SARANDË- Në orët e para të mëngjesit të sotëm Sektori i Krimit Ekonomik të Drejtorisë së Policisë së Vlorës në koordinim edhe me policinë e komisariatit të Sarandës kanë ndaluar Kristo Qiron, 60 vjeç nga Saranda. Më pas policia ka nisur procedimin penal ndaj tij. Kristo Qiro, prej disa vitesh ushtronte profesionin e kambistit në shkëmbimin e valutës së huaj me monedhën shqiptare. Procedimi penal filloi nga sektori i Krimit Financiarpër kundravajtjen penale të këmbimit valutor në kundërshtim të nenit 90 të ligjit të miratuar në vitin 2006 "Për bankat".
Ndalimi i tij është bërë në flagrancë tek vendi i quajtur "Kryqëzimi i thyerjes së Parave" në momentin kur kambisti po kryente veprimet e këmbimit me një person të ardhur nga emigracioni. Në mjediset e komisariatit, kambistit i janë sekuestruar 500 mijë lekë, duke i bërë të ditur edhe nisjen e procedimit penal në ngarkim të tij