Diel, 14 Mars 2010 20:14:17

Lexoni versionin Print

Ndalohen 3 persona për trafik klandestinësh

Operacioni i koduar "Piramida 72", i organizuar nga seksioni i krimit të organizuar nga komisariati i Sarandës në gjithë gjatësinë e vijës kufitare tokësore të rajonit që mbulon ky komisariat, vuri në pranga tre persona

Premte, 09 Maj 2008 12:37:00

 

SARANDË- Operacioni i koduar "Piramida 72", i organizuar nga seksioni i krimit të organizuar nga komisariati i Sarandës në gjithë gjatësinë e vijës kufitare tokësore të rajonit që mbulon ky komisariat, vuri në pranga tre persona. Individët e arrestuar janë Fatmir Murati, 50 vjeç, nga Ksamili, Drini Valca, 17 vjeç, i lindur në Rrëshen dhe banues në Shëndëlli dhe Artur Abazi, 24 vjeçnga fshati Shijan i nënprefekturës së Delvinës. Ata akuzohen për veprën penale "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", mbështetur në nënin 298 të Kodit të Procedurës Penale. Sipas burimeve nga policia lokale e Sarandës, grupi i krijuar për favorizimine kalimit të paligjshëm të kufiritkundrejt përfitimit të shumave të konsiderueshme, priste në Ksamil nga rrethe të ndryshme, kryesisht nga veriu, persona që kërkonin të kalonin kufirin pa dokumente , duke u strehuar fillimisht në hotelin e Ksamilit. Pronar i këtij hoteli ishte njëri prej të ndaluarve, Fatmir Murati. Tre personat e ndaluar, sipas burimeve policore, në bashkëpunim dhe lidhje me njëri-tjetrin, klientët i përcillnin jashtë kufirit në kundërshtim me legjislacionin shqiptar të ruajtjes së regjimit të kufirit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML