Shtune, 04 Korrik 2009 08:03:22

Lexoni versionin Print

Vaji i importuar nga Greqia, nuk përmban dioksinë

Dje ministri grek i Bujqësisë bllokoi rreth 1182 ton vaj luledielli i cili në përbërjen e tij kishte përqindje të lartë të dioksinave pasi ka rezultuar së është përzier në sasi të mëdha me vaj lubrifikant automjetesh. Në listën e 16 kompanive tregtare që kanë shpërndarë këtë vaj në treg dhe që janë publikuarnga gazeta "Ethnos", ndodhet edhe emri i kompanisë shqiptare "Dessina Balkan", nga Korça.

Premte, 09 Maj 2008 14:40:00

 

KORÇË- Dje ministri grek i Bujqësisë bllokoi rreth 1182 ton vaj luledielli i cili në përbërjen e tij kishte përqindje të lartë të dioksinave pasi ka rezultuar së është përzier në sasi të mëdha me vaj lubrifikant automjetesh. Në listën e 16 kompanive tregtare që kanë shpërndarë këtë vaj në treg dhe që janë publikuarnga gazeta "Ethnos", ndodhet edhe emri i kompanisë shqiptare "Dessina Balkan", nga Korça. Sipas mediave greke ky vaj ishte importuar edhe në Shqipëri.

Ndërsa nga drejtoria e Bujqësisë në Korçë deklarohet se vaji i cili importohet nga Greqia, nga firma korçare "Desina Balkan", nuk përbën asnjë rrezik për konsumatorin. Drejtori Ardian Maho deklaroi se situata është nën kontroll të plotë dhe se vaji i është nënshtruar të gjitha analizave laboratorike. Një nga këto analiza është kryer sot në mëngjes për të siguruar konsumatorin që nuk përbën rrezik.

Ndërsa drejtori i firmës së vajit Petrit Ajdorolliu ka deklaruar se vaji që vjen nga Greqia nuk është vaj luledielli por vaj pambuku që përdoret në industrinë ushqimore, dhe se ngarkesa e fundit prej 18 ton vaj ka qenë 17 prilli, para se të plaste skandali. Megjithatë drejtoria e Bujqësisë për të qenë më e sigurt në vendimin e saj ka dërguar për analiza më të specializuara në kryeqytet, një sasi vaji.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML