Grupi i këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka dërguar dje në redaksitë e mediave një deklaratë lidhur me rrëzimin e buxhetit të Bashkisë së kryeqytetit.
Në një tekst të mbushur me gabime gjuhësore, përmendet thuajse në të gjitha paragrafët emri i Koço Kokëdhimës.
Deklarata e quan rrëzimin e buxhetit një "veprim spektakular", kurse vetë buxhetin "buxhet i falangave". Teksti është i paqartë lidhur me arsyet konkrete që shtynë grupin demokrat të bashkisë për të rrëzuar buxhetin. Lihet të kuptohet se arsyeja që i shtyu këshilltarët e PD-së dhe LSI-së të votonin kundër, ishte Koço Kokëdhima, por edhe ky deklarim përzihet me togfjalësha poetikë të tipit "iku me turp", "sëmundja e Edi Ramës", "buxhet i vetmisë", "ditë e trishtuar, ditë e gëzuar". (!) Deklarata u drejtohet atyre qytetarëve "që kanë sy e veshë" (!). Teksti ka ardhur nga adresa e e-mail-it e zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, një veprim në vetvete joserioz.
Donim te ndanim me lexuesit tane disa pergjigje: A jane normale deklarata te tilla? A eshte normale qe anashkalohen arsyet konkrete te nje votimi dhe autoret e tyre merren me emra dhe metafora pa lidhje me ngjarjen? A kupton dot banori i Tiranes arsyet pse duhet te rrezohet apo miratohet nje projekt apo nje buxhet, nese trajtohet me kesi deklaratash nga perfaqesuesit e tij ne Keshillin Bashkiak?
Dhe e fundit, a jane keto standartet e nje deklarate zyrtare, si nivel gjuhesor dhe intelektual?

Më poshtë është teksti i deklaratës së grupit të këshilltarëve të KB-së Tiranë, që drejtohen nga Ferdinand Poni, njëkohësisht zv/ministër i Rendit.

*****

GRUPI I KESHILLTAREVE NE KB TIRANE

Deklarate
Per rrezimin e Buxhetit te Bashkise Tirane
Tirane me 13.1.2009

Te nderuar qytetare te Tiranes!
Dje Keshilli Bashkiak i Tiranes me nje votim spektakular rrezoi mbreme te ashtuquajturin buxhet te paraqitur nga Rama ose me mire te pergatitur dhe destinuar per Koco Kokedhimen. Aq e qarte ishte kjo ne ate dokument sa pas ore e ore diskutimesh ne mbledhjen e meparshme ku u evidentuan semundjet, shkeljet, abuzimet, klientelizmi e ketij buxheti nga Rama dhe administrata e tij mediokre por edhe pa asnje vullnet per te gjetur konsensusin, saqe asnje perpjekje nuk ishte bere per te permiresuar defektet e jashtezakonshme te dokumentit.
Te dashur qytetare te Tiranes!
Buxheti i Rames nga shpjegimi i te cilit iku me turp, dhe me po aq turp iken edhe keshilltaret e tij rradhen e paren duke bere te pamundur votimin heren e pare, eshte nje buxhet ne shkelje te ligjit, eshte nje buxhet i falangave te Tiranes, eshte nje buxhet i projekteve qe paguhen dy here, eshte nje buxhet i vetmise se madhe, eshte nje buxhet jo transparent ne shkelje flagrante te Ligjit.
Edi Rama apo Koco Kokedhima jane larguar nga qytetaret, jane kunder interesave te ligjshme dhe te shumta te kryeqytetasve. Cilido qytetar i Tiranes do ta rrezonte ate buxhet qe ndersa le pa ndertuar njesite bashkiake, qe e ka katandisur sheshin Skenderbej ne gjendje te mjerueshme, qe mban ne dispozicion te tij 1/10 e buxhetit te padestinuar, perbuz dhe nuk merr parasysh kerkesat e ligjshme te kryetareve te njesive bashkiake te Tiranes, te keshillave te ketyre njesive, te komuniteteve te tyre.
Dje ishte vertet nje dite e trishtuar per kliken Rama ne bashkine e Tiranes, por ishte nje dite e gezuar per qytetaret, nje dite e qytetareve ndaj uzurpimit te bashkise nga interesa elektorale, abuziviste, tregtare. Votimi i djeshem ishte i vetmi instrument qe kishim per te mbrojtur interesat e qytetareve. Votimi ishte nje mesash i qarte per ata qe kane sy e veshe, per qytetaret plot dinjitet te Tiranes, nje demostrim se me ke dhe cili eshte per qytetaret. Grupi i keshilltareve te Partise Demokratike ka te vetmin mision per Tiranen, te mbroje qytetin dhe qytetaret, te shmange degjenerimin administrativ, financiar te qytetit nga semundja e Edi Rames e paraqitur dhe e reflektuar ne kete buxhet.