ME TE LEXURAT

  • 1 [0]komente

ME TE LEXURAT

Recent Entries

Rezultatet paraprake ne Vlore
Ku e gjejnë këtë forcë?
Sapo hyj në shtëpi, dëgjoj fqinjën time të moshuar që kishte ardhur për vizitë, e cila thërriste përpara televizorit: "Po…
Një përrallë për të mirën e keqe dhe të keqen e mirë
2008 ka qenë padyshim një vit ngjarjesh me përmasa botërore: Shpallja e pavarësisë së Kosovës, kriza financiare, zgjedhja e…

KOMENTET E FUNDIT

  • 1 [0]komente

Recently in Politike Category

Rezultatet paraprake ne Vlore

PS;1314 PD;1120 Te tjere;300

Ku e gjejnë këtë forcë?

PS;1314 PD;1120 Te tjere;300

Sapo hyj në shtëpi, dëgjoj fqinjën time të moshuar që kishte ardhur për vizitë, e cila thërriste përpara televizorit: "Po ky ditëzi çfarë bën këtu, nuk i vjen turp këtij të dalë në televizor?"
Pastaj mu kthye mua: "Po ju gazetarët, prej këtij kërkoni mend e na e nxirrni në televizore, nuk keni cipë? Kaq shpejt e harruan Gërdecin këta maskarenj që u shofshin..".
Fjalët e saj, por sidomos toni i fjalëve, më bënë shumë përshtypje. Ktheva sytë nga ekrani. Ishte një nga emisionet e shumta opinionistike që jepen në televizionet tona. Mes të ftuarve ishte dhe ish-ministri i Mbrojtjes. Atij i drejtoheshin fjalët e fqinjës sime të moshuar 78 vjeçare.
Ndërsa javët dhe muajt ikin, Gërdeci po harrohet.
Kryeministri i pari, e më pas përgjegjësit e tjerë politikë për ngjarjen, sfidojnë përditë nevojën tonë për drejtësi, duke bërë të njëjtën jetë publike si më parë. Duket sikur na thonë: "E shihni? Ja ku jemi përsëri.. Gjithçka është një tallje..".
Padyshim që mungesa e një verdikti përfundimtar të drejtësisë për ngjarjen e Gërdecit, i inkurajon këto sjellje të halabakërisë më të kulluar politike.
Por edhe vetë këta individë, a ndjejnë ndonjë përgjegjësi morale, për të vrarët e Gërdecit? Për fëmijët që nuk do rriten kurrë? Për miliarda dëme materiale dhe për shokun psikologjik që i shkaktuan gjithë Tiranës?
Edhe sikur drejtësia ta nxjerrë jofajtor, a mundet një individ si ish-ministri në fjalë, të vijojë jetën politike sikur asgjë nuk ka ndodhur? Ku e gjen këtë forcë? Ku e gjejnë këtë forcë, edhe të gjithë ata (sa shumë janë!) për të cilët "të bësh politikë" do të thotë të vjedhësh e të dalësh në TV?
Përse ndodh kështu? A është kaq e pamoralshme dhe e padrejtë çdo shoqëri, apo vetëm jona prodhon sjellje të tilla?

2008 ka qenë padyshim një vit ngjarjesh me përmasa botërore: Shpallja e pavarësisë së Kosovës, kriza financiare, zgjedhja e Barack Obamas president i SHBA-ve, lufta Gjeorgji - Rusi.. etj
Po për Shqipërinë? Ka qenë një vit më i mirë apo më i keq? Një mënyrë për të gjykuar janë sondazhet. Në Shekulli online (shekulli.com.al) prej tri javësh ka një sondazh pikërisht me këtë pyetje: "Ka qenë 2008 një vit i mirë apo i keq për Shqipërinë?" (enkas është përdorur kufizimi "për Shqipërinë" për të mos ndikuar gjykimin me ngjarjen e madhe të pavarësisë së Kosovës). Deri mbrëmë rreth orës 21.00 kur u rishkruajt ky shenim i shkurter, numri i votuesve ishte 5256 dhe gjykimet "më i mirë" ishin 49.3 perqind, "më i keq" 44 perqind, "nuk kam mendim" 6.7 perqind.
Por edhe sondazhet online kanë dobësitë e tyre. Mundësia e manipulimit është e lartë. Në këto raste ka shpeshherë mobilizime militante. Pra politika mund ti fusë hundët edhe aty.
Më mirë apo më keq ?
Tregojnë se dikur në një fshat shumë të varfër jetonte dikush në skamje të pazakontë. Përfytyroni: Më i varfëri, i një fshati të varfër.
I mblidheshin mbrëmjeve fqinjët dhe i thoshin: "Mjeri ti o njeri, mjeri ti. Sa i varfër je, çfarë fat i keq..."
Dhe përgjigja e të skamurit ishte: "Ashtu eshte, po nuk i dihet, për mirë a për keq...".
Një ditë prej ditësh kalon në atë fshat, një karvan të kamurish. Kreu i karvanit, ndalet dhe bën habi me mizerjen që sheh përreth. E pyet kalimtarin e parë: Cili është më i varfëri i këtij fshati? Dhe kalimtari i përgjigjet pa hezitim: "Oh, është filani.."
E thërret i kamuri të skamurin. I fal kalin e tij të bardhë. Një kal i bardhë i fuqishëm në mes të asaj varfërie.. Një pasuri e vërtetë. Dhe fqinjët u rimblodhën mbrëmjes: "Lum e lum ti o njeri. U bëre nga më i varfëri, më i pasuri i fshatit, çfarë fati paske patur...".
Dhe përgjigja e të skamurit ishte serish: "Ashtu eshte, po nuk i dihet, për mirë a për keq..."
Ca ditë më pas, djali i vetëm i fukarait, i hipën kalit të bardhë. Niset revan në pyll. Nuk i njihte shtigjet kali i falur. Shkon pa kontroll buzë humnerës dhe hidhet. Kali vdes, djali i fukarait, mbetet sakat.
Dhe fqinjët u rimblodhën mbrëmjes: "Sa i mjerë paske qenë... Edhe njëherë që të ndriti fati, të mbeti djali sakat..."
Dhe përgjigja e të skamurit ishte po ajo: "Ashtu eshte, po nuk i dihet, për mirë a për keq...".
Një javë me pas, plas lufta. Vijnë e i mbledhin ushtarë gjithë djemtë e fshatit (askush nuk u kthye gjallë). Djalin e fukarait nuk e nganë.. Atë ditë ishte në shtrat... Dhe përralla vazhdon pa fund.
Mësimi? Diçka që na duket e keqe sot, mund të jetë fillimi i diçkaje të mirë që ndodh nesër. Dhe diçka që na duket e mirë sot, mund të jetë veçse fillimi i së keqes që po vjen. Ne kurrë nuk mund ta dimë të ardhmen apo jo?

Para disa ditësh përfundoi spektakli televiziv "Ti vlen". Fituesi i vendit të parë u votua nga populli nëpërmjet votimeve elektronike (nëse këtu nuk bëhet fjalë për abuzime). Dhe votimet popullore në fund nxorën katër konkurentët më të mirë, ku mes tyre dominonin hipnotizuesit dhe grupi i cirkut të Peshkopisë. Për mendimin tim grupi I cirkut të Peshkopisë e meritonte kategorikisht fitoren, pasi çdo gjë që atë bënin ishin shumë profesionale, shumë origjinale, sa mund ti krahasoje me akrobatët kinezë.
Aq më tepër kur mendon se një rreth i largët si Peshkopia të ketë arritur të përgatisë një grup të tillë cirku, që nuk e ka as Tirana. Sigurisht që ata janë lodhur dhe kanë punuar shumë për të arritur në këtë nivel. Por cmimin e parë publiku ia dha atyre artistëve që karakterizohen nga hipnotizimet ose më mirë me thënë nga veprime të magjishme, të cilat nuk kanë të bëjnë me punën dhe lodhjen në stërvitje, por me magjinë, hipnozën, në një kuptim me mashtrimin.
Më vjen shumë keq që ne si popull priremi kaq shumë pas dukjes, pas mashtrimit dhe nuk premiojmë punën, djersën. Megjithatë ky është mendimi im. Ndoshta e kam paksa të vështirë tu besoj fallsiteteve.
Por pyetja ime është: Mos jemi të prirur si popull drejt iluzionit dhe jo punës reale?

*Autorja eshte lexuese e Shekullit, pjesemarrese e rregullt e debateve ne faqet e Ide Letra e Komente ne gazetën print