Shekulli Blog

Rezultatet paraprake ne Vlore

Ku e gjejnë këtë forcë?
Sapo hyj në shtëpi, dëgjoj fqinjën time të moshuar që kishte ardhur për vizitë, e cila thërriste përpara televizorit: "Po ky ditëzi çfarë bën këtu, nuk i vjen turp këtij të dalë në televizor?"
Pastaj mu kthye mua: "Po ju gazetarët, prej këtij kërkoni mend e na e nxirrni në televizore, nuk keni cipë? Kaq shpejt e harruan Gërdecin këta maskarenj që u shofshin..".
Fjalët e saj, por sidomos toni i fjalëve, më bënë shumë përshtypje. Ktheva sytë nga ekrani. Ishte një nga emisionet e shumta opinionistike që jepen në televizionet tona. Mes të ftuarve ishte dhe ish-ministri i Mbrojtjes. Atij i drejtoheshin fjalët e fqinjës sime të moshuar 78 vjeçare.
Ndërsa javët dhe muajt ikin, Gërdeci po harrohet.
Kryeministri i pari, e më pas përgjegjësit e tjerë politikë për ngjarjen, sfidojnë përditë nevojën tonë për drejtësi, duke bërë të njëjtën jetë publike si më parë. Duket sikur na thonë: "E shihni? Ja ku jemi përsëri.. Gjithçka është një tallje..".
Padyshim që mungesa e një verdikti përfundimtar të drejtësisë për ngjarjen e Gërdecit, i inkurajon këto sjellje të halabakërisë më të kulluar politike.
Por edhe vetë këta individë, a ndjejnë ndonjë përgjegjësi morale, për të vrarët e Gërdecit? Për fëmijët që nuk do rriten kurrë? Për miliarda dëme materiale dhe për shokun psikologjik që i shkaktuan gjithë Tiranës?
Edhe sikur drejtësia ta nxjerrë jofajtor, a mundet një individ si ish-ministri në fjalë, të vijojë jetën politike sikur asgjë nuk ka ndodhur? Ku e gjen këtë forcë? Ku e gjejnë këtë forcë, edhe të gjithë ata (sa shumë janë!) për të cilët "të bësh politikë" do të thotë të vjedhësh e të dalësh në TV?
Përse ndodh kështu? A është kaq e pamoralshme dhe e padrejtë çdo shoqëri, apo vetëm jona prodhon sjellje të tilla?<o:p></o:p>

Përse nuk protestojmë ne shqiptarët?
Ne shqiptarët jemi trima me mustaqe por vetëm në këngët e legjendat që i kemi bërë vetë, se durojmë dot padrejtësinë në të keqe dhe për të vënë nderin në vend hidhemi në zjarr. Sy më sy dhe dhemb për dhemb e kemi shumë të lehtë. Por kjo, gjithmonë për atë çka është e imja. Ne e duam shumë qeverinë, pavarësisht se kush është ajo, ne shqiptarët e duam shumë atë që është më i fortë se ne, por edhe të mos e duam, e durojmë, nuk reagojmë, presim, se kush e di ndoshta një ditë ai që do të dobësohet, patjetër do të bjerë nga atje ku është. E çuditshme është tek ne shqiptarët, e duam kaq shumë atë që është më i fortë se ne, ndoshta na pëlqen dhuna që na jep, ose në dhunë jemi disi më të mbrojtur. As nuk e hapim gojën, ky është kompleksi i egzistencializmit tonë për tu bërë disa servila të politikës që gjoja I ndihmoi nga disfata, e të tjerë më të heshtur bëjnë indiferencën. Nga njëra anë na pëlqen të jetojmë më pak të tashmen, në anën tjetër të tjerë që nuk ngopen më shumë me të tashmen, dhe as të tjerë që nuk ngopen me të shkuarën. Edhe ata që jetojnë shumë mirë në këtë vend duan të shkojnë në Amerikë. Kaq të pangopur jemi ne shqiptarët! Madje Zot nuk njohin. Si mund të njohin Zot ish zotërit, kur dikur kishin nevojë për të, ndërsa sot as që duan ta shohin me sy. Prandaj them, që ne shqiptarët nuk ngjajmë aspak me krijuesin.

Pasi ne shqiptarët jemi dialektik, ne e dimë së këto gjëra e kanë një cikël, kanë një kulm, një fund edhe një të keqe apo një të mirë. Ne shqiptarët në të vërtetë jemi gjak ftohtë zor se nxehemi kollaj, ose po u nxehëm nuk nxehemi të gjithë përnjëherë, kur gjithmonë ti nxehesh të tjerë thjesht rrinë, thjesht nuk ka ardhur rradha e tyre për tu nxehur. Është e vështirë të na bësh bashkë ne shqiptarëve në shesh, në mos qoftë për të festuar ndonjë festë të shëmtuar. Nuk i merr vesh njerëzit në këtë vend, në janë majtas apo djathtas. Seç luftojnë kaq shumë për emrin e politikës, por ndoshta kanë të drejtë, janë më të sigurt me të, dhe të paaftë për ta ndërtuar vetë jetën. Kështu bëhemi ne shqiptarët, kremastar për tu varur diku, kremastar të një gjinie të njëjtë si ne; por për çudi më manipuluese. Në njërën anë shumë nuk kanë të hanë, dhe në faqen tjetër fondacione të panumërta që fryejnë barkun e tyre. Mbushur me organizma të shoqërisë civile, që sapo kanë kaluar disa vite në mbrojtje të qytetarëve, por edhe këto për interesa të tyre, kthehen në parti apo grupime politike. Problem është se po duken ndër qytetar si të aftët e rinj të politikës sonë të re. Seç perveshin mëngët, dalin e flasin tër zell, se ne duhet ti votijmë ata. Kjo do të jetë e ardhmja jonë, nuk ka për të ndryshuar kjo gjendje, edhe po ndryshoj, do të bëhen gjërat disi më me klas.

I sheh të gjithë bashkë, kur shahen në kuvend, përsëri bashkë në bar kafe, kur këta gjoja opinionistët kritikojnë në media, dhe për këtë fitojnë pikë e bëhen më popullorë, përsëri i sheh bashkë në bar kafe. Të veshur mirë, kanë shkelqimin e ekranit. Mirë bëjnë, andej bie borë, e këtej në ngrohtësinë e kafesë flasin për të tjera gjëra. Edhe nëse flasin për të njëjtin problem, përsëri asgjë. A të jetë vallë ky imazhi, i të përfytyruarit te popullit në kuvend? Sigurisht që po, sepse i kerkojmë pikërisht atyre të na zgjidhin ardhjen e problemit të rradhës. Pastaj, këta jemi ne, shumicë injorante ne, shumicë injorante dhe ata, pakicë intelektuale ne, pakicë intelektuale dhe ata. E përse u kerkojmë kaq shumë, që të na i bëjnë gjërat më mirë?! Si jemi ne, pasqyrim i joni janë dhe ata. Nuk është fjaji juaj këtu, ju nuk mund të na përfaqësoni si shumicë, ju thjesht përfytyroni popullin në kuvend. Po ata që nuk flasin fare, hedhin një fjalë një herë në vit dhe kaq për ta?! Po mirë, këta nuk janë personazhe film përfytyrimi, janë thjesht figurante. Shqiptar kujdes kur voton politka po të mashtron. Në fakt ne shqiptarët jemi nxehur keqasi në 1997-tën, nuk arrij ta kuptoj se çfarë ishte e gjitha kjo, një duf i trullosur, aq sa u nxehëm prishëm Shqipërinë së bashku me të edhe "ëndërrën ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa".

Të na thoshin se ato paratë e piramidave nuk ishin të vërteta, të gdhiheshim brenda një natë përsëri të varfër e të tjerë të dilnin pësëri në rrugë, edhe ata që dolën në rrugë humbën durimin, dhe u deshën vite të tëra që të na mblidhnin në shtëpi. Se kur populli i piramidave u fut nëpër shtëpi, shesheve mbeti populli i qëndrestarëve; ashtu si dilnin rrugëve ata, me apo pa bukë me vete, me apo pa shishe benzine, bashkë me të tjerë të shtrirë diku në murin e ambasadës për të bërë intervistën e vizës. Pastaj kur nxehemi ne, thyejmë çdo gjë, sepse ajo i takon shtetit, dhe mbi të gjitha nuk është e jona. Edhe nësë mirë bëjmë, në këtë përsëri që duhet të kthehet ndoshta njëherë në disa kohë, të tjerë i zë frika se do plasi lufta. Si fillim, pasi vuajtëm nga trëndafilat e kuq, u kapëm pas fitores së dy gishtave për të fituar lirinë.

Një militante, me proteza të vëna dhe pështymë në buzë, që cirret se kjo parti i solli lirinë, tani është në kryeqytet me lirinë në lumturinë e plotë. Këta si puna e kësaj nënokes militante nuk kërkojnë asgjë sepse janë shumë të kënaqur me kaq. Më në fund u realizuan. Ja një arsye më shumë përse nuk dalin shqiptarët të protestojnë. Politika e pëlqen këtë lloji katundari për ta ushqyer me vota. Me disa copa letrash, qe edhe nga ata që nuk votojnë të tjerë zgjidhen vetë. Sa implikim negativ, edhe populli është i tillë. Sa vjen edhe trashëgon më shumë idiotësitë injorante të tij. Shumica e popullit është vartës i paemancipuar. Për ta vetëm hija e kostumeve është shpëtim. Me dëshirën e madhe shumica e popullit janë kënaqur, më në fund se jeton në kryeqytet apo edhe në ndonjë qytet tjetër, ka edhe një copë tokë të zaptuar, më në fund është i kënaqur. Kënaqësi të kota, po, kënaqemi me pak ne shqiptarët...Përse do ti duhet të protestojë, sepse dikur mori gurin për ti gjuajtur policisë dhe hodhi bustin e salduar tek sheshi, pastaj u përlye nga para piramidash me majën nga poshtë dhe bazamentin nga sipër, që aq shumë u rëndua sa pasojat i vuajtëm. Si idiota shisnin shtëpi për të fituar shumë më shumë seç duhet, pastaj donin që ti falnin se hidheshin nga kati i pestë. Lindën protestat, këtu nuk e kishte fajin politika, por ata vetë që gënjeheshin në mënyrë të shkëlqyer nga makutëria e tyre. Kështu një arsye më shumë për të marrë armët, përsëri idiotësira me të fortin e lagjes, merr e mbaj armë në shtëpi, mbrohu se do të vrasin, dhe kush, vëllai yt.

Se po mbëritëm ne shqiptarët në valle zor se ulemi, dhe vallen e çmendur të viteve 90 duhet ta hiqnim të gjithë, ngrihemi ne shqiptarët në mitngje por kur i dhemb koka shefit të partisë, po na thirri ai në shesh dalim, në të kundërt mirë jemi  në shtëpi, se halli i shefit të partisë është më i madhi, tonat janë të kota. Se mund të vdesin njerëz  deteve apo kanaleve punë e madhe, se mund të na shpërthejë një bombë apo një arsenal i tërë ushtarak dhe marrim vesh se i kemi anemban Shqipërisë, se na gerryejnë lumenjt, se na presin pyjet, se na thahen liqenet punë e madhe, se na betonohen parqet e qytetet, se s'kanë ku të luajnë fëmijët punë e madhe, se na mbyt ajri i ndotur, se s'na mbin misri në arë, se vdesin minatorë në minierë, se na vidhet toka për tia shitur tjetrit, se na mbyllet biznesi sepse dikujt nuk i pëlqen fytyra e pronarit, na shitet ushqim i prishur, na rritet çmimi i karburantit, na mbajnë të mbyllur brenda këtij vendi si kafshët në rezervat, se kthehen vetë në perëndi që duhet tu falemi të gjithë, punë e madhe. Nuk e duam bekimin tuaj. E tërëshenjta juaj është e çmendur. Prandaj na e dhuruan lirinë, ndoshta tani me të nuk dimë ç'të bëjmë, ndoshta na e kanë marrë përsëri lirinë me formalitete të tjera, prapë punë e madhe, ku është parë të ngrihen njerëzit në protestë kur nuk është gjetur një arsye madhore nga ato që nuk kupton asnjë prej ne shqiptarëve të thjeshtë!

Pordh' e madhe ne shqiptarët, seç përdorim disa fjalë si luajal, për të mos prishur punë në këtë qeveri, e përse xhanën duhet të dalim ne, kemi kryetarët dhe ndërkombëtarët Be-në dhe Amerikanët që me siguri do të bëjnë diçka. Që edhe para tyre na kanë fëlliqur të zgjedhurit tanë, po pse edhe ne vetë kaq të fëlliqur jemi? Po edhe po, por edhe pak jo. Meqë jemi këtu, na është mbushur medja me njerëz mendje ndritur, të paktën kështu thonë. Ata janë thjeshtë për spektakël, 2 janë pak për të qënë më të mirët mes tyre.Ata nuk kanë për ta lënë kështu situatën, përse duhet të bëjmë ne rrëmujë, kur të na thonë shkojmë në kutitë e votimit dhe zgjedhim se kush do të na hipë përsipër për katër vitet e ardhëshme, që pastaj ti lutemi prapë Zotit dhe amerikanëve të bëj ndonjë gjë për ne, se ne ters na ka ecur gjithmonë; kur disa bëjnë të mirin në opozitë na dalin ndryshe kur vijnë në pushtet, larg qoftë të mendojmë pastaj një situatë tjetër ideale për Shqipërinë, por normale për perëndimin, po sikur qeveritarët të kenë frikë nga populli i tyre do te bëjnë kaq shumë zullume!?

A janë normale këto deklarata?
Grupi i këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka dërguar dje në redaksitë e mediave një deklaratë lidhur me rrëzimin e buxhetit të Bashkisë së kryeqytetit.
Në një tekst të mbushur me gabime gjuhësore, përmendet thuajse në të gjitha paragrafët emri i Koço Kokëdhimës.
Deklarata e quan rrëzimin e buxhetit një "veprim spektakular", kurse vetë buxhetin "buxhet i falangave". Teksti është i paqartë lidhur me arsyet konkrete që shtynë grupin demokrat të bashkisë për të rrëzuar buxhetin. Lihet të kuptohet se arsyeja që i shtyu këshilltarët e PD-së dhe LSI-së të votonin kundër, ishte Koço Kokëdhima, por edhe ky deklarim përzihet me togfjalësha poetikë të tipit "iku me turp", "sëmundja e Edi Ramës", "buxhet i vetmisë", "ditë e trishtuar, ditë e gëzuar". (!) Deklarata u drejtohet atyre qytetarëve "që kanë sy e veshë" (!). Teksti ka ardhur nga adresa e e-mail-it e zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, një veprim në vetvete joserioz.
Donim te ndanim me lexuesit tane disa pergjigje: A jane normale deklarata te tilla? A eshte normale qe anashkalohen arsyet konkrete te nje votimi dhe autoret e tyre merren me emra dhe metafora pa lidhje me ngjarjen? A kupton dot banori i Tiranes arsyet pse duhet te rrezohet apo miratohet nje projekt apo nje buxhet, nese trajtohet me kesi deklaratash nga perfaqesuesit e tij ne Keshillin Bashkiak?
Dhe e fundit, a jane keto standartet e nje deklarate zyrtare, si nivel gjuhesor dhe intelektual?

Më poshtë është teksti i deklaratës së grupit të këshilltarëve të KB-së Tiranë, që drejtohen nga Ferdinand Poni, njëkohësisht zv/ministër i Rendit.

GRUPI I KESHILLTAREVE NE KB TIRANE

Deklarate
Per rrezimin e Buxhetit te Bashkise Tirane
Tirane me 13.1.2009

Te nderuar qytetare te Tiranes!
Dje Keshilli Bashkiak i Tiranes me nje votim spektakular rrezoi mbreme te ashtuquajturin buxhet te paraqitur nga Rama ose me mire te pergatitur dhe destinuar per Koco Kokedhimen. Aq e qarte ishte kjo ne ate dokument sa pas ore e ore diskutimesh ne mbledhjen e meparshme ku u evidentuan semundjet, shkeljet, abuzimet, klientelizmi e ketij buxheti nga Rama dhe administrata e tij mediokre por edhe pa asnje vullnet per te gjetur konsensusin, saqe asnje perpjekje nuk ishte bere per te permiresuar defektet e jashtezakonshme te dokumentit.
Te dashur qytetare te Tiranes!
Buxheti i Rames nga shpjegimi i te cilit iku me turp, dhe me po aq turp iken edhe keshilltaret e tij rradhen e paren duke bere te pamundur votimin heren e pare, eshte nje buxhet ne shkelje te ligjit, eshte nje buxhet i falangave te Tiranes, eshte nje buxhet i projekteve qe paguhen dy here, eshte nje buxhet i vetmise se madhe, eshte nje buxhet jo transparent ne shkelje flagrante te Ligjit.
Edi Rama apo Koco Kokedhima jane larguar nga qytetaret, jane kunder interesave te ligjshme dhe te shumta te kryeqytetasve. Cilido qytetar i Tiranes do ta rrezonte ate buxhet qe ndersa le pa ndertuar njesite bashkiake, qe e ka katandisur sheshin Skenderbej ne gjendje te mjerueshme, qe mban ne dispozicion te tij 1/10 e buxhetit te padestinuar, perbuz dhe nuk merr parasysh kerkesat e ligjshme te kryetareve te njesive bashkiake te Tiranes, te keshillave te ketyre njesive, te komuniteteve te tyre.
Dje ishte vertet nje dite e trishtuar per kliken Rama ne bashkine e Tiranes, por ishte nje dite e gezuar per qytetaret, nje dite e qytetareve ndaj uzurpimit te bashkise nga interesa elektorale, abuziviste, tregtare. Votimi i djeshem ishte i vetmi instrument qe kishim per te mbrojtur interesat e qytetareve. Votimi ishte nje mesash i qarte per ata qe kane sy e veshe, per qytetaret plot dinjitet te Tiranes, nje demostrim se me ke dhe cili eshte per qytetaret. Grupi i keshilltareve te Partise Demokratike ka te vetmin mision per Tiranen, te mbroje qytetin dhe qytetaret, te shmange degjenerimin administrativ, financiar te qytetit nga semundja e Edi Rames e paraqitur dhe e reflektuar ne kete buxhet.

Një përrallë për të mirën e keqe dhe të keqen e mirë
2008 ka qenë padyshim një vit ngjarjesh me përmasa botërore: Shpallja e pavarësisë së Kosovës, kriza financiare, zgjedhja e Barack Obamas president i SHBA-ve, lufta Gjeorgji - Rusi.. etj

Po për Shqipërinë? Ka qenë një vit më i mirë apo më i keq? Një mënyrë për të gjykuar janë sondazhet. Në Shekulli online (shekulli.com.al) prej tri javësh ka një sondazh pikërisht me këtë pyetje: "Ka qenë 2008 një vit i mirë apo i keq për Shqipërinë?" (enkas është përdorur kufizimi "për Shqipërinë" për të mos ndikuar gjykimin me ngjarjen e madhe të pavarësisë së Kosovës). Deri mbrëmë rreth orës 21.00 kur u rishkruajt ky shenim i shkurter, numri i votuesve ishte 5256 dhe gjykimet "më i mirë" ishin 49.3 perqind, "më i keq" 44 perqind, "nuk kam mendim" 6.7 perqind.

Por edhe sondazhet online kanë dobësitë e tyre. Mundësia e manipulimit është e lartë. Në këto raste ka shpeshherë mobilizime militante. Pra politika mund ti fusë hundët edhe aty.

Më mirë apo më keq ?

Tregojnë se dikur në një fshat shumë të varfër jetonte dikush në skamje të pazakontë. Përfytyroni: Më i varfëri, i një fshati të varfër.

I mblidheshin mbrëmjeve fqinjët dhe i thoshin: "Mjeri ti o njeri, mjeri ti. Sa i varfër je, çfarë fat i keq..."

Dhe përgjigja e të skamurit ishte: "Ashtu eshte, po nuk i dihet, për mirë a për keq...".

Një ditë prej ditësh kalon në atë fshat, një karvan të kamurish. Kreu i karvanit, ndalet dhe bën habi me mizerjen që sheh përreth. E pyet kalimtarin e parë: Cili është më i varfëri i këtij fshati? Dhe kalimtari i përgjigjet pa hezitim: "Oh, është filani.."

E thërret i kamuri të skamurin. I fal kalin e tij të bardhë. Një kal i bardhë i fuqishëm në mes të asaj varfërie.. Një pasuri e vërtetë. Dhe fqinjët u rimblodhën mbrëmjes: "Lum e lum ti o njeri. U bëre nga më i varfëri, më i pasuri i fshatit, çfarë fati paske patur...".

Dhe përgjigja e të skamurit ishte serish: "Ashtu eshte, po nuk i dihet, për mirë a për keq..."

Ca ditë më pas, djali i vetëm i fukarait, i hipën kalit të bardhë. Niset revan në pyll. Nuk i njihte shtigjet kali i falur. Shkon pa kontroll buzë humnerës dhe hidhet. Kali vdes, djali i fukarait, mbetet sakat.

Dhe fqinjët u rimblodhën mbrëmjes: "Sa i mjerë paske qenë... Edhe njëherë që të ndriti fati, të mbeti djali sakat..."

Dhe përgjigja e të skamurit ishte po ajo: "Ashtu eshte, po nuk i dihet, për mirë a për keq...".

Një javë me pas, plas lufta. Vijnë e i mbledhin ushtarë gjithë djemtë e fshatit (askush nuk u kthye gjallë). Djalin e fukarait nuk e nganë.. Atë ditë ishte në shtrat... Dhe përralla vazhdon pa fund.

Mësimi? Diçka që na duket e keqe sot, mund të jetë fillimi i diçkaje të mirë që ndodh nesër. Dhe diçka që na duket e mirë sot, mund të jetë veçse fillimi i së keqes që po vjen. Ne kurrë nuk mund ta dimë të ardhmen apo jo?

Mos jemi të prirur drejt hipnozës e jo reales?
Para disa ditësh përfundoi spektakli televiziv "Ti vlen". Fituesi i vendit të parë u votua nga populli nëpërmjet votimeve elektronike (nëse këtu nuk bëhet fjalë për abuzime). Dhe votimet popullore në fund nxorën katër konkurentët më të mirë, ku mes tyre dominonin hipnotizuesit dhe grupi i cirkut të Peshkopisë. Për mendimin tim grupi I cirkut të Peshkopisë e meritonte kategorikisht fitoren, pasi çdo gjë që atë bënin ishin shumë profesionale, shumë origjinale, sa mund ti krahasoje me akrobatët kinezë.

Aq më tepër kur mendon se një rreth i largët si Peshkopia të ketë arritur të përgatisë një grup të tillë cirku, që nuk e ka as Tirana. Sigurisht që ata janë lodhur dhe kanë punuar shumë për të arritur në këtë nivel. Por cmimin e parë publiku ia dha atyre artistëve që karakterizohen nga hipnotizimet ose më mirë me thënë nga veprime të magjishme, të cilat nuk kanë të bëjnë me punën dhe lodhjen në stërvitje, por me magjinë, hipnozën, në një kuptim me mashtrimin.

Më vjen shumë keq që ne si popull priremi kaq shumë pas dukjes, pas mashtrimit dhe nuk premiojmë punën, djersën. Megjithatë ky është mendimi im. Ndoshta e kam paksa të vështirë tu besoj fallsiteteve.

Por pyetja ime është: Mos jemi të prirur si popull drejt iluzionit dhe jo punës reale?

*Autorja eshte lexuese e Shekullit, pjesemarrese e rregullt e debateve ne faqet e Ide Letra e Komente ne gazetën print