FONDACIONI

KLINIKA ORTHODHOKSE DIAGNOSTIKE "UNGJILLËZIMI“

Adresa : Rr. Dibres. Nr.159. Tirane
Tel.  :  +355 4 360925 ; +355 4 382210 Fax.  : +355 4 374804
email : klinikaorthodhokseungjillizimi@yahoo.com

Themelet e kesaj qendre u hodhen ne gusht te vitit 1997, me nismen dhe fondet e mbledhura nga Hiresia e Tij Kryepiskopi i Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise, Prof. Dr. Anastasi. Gjithkush qe paraqitet ne kete klinike gjen nje mjedis te ngrohte, me punonjes te kualifikuar e sherbim cilesor, qe u ofrohet te gjithe njerezve pa dallim besimi. Klinika eshte nje nga me modernet ne Shqiperi e ne te ekzistojne kabinete te ndryshme, qe u vijne ne ndihme mijera pacienteve.

SHËRBIMET QË OFRON KLINIKA ORTHODHOKSE DIAGNOSTIKE "UNGJILLËZIMI“:

 KABINETI I EKOGRAFISE – teknologjia e perparuar ben te mundur ekzaminimin e nje game te gjere ekzaminimesh si eko abdominale, eko gjiri, eko tiroide, eko testesh, eko transrektale, eko indesh te buta, eko doppler te arterieve te qafes, eko doppler te venave dhe arterieve te ekstremiteteve inferiore.  Mundesia e lidhjes me rrjetin e ekografise me qender ne Athine, ben te mundur realizimin e bashkepunimit nepermjet internetit me kolege ne vende te ndryshme te Evropes.

 KABINETI I GRAFISE dhe SCANER-I – ne kabinetin e imazherise, ku jane instaluar aparatura moderne te radiologjise dixhitale realizohet e gjithe gama e ekzaminimeve qe perfshin kjo fushe si ekzaminime te sistemit kockor, respirator, kardiovaskular, te aparatit tretes, urinar, ekzaminimin mamografik, etj. Skaneri (ose Tomografi e kompjuterizuar) eshte prodhim i General Electric, i tipit spiral, multidetektor,me 32 prerje ne nje rrotullim. Imazhi i organeve statike mund te krijohet nga aparati vetem ne 2 sek. dhe nje skanim i zemres mund te kryhet ne 10-12 sek. Nje tjeter e vecante e ketij skaneri eshte mundesia e realizimit te koronarografise diagnostike, qe deri tani kryhet vetem me koronarografine konvencionale, duke ulur ndjeshem rreziqet e ketij diagnostikimi.

 

KABINETI I KARDIOLOGJISE – pervec vizitave nga mjeke me pervoje, pacienteve u ofrohen edhe sherbime si : Ekografi, Elektrokardiografi, Eko transezofageale, Holter ritmi dhe tensioni 24 oresh, Prova Ushtrimore.

 KABINETI I FIZIOTERAPISE dhe DEXA – ky kabinet eshte i pajisur me aparatura si lazer terapi, ultratinguj, tens, mikroval terapi, etj. DEXA eshte aparati me bashkekohor per matjen e densitetit kockor per osteoporozen.

 KABINETI I KIRURGJISE – qe nga viti 2001 ka filluar punen kirurgjia ambulatore nen pergjegjesine e kirurgut amerikan Dr. Charls Linderman. Salla operacionit eshte e pajisur me aparate te teknologjise se fundit.

 KABINETI I NEUROLOGJISE – eshte i pajisur me aparatura nga me modernet dhe drejtohet nga mjeke me pervoje, ku ofrohet mundesia e kryerjes se ekzaminimit te EEG dhe EMG.

 KABINETI I OBSTETRIKES dhe GJINEKOLOGJISE – ku kryhen ekografi dhe ekzaminime cilesore si per semundjet gjinekologjike ashtu edhe per ndjekjen e shtatezanise.

 KABINETI I ENDOSKOPISE – i pajisur me aparatura te teknologjise se fundit, kryhet ekzaminimi i Fibrogastroskopise (per ekzaminimin e stomakut) dhe Kolonoskopise (per ekzaminimin e zorres se trashe).

 LABORATORI KLINIK, BIOKIMIK, HORMONAL dhe MIKRO-BIOLOGJIK – kryhen ekzaminime cilesore me nje staf te kualifikuar dhe me aparatura te teknologjise moderne si ; Cellcounter me 5 parametra Sysmex XT – 1800i; Fotometer i programuar BTS – 310; Autoanalizator Biokimik Lisa 500 Plus Hycel; Aparat astrup ABL 5; Analizator automatik per hormonet Mini Vidas; Aparat elektroforeze Sebia; Urinometer Clinitex 500 Bayer, etj.

 KABINETI I STOMATOLOGJISE dhe LABORATORI DENTAR – ky laborator eshte i pajisur me aparatura te automatizuara, dhe me nje personel te kualifikuar. Krahas diagnostikimit kryhet edhe mjekimi i te gjitha gradave te semundjeve te dhembeve, kryhen punime ne ura porcelani, proteza te skeletuara te kromkobaltit dhe proteza parciale dhe totale te rezines. 

Gjithashtu ne klinike funksionon edhe LABORATORI CITO-PATOLOGJIK, i cili eshte nje nder sektoret me te kualifikuar. Ofrohen edhe sherbime te tjera si PEDIATRI, ONKOLOGJI, PATHOLOGJI, ENDOKRINOLOGJI, ORL, RHEUMATOLOGJI, OKULISTIKE, DERMATOLOGJI, NEFROLOGJI.


FONDACIONI “KLINIKA ORTHODHOKSE E UNGJILLEZIMIT”
Adresa : Rr. Dibres. Nr.159. Tirane
Tel.  :  +355 4 360925 ; +355 4 382210 Fax.  : +355 4 374804
email : klinikaorthodhokseungjillizimi@yahoo.com