Diel, 14 Mars 2010 16:18:58

Lexoni versionin Print

Topi: "Korrupsioni, secili të marrë përgjegjësitë"

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi ka reaguar për sondazhet e fundit rreth korrupsiont në Shqipëri që tregojnë se është në shifra të larta.

Premte, 09 Maj 2008 13:41:00

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi ka reaguar për sondazhet e fundit rreth korrupsiont në Shqipëri që tregojnë se është në shifra të larta. Presidenti ka theksuar se 'këto sondazhe duhet të merren në konsideratë nga insitucionet dhe të vlerësohen realisht, pasi ato janë perceptime të qytetarëve'. Topi ka folur për fenomenin 'korrupsion' se secili duhet të marrë përgjegjësitë dhe të punohet për t'u respektuar ligji. Ai ka folur edhe për imunitetin e deputetëve duke thënë se çdo deputet duhet ta konsiderojë veten pa imunitet.

Pas pritjes së organizuar nga Komisioni Evropian në Tiranë me rastin e "Ditës së Evropës", Presidenti Topi i pyetur nga mediat mbi mënyrat e ndryshme të leximit nga klasa politike të sondazhit të IDRA-USAID mbi korrupsionin në Shqipëri, u përgjigj:

“Është e pamundur që gjërat të vlerësohen në këtë mënyrë, në mënyrë diferenciale. E rëndësishme është që të gjithë të vlerësojmë me nota realiste jo vetëm një sondazh, por sondazhet në përgjithësi pasi ato janë perceptime qytetare dhe kurrësesi nuk duhet të biem në atë pozicion që të bëjmë vlerësime diferenciale.

Janë njerëzit, është shoqëria që periodikisht në zgjedhje politike bën vlerësimin e duhur. Ajo që duhet të bëjnë institucionet, të gjithë ne pa përjashtim, duhet që me nota shumë realiste, në mënyrë analitike, të vlerësojmë në radhë të parë vetveten, pastaj të kalojnë në diskutime për të tjerët, sepse çështja e korrupsionit është si çështja e enëve komunikuese.

Pra, për të bërë një lloj paralelizmi, aty ku qarkullon uji, padyshim që janë të infektuar me një fenomen të tillë. Në rast se ne diagnostikojmë një fenomen të tillë, në rast se ne ndërgjegjësohemi që korrupsioni duhet të luftohet në çdo lloj qelize, atëherë nuk do të kishte nevojë të bënim paralelizma, kush e ka më shumë, kush e ka më pak, por të gjithë duhet të punojmë që korrupsioni të luftohet në radhë të parë me zbatim të ligjit.

Aty ku ligjet nuk janë të mjaftueshme, ose ka nevojë për t’i mbushur vakumet, duhen bërë reforma dhe të gjitha ato që thuhen me fjalë duhet t’i realizojmë me vepra.”

I pyetur për marrëdhëniet me Kryeministrin Berisha pas ndryshimeve kushtetuese Presidenti Topi u shpreh:

“Ju e keni parë që marrëdhëniet janë shumë institucionale. Pra, një njeri që okupon në një moment të caktuar një institucion, duhet të jetë shumë i kujdesshëm që të zbatojë me shumë rigorozitet të gjitha konturet që i jep ligji pozicionit të tij.

Ndërsa në marrëdhënie, patjetër që marrëdhëniet ndërinstitucionale janë të domosdoshme, sepse këto projektohen pastaj edhe në gjenden psikologjike të shoqërisë. Kështu që unë mendoj se nuk ka arsye të realizohet një pyetje e tillë, sepse ne shkojmë në mënyrë shumë korrekte”.

I pyetur mbi debatin e rihapur për heqjen e imunitetit të deputetit, Presidenti tha:

“Çështja e imunitetit të deputetit, në këndvështrimin tim, sepse është Parlamenti ai që do të vendosë dhe partitë politike, është e tillë që çdo njeri duhet ta ndiejë veten pa imunitet, sepse në rast se do të kemi mbrojtje pas imunitetit, atëherë të gjitha ligjëratat për korrupsionin mbeten në retorikë, mbeten demagogji. Kështu që unë besoj që një nismë e tillë për të hequr imunitetin në mënyrë të vullnetshme do të ishte një nismë e mrekullueshme.”

I pyetur mbi pretendimet e disa partive se me ndryshimet kushtetuese po shkohet drejt dypartitizmit, Presidenti i Republikës u përgjigj:

“Kjo është çështje e pozicioneve të partive, të cilat respektohen në mendimin e tyre. Unë në pozicionin e Presidentit po ndjek situatën me shumë kujdes, për aq sa më takon dhe do të jem gjithmonë inkurajues i reformave, dhe kur ato përkrahen me mazhorancë, atëherë kuptohet që ato janë mjaft të kuptueshme që do të realizohen.

Në vijim Kryetari i Shtetit u pyet edhe për arsyet se përse e ka firmosur në një kohë të shkurtër dekretin për ndryshimet kushtetuese:

“Mund të ketë qenë dekreti që e kam firmosur në një kohë jashtëzakonisht të shpejtë, pra në një kohë rekord, sepse nuk kisha asnjë lloj mëdyshjeje për të firmosur ndryshimet që ishin me një mazhorancë prej 115 votash.

Juve ndoshta e lidhni me apelin që unë kam bërë përpara një apel që qëndron gjithmonë në të gjitha proceset dhe ka qenë një apel në parim, një apel shumë parimor.

Gjërat e rëndësisë së veçantë gjithmonë duhet të konsultohen, duhet ekspertizë dhe mos e lidhni vetëm me momentin e ndryshimeve kushtetuese, por për gjithçka. Produktet që janë të maturuara janë produkte që japin shansin që të jenë jetëgjatë, të krijojnë stabilitet në shoqëri dhe të mos ketë kontestim”.

I pyetur nëse këto ndryshime ishin një produkt i maturuar, Presidenti Topi u përgjigj:

“Gjëja më e mirë është se sot kemi mundësinë që përveç politikës së institucioneve, kemi edhe analistë, kemi opinionistë. Në studiot tuaja mund të merrni opinione nga opinionistë.”


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML