kishin pirë më pak cigare sesa burrat, çka i shtyn autorët e studimit të besojnë se gratë mund të preken në mushkëri më lehtë sesa burrat.

Për të shpjeguar përse ndodh kjo, shkencëtarët paraqesin disa teori: rrugët e frymëmarrjes tek gratë janë më të vogla dhe metabolizmi i kimikateve gjatë pirjes së duhanit ndodh tek gratë me një tjetër ritëm nga ai i burrave; teoria tjetër është se dallimet në gjene ose në hormone midis dy gjinive, gjithashtu duket se luajnë një rol në këtë aspekt.

Pazari Meta-Berisha, ja ministritë që negociohen
TIRANË - Nuk kaluan 2 orë nga ftesa publike, që Sali Berisha i bëri Ilir Metës për të bashkëqeverisur në 4 vitet e ardhshme, dhe përgjigja e kreut të LSI-së ishte e menjëhershme: "PO". Kjo përgjigje ishte e shoqëruar me argumente se "po sakrifikonte për vendin dhe për të mos çuar Shqipërinë në krizë". Por, padyshim që gjërat nuk janë parimore. Negociatat mes Berishës dhe Metës, apo edhe të dërguarve të tyre, kishin skicuar në detaje postet, pavarësisht se kreu i LSI-së foli para gazetarëve, për të thënë se nuk ishin primare karriget, ashtu si edhe Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Burime të mirëbesuara të gazetës, tregojnë se PD-ja e LSI-ja, prej ditësh po negociojnë për disa poste kyçe. Ndoshta për shkak të motos së tij, që nga tragjedia e Gërdecit, më 15 mars 2008, për të larguar me çdo kusht Berishën nga pushteti, tashmë që ka pranuar të jetë pjesë e bashkëqeverisjes me të, Meta duket se do të qëndrojë jashtë ekzekutivit të ardhshëm. Kryeministër nuk bëhet dot. Ndaj, nuk mund të jetë vartës i Berishës. Marrëveshja e arritur flet se Meta do të jetë Kryetari i ardhshëm i Kuvendit, duke zëvendësuar kështu Jozefina Topallin. Edhe pse nuk ka ende lëvizje konkrete, brenda ekzekutivit të ardhshëm, LSI-ja, në këmbim të katër votave, ka kërkuar të paktën 4 poste kyçe ministrore. Burimet flasin se Meta ka kërkuar Ministrinë e Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, por edhe atë të Shëndetësisë. Ndërkohë që është në lojë edhe dikasteri i energjetikes, por vetëm nëse Berisha vendos ta ndajë këtë të fundit nga Ministria e Ekonomisë. Megjithatë, burime nga PD-ja thanë dje për gazetën se Kryeministri Berisha do të vendosë në favor të LSI-së vetëm për dy ministri kyçe. Ndërkohë që, deri mbrëmë vonë, Kryeministri Berisha ka përjashtuar nga përfshirja në nivel ministror PR-në dhe PDI-në, të cilët përfaqësohen me nga një deputet legjislaturën e ardhshme. Megjithatë, ende asgjë nuk bëhet publike mbi pazarin Berisha-Meta, pasi kryetari i PD-së duhet të rregullojë punët brenda vetë selisë blu. Së pari, nëse Meta është në krye të Kuvendit, atëherë duhet mësuar posti i Jozefina Topallit. Ambicia e saj, që në 2005-ën, ka qenë Ministria e Punëve të Jashtme. Por, rezultati tepër i dobët i PD-së në dy qarqet ku ajo kishte vendosur veton, si për rezultatin ashtu edhe për listat e kandidatëve (Lezhë dhe Shkodër), nuk do të mund të justifikonte edhe këmbënguljen e saj për t'i vënë gishtin një posti ministror. Nëse LSI-ja merr ministrinë e Transporteve, atëherë po shikohet edhe e ardhmja e Sokol Olldashit, i cili, sipas burimeve, mund të rikthehet në krye të Ministrisë së Brendshme. Sa i përket dikasterit të Shëndetësisë, burimet nga PD-ja thanë se drejtimi i saj është ende pjesë e negociatave. Burimet thanë se Kryeministri Berisha nuk do t'ia lërë më këtë dikaster, Partisë Republikane.

Berisha ftesë LSI, Meta: Pranoj, për stabilitetin e vendit
TIRANË- Nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri pritet të dalë një mazhorancë miks të djathtësh dhe të majtësh. Ilir Meta ka deklaruar sot kalimin e tij djathtas, në përgjigje të ftesës së liderit të PD-së, Sali Berisha për të bërë koalicionin qeverisës.

Berisha i kërkoi sot LSI-se dhe kryetarit të saj, Meta të bashkëpunojë për të formuar parlamentin në kushtet kur ai nuk i kapte 71 mandate për të formuar qeverinë e re. Meta iu përgjigj pozitivisht kësaj ftese ndaj PD dhe LSI bashkarisht bëjnë 74 deputet.

Gjatë një deklarate për mediat një orë pas ftesës së Sali Berishës, Ilir Meta u shpreh se "jam gati të shkoj djathtas për hir të stabilitetit të vendit. "Pranoj ftesën e kryetarit të koalicionit fitues për një qeverisje më efikase. Për këtë jam konsultuar me aktorë të vendit dhe ndërkombëtarë të cilët kërkojnë stabilitetin dhe përshpejtimin e reformave, ndaj unë do të kontribuoj që vendi të mos futet në kaos por të eci përpara", tha Meta.

Sipas tij, ky është një vendim i vështirë por i nxitur nga vetë Edi Rama që abandenoi LSI disa herë radhazi gjatë këtyre dy viteve të fundit. "Ju besoj e shikoni që nuk jam shumë i lumtur për këtë deklaratë sepse kam bërë përpjekje për të larguar Berishën nga pushteti. Kam bërë përpjekje për të rivendosur bashkëpunimin mes PS dhe LSI edhe pas bashkëpunimit të kreut të PS-së Rama me PD për Kodin Elektoral. Përpjekjet e mia kanë qenë të pandërprera për të bërë vetëm një koalicion të majtë parazgjedhor, por Rama iu është përgjigjur negativisht ftesave të mia. I thashë së fundmi që të bashkëpunojmë vetëm ne një kusht që LSI të kishte komisionerë në numërimin e votave, as këtë nuk e pranoi. Edhe një javë para zgjedhjeve i kërkova që të bashkohen gjithë partitë e majta për një opozitë të vetme, sepse vetë elektorati e tregoi se e majta e bashkuar mund të fitonte zgjedhjet". Kështu është shprehur Meta sot pas ftesës së Berishës për koalicion.

Më tej ai i është shfajësuar elektoratit të tij të majtë me fjalët: "Tani më thoni ju mua cila është zgjidhja: Të bashkëpunoj me koalicionin fitues apo të lë vendin në krizë sepse koaliconi me 'Bashkimin për Ndryshim' nuk sjell asgjë përpos kaosit pasi nuk bëhen mandatet për të formuar qeverinë. Mandatet tona bashkë janë vetëm bllokuese për zhvillimin e vendit. Ndaj them se "kjo është zgjidhja më e vështirë politike që kam bërë për afro dy dekada të jetës time politike. Tashmë unë pres nga negociatat që kryetari i koaliconit 'Aleanca per Ndryshim', z. Berisha t'iu pëmbahet angazhimeve për integrimin e vendit", përfundoi lideri i LSI-së.

Berisha fton publikisht LSI-në të bëjë koalicon pr të qeverisur vendin

TIRANË - Në një konference për shtyp kreu i PD-së, Sali Berisha iu bëri të ditur  shqiptarëve se fton LSI të bëhet pjesë e koalicionit qeverises. "Unë ftoj LSI-së të bëhej pjesë e koalicionit qeverisës, sepse kështu do të kemi një qeveri të integrimit të vendit në bashkimin europain. Siç e kam deklaruar ditë më parë sovrani na dhuroi fitoren por diktoi koalicion nga partitë me të cilat janë më afër. Unë mendoj se kjo është Lëvizja Socialiste për Integrim".

Sipas tij, kjo parti ka në qendër të programit të saj integrimin dhe punësimin si kryefjalë e reformave dhe përpjekjeve të saj dhe qe perputhen me se miri me programin e PD-se. "Unë e ftoj LSI-në me bindjen time për një përfaqësim dinjitoz në qeveri edhe pse është një parti e spektrit të majtë", tha Berisha duke dashur te justifikohet edhe me faktin se kjo parti eshte diskriminuar nga PS deri me tani.

"Kjo parti ka qenë objekt i persekutimit ligjor, trysni që nuk është ushtruar nga PD. Ajo u dëmtua me ligjin e Dushkut, u dëmtua edhe këtë vit, por unë kam qenë kundër grevës së tyre", tha Berisha.

"Ndaj sot që koalicioni Alenaca e Ndryshimit ka 47 për qind të votave kemi kënaqësinë t'iu shtojmë atyre edhe afro 6 për qind të votave të spektrit të majtë dhe do të kemi një koalicion qeverisës me spektër më të gjerë se katër vitet që kaluan. Unë fotj LSI-në ta shqyrtojë këtë ftesë të sinqertë në sens pozitiv", perfundoi ai.

Rrëfehet çifti balerin, Gerti & Enada: Suksesi ynë më i madh në jetë, familja
Gjeja më e rëndësishme për ta është familja dhe puna. Tashmë, prej disa kohësh, u ka ndriçuar jetën lindja e djalit, Roan, i cili edhe pse sapo ka mbushur një vjeç, është bërë protagonist në skenat e baletit të çiftit Enada Hoxha dhe Gerti Vaso. Janë shquar vazhdimisht për korrektësi dhe disiplinë dhe të tillë na paraqiten edhe në pyetësorin që i ka realizuar Sh2-shi. Solistët e Teatrit të Operës dhe Baletit, tashmë ka rënë disi në qetësi për sa u përket angazhimeve teatrale, por vetëm pak ditë më vonë nisin turin e tyre, me disa shfaqje në Itali. Për të mësuar diçka më tepër për çiftin Hoxha-Vaso, lexoni pyetësorin e më poshtëm.

Cilat janë angazhimet tuaja të momentit në punë, projektet që keni në dorë?

Në teatër, angazhimet kanë mbaruar. Në korrik-gusht do të jemi në një tur në Itali, me disa shfaqje e më pas do të vijojnë pushimet.

Si e ndjeni veten prindër, me një fëmijë që po rritet dita-ditës? Kush është më i përkushtuar pas bebes?

Të lumtur dhe të përkushtuar për çdo fazë të rritjes së tij. Përkushtimi është i njëjtë.

Ju kemi parë në një shfaqje, ku protagonist ishte dhe djali juaj. Çfarë ndjetë kur pjesë të suksesit u bë edhe fëmija? Ai kuptoi diçka nga ajo shfaqje, apo është ende i vogël?

Për ne ishte emocion i veçantë. Ndërsa për të, ajo që ju fiksua, ishte dera e skenës, që e tregonte gjithmonë me gisht.

Jeni çift që keni treguar të jeni të suksesshëm në punë, por keni dhe një jetë familjare të shëndetshme. Si keni arritur që paralelisht të jeni artistë, por edhe familjarë shumë të mirë?

Çelësi i suksesit është puna dhe dashuria.

Enada

Pyetësori i Prustit

Çfarë është lumturia absolute për ju?

Shëndet, dashuri dhe fat.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Dëshira për familjen dhe punën.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Dje në darkë.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Vullneti,

Defekti juaj kryesor?

Kokëfortësia.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerantë?

Nuk toleroj.

Hera e fundit që u përlotët?

Kur Roani ndjente dhimbjen e dhëmbit dhe nuk e ndihmoja dot.

Me cilët personalitete historike identifikoheni më shumë?

Janë shumë personalitete historike, te të cilët gjej veten për disa tipare, por nuk do doja t'i ngjaja askujt.

Udhëtimi juaj i preferuar?

Kudo, kur udhëtoj me familjen time.

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Një ndër të tjerët është Victor Hygo.

Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?

Sinqeritetin, besnikërinë.

Tek një grua?

Sinqeritetin, besnikërinë.

Kompozitori juaj i preferuar?

Vivaldi.

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

Të gjitha që kam kënduar në spektaklin "Ces't la vie".

Libri që ju la mbresë të pashlyeshme?

"Historia e baleteve dhe autorëve botërorë"

Filmi që ju la mbresë të thellë?

"Hakmarrja", me Kevin Kostner/

Piktori juaj i dashur?

Degas.

Ngjyra juaj e preferuar?

Bardhezi.

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Të gjitha sukseset për mua janë të mëdha.

Çfarë është ajo, për të cilën pendoheni më shumë?

Për një fjalë më shumë që them.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Mashtrimin.

Frika juaj më e madhe?

Vdekja.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Përpiqem të mos them.

Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?

Asnjëherë dhe s'do të jap kurrë.

Cila është motoja juaj?

Kija frikën atij që ta ka frikën.

Si do të dëshironit të vdisnit?

Në skenë.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t'i thoshit?

Faleminderit për gjithçka.

Në çfarë gjendjeje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?

E lumtur.

Gerti

Çfarë është lumturia absolute për ju?

Kjo që po jetoj tani.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Djali.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Dje në darkë.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Toleranca.

Defekti juaj kryesor?

Indiferenca.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerantë?

Në përgjithësi i toleroj gabimet.

Hera e fundit që u përlotët?

S'e mbaj mend.

Me cilët personalitete historike identifikoheni më shumë?

Nuk i kam parë ndonjëherë me ketë sy.

Udhëtimi juaj i preferuar?

Preferoj bregdetin, me familjen.

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Ismail Kadare.

Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?

Sinqeritetin.

Tek një grua?

Sinqeritetin.

Kompozitori juaj i preferuar?

Verdi.

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

Nuk fërshëllej kur bëj dush.

Libri që ju la mbresë të pashlyeshme?

"Kodi i Da Vinçit"

Filmi që ju la mbresë të thellë?

"Tradhtia", me Richard Gear.

Piktori juaj i dashur?

Vilson Kilica.

Ngjyra juaj e preferuar?

Bardhezi.

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Familjen.

Çfarë është ajo, për të cilën pendoheni më shumë?.

Kur mërzis Enadën.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Politikën.

Frika juaj më e madhe?

Vdekja.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Kur dua të dal nga situata.

Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?

Nuk e përdor asnjëherë ryshfetin.

Cila është motoja juaj?

Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë.

Si do të dëshironit të vdisnit?

Nuk dua ta mendoj fare vdekjen.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t'i thoshit?

Më kthe prapë në jetë.

Në çfarë gjendjeje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?

I lumtur.

Merren peng 16 punëtorë të OKB për çminimin në Afaganistan
Persona të armatosur të paidentifikuar kanë marrë peng 16 punëtorë afganë, që punonin për një agjenci të OKB-së për çminimin në Afganistan, njoftuan sot burime zyrtare të OKB-së dhe policisë vendase.

Punëtorët afganë të çminimit punonin për agjencinë "MDDC", pjesë e agjencisë së OKB-së për çminimin e Afganistanit e njohur si "UNMACA".

Ata u rrëmbyen dje ndërsa udhëtonin ndërmjet provincave Khost dhe Paktia, deklaroi shefi i policisë së Paktias.

"Nuk kemi informacion lidhur me autorët dhe motivet e rrëmbimit", deklaroi për gazetarët shefi i policisë Azizullah Wardak në Gardez, kryeqendra e provincës së Paktias.

Gul Agha, një zyrtar i agjencisë UNMACA, deklaroi se ata u rrëmbyen kur po kalonin në rrugën Logar-Gardez, që të çon në Khost, që është një nga vendet më shumë të minuara në botë me rreth 640 kilometra katrorë sipërfaqe të minuar.

Pas një lufte pothuajse 30-vjeçare, Afganistani është një nga vendet më të minuara në botë me një sipërfaqe rreth 640 kilometra katrorë të minuar.

Asnjë grup nuk e ka marrë akoma përsipër rrëmbimin e së shtunës, i fundit që pason një seri sulmesh dhe pengmarrjesh nga ana e rebelëve talebanë dhe bandave kriminale.

Sipas statistikave të OKB-së, rreth 150 mijë njerëz janë vrarë ose plagosur nga shpërthimi i minave në Afganistan që prej vitit 1989. Kabuli firmosi traktatin e Otavës që parashikon çminimin e të gjithë vendit deri në vitin 2013.

Përplasen makinat, 5 të plagosur
RRËSHEN- Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy makinave në aksin Rrëshen- Rubik. Ngjarja ka ndodhur në mesditë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë 5 persona ndër ta 4 shqiptarë nga Kosova. Dy automjete njëri tip Ford me targa të Kosovës me drejtues Abaz Shapa dhe tjetri tip Benz me targa të Mirditës 2271 A me drejtues Aurel Kalaj, janë përplasur me njëri-tjetrin nga ku kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe 3 pasagjerët Naser Beuli, Qerim Moriqi dhe Hysni Ibrahimi.

Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Rrëshenit me fraktura në trup dhe dëmtime të rënda në kokë. Sipas burimeve spitalore bëhet e ditur se të gjithë këta persona janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton mbi shkaqet e aksidentit.

Pakti 'Berisha-Meta', Agolli: Më duket shaka. Pëllumbi: Pazar i ulët
TIRANË - Vendimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për t'u bërë pjesë e një koalicioni qeverisës me Sali Berishën, ka lënë të zhgënjyer edhe "patriarkët" socialistë, të cilët nuk kanë dashur ta besojnë një lëvizje të tillë politike të Ilir Metës. Të kontaktuar nga "Shekulli", një nga figurat më popullore të socialistëve, shkrimtari Dritëro Agolli, dhe ish-nënkryetari i PS-së e ish-kryetari i Kuvendit, Sërvet Pëllumbi, duke komentuar mbi këtë vendim, nuk kanë nguruar ta cilësojnë atë një pazar të ulët mes Metës dhe Berishës.

Agolli

Pavarësisht se kërkon të qëndrojë larg komenteve, për shkak të njohjes së vjetër që ka me kreun e LSI-së, Ilir Meta, shkrimtari Dritëro Agolli, shprehet se nuk mund të rrijë pa dhënë një qëndrim të tijin për gjithë atë që u shpall dje nëpërmjet dialogut në "distancë", Berisha-Meta. Nëpërmjet stilit të tij karakteristik, Agolli shprehet se nuk arrin ta besojë që Meta të mund të ulet në një tavolinë qeverisëse me kreun e PD-së, njeriun që ai aq shumë e ka sulmuar në gjithë këto vite. Madje, ai e konsideron deklaratën e djeshme të kreut të LSI-së një shaka, që s'ka lidhje me realitetin. "Unë nuk e besoj që Ilir Meta dhe Sali Berisha të kenë vendosur të bëjnë një koalicion për të qeverisur bashkë. Kjo më duket se është një shaka përmes një dialogu larg njëri-tjetrit, që pasqyrohet në ekranet televizive apo ndoshta është një duet i një kënge majë një krahu në Shkëlzen dhe në Tomor, siç kanë qenë ato këngët e malësorëve", - u shpreh Agolli. E, duke ironizuar këtë lloj bashkëpunimi, që kërkon të vendosë LSI, ai evidenton diskordancat që ekzistojnë mes deklaratave të Metës për të luftuar Berishën dhe veprimit të tij të fundit për t'iu bashkangjitur në qeverisje. Duke iu përmbajtur kësaj linje, Agolli heq vija paralele mes asaj që përfaqësojnë Meta dhe Berisha, duke i ironizuar ata, njërin si "socialist i vërtetë" dhe tjetri si "demokrat të vërtetë". "Dhe vërtet ma merr mendja se është një shaka mes tyre, një socialist i vërtetë dhe një demokrat i vërtetë. Para një jave, socialisti i vërtetë thërriste: "Mblidhu o popull të rrëzojmë Sali Berishën. Pas një jave, socialisti i vërtetë filloi të thërrasë: "O milet, mblidhuni të ngremë Sali Berishën. Prandaj them përsëri që kjo është një shaka", - u shpreh Agolli.

Pëllumbi

Akoma më i ashpër në qëndrimin e tij ka qenë ish-kryetari i Kuvendit, Sërvet Pellumbi, i cili ndryshe nga Agolli nuk ka shprehur çudi për këtë vendim të Metës, madje, përkundrazi, e ka quajtur atë si diçka që dihej që më parë dhe që pritej të shpallej. Por, ajo që bën të ditur ai, është fakti që ky vendim ishte produkt i një pazari të ulët, që Meta dhe Berisha kishin arritur të bënin para zgjedhjeve. Prandaj, ai vlerëson se është e kotë dhe e pavlerë që të bësh komente mbi një marrëveshje të tillë, që s'ka të bëjë me socialistët. "Ilir Meta shpalli një pazar të bërë që më parë. Ndaj, as që ia vlen ta komentosh fare", - tha në një prononcim të shkurtër Pëllumbi, duke mos pranuar që të zgjatej më tej ndaj asaj që shpalli dje si zgjidhje krize kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Anëtarët e kryesisë, Brokaj dhe Klosi, shprehen kundër qeverisë LSI-PD. Xhufi: Skam qenë në mbledhje

Kryesia e LSI-së: Meta gaboi rëndë

Brokaj: "Ne nuk kemi marrë votat e elektoratit tonë të majtë për të shkuar të qeverisim me Berishën"

Jo vetëm ata që kanë qenë jashtë Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe figura të njohura të kësaj force, janë gjendur të befasuar nga vendimi që shpalli dje kreu i kësaj force, Ilir Meta, si një hap për të mos futur vendin në krizë. Bëhet fjalë për anëtarë kryesie, si Sabit Brokaj, Fatos Klosi etj., madje edhe për drejtues të tjerë të lartë të kësaj force, siç është numri dy i saj, Pëllumb Xhufi, i cili, i kontaktuar nga "Shekulli", është shprehur se nuk ka pasur dijeni për një vendimmarrje të tillë, pasi nuk ka qenë në takimin ku dhe është marrë. "Nuk mund të komentoj asgjë, se nuk kam qenë në mbledhje", - u shpreh Xhufi, duke mos dashur të thellohet më tej me shpjegime, nëse mosprania e tij kishte të bënte me arsye personale, apo me mospëlqimin e tij ndaj një vendimi të tillë. Por, ndërsa Xhufi i është shmangur komentit të tij, dy nga anëtarët e kryesisë, Brokaj dhe Klosi, kanë qenë të drejtpërdrejtë në qëndrimet e tyre, duke kritikuar ashpër kreun e partisë, i cili, sipas tyre, ka marrë një vendim të njëanshëm dhe pa u konsultuar me strukturat e partisë. Sipas Brokajt dhe Klosit, nuk bëhet fjalë për një vendim institucional, pasi pothuajse gjysma e kryesisë së partisë, si Spartak Braho, Ndre Legisi, Filloreta Kodra, Pëllumb Xhufi, përfshi edhe ata dy vetë, nuk kanë qenë në takimin që kreu i partisë ka zhvilluar me disa përfaqësues të tjerë të LSI-së, ku duket se edhe është marrë ky vendim. "Vendimi për t'u bërë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës me Berishën nuk është vendim i LSI-së si institucion, por i Ilirit si individ. Unë di të them se për një lëvizje të tillë nuk është diskutuar fare në kryesinë e partisë që ne kemi mbajtur para disa ditësh, madje, atje, ne, përfshi edhe Ilirin, kemi kritikuar Dritan Priftin për deklaratën emocionale që mbajti lidhur me votën që do t'i jepte Berishës. Në këtë kryesi ne kemi vendosur që vendimet për qëndrimet e mëtejshme të LSI-së t'i merrnim pasi të certifikohej vendimi nga KQZ-ja dhe pasi institucionet ndërkombëtare të shpreheshin për standardet e arritura. Prandaj, për sa kohë që përgjegjësi për këto lloj zgjedhjesh është Berisha, natyrisht këtu nuk dua të zhvesh nga faji as Ramën, atëherë është e papranueshme që ne të shkojmë dhe të qeverisim me të", - tha Brokaj. Madje, duke vlerësuar përmbajtjen e vendimit, Brokaj shprehet se LSI-ja nuk mori votat e elektoratit të majtë për të shkuar dhe bashkëpunuar me Berishën. "Ne nuk kemi marrë votat e elektoratit tonë të majtë për të shkuar të qeverisim me Berishën. Ne kemi patur deri më tani dy qëndrime të kryetarit të partisë, Ilir Meta, se do të krijonte pas zgjedhjeve një koalicion me PS-në dhe se do të nxirrte Berishën në pension. Prandaj, nuk e kuptoj sesi ka arritur Meta në këtë vendim. Megjithatë, unë besoj se LSI-ja është një forcë me elektorat thellësisht të majtë dhe pavarësisht këtij vendimi, unë besoj se ata do ta gjejnë sërish vendin e tyre, larg Berishës. Mbi të gjitha, unë nuk kuptoj se çfarë perspektive do të ketë Meta pas Berishës, pasi elektorati ynë s'ka për t'i shkuar pas", - shtoi Brokaj. Të njëjtën habi për këtë vendim ka shprehur edhe anëtari tjetër i kryesisë, Fatos Klosi, i cili gjithashtu nuk nguron ta cilësojë kalimin e PS-së djathtas, një vendimmarrje të gabuar. "Vendimi për t'u bashkuar me Berishën s'e morëm ne, por e morri Iliri. Natyrisht që është një vendim i gabuar, por s'do preferoja të flisja më shumë, pasi s'dua të ngutem për të bërë vlerësime emocionale. Di të them që ne nuk na ka ftuar fare në ndonjë mbledhje për të diskutuar për këtë çështje dhe për të marrë këtë vendim", - tha Klosi. Ndërkohë që, anëtarët e tjerë të kryesisë, të paftuar në këtë vendimmarrje, për t'i qëndruar larg debatit, kanë preferuar ose të mos u përgjigjen thirrjeve në telefona, ose i kanë fikur ato.