Në ditën ndërkombëtare të drejtësisë, kryetari i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi ka shprehur keqardhje për të dhënat më të fundit për korrupsioni si dhe për uljen e besimit të qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë.
“Shpreh besimin dhe bindjen se masa e gjerë e gjyqtarëve të ndershëm do të gjejë forcat për tu vetëkorrigjuar e për tu reformuar si dhe për të flakur të paaftët, të pandreqshmit dhe të korruptuarit nga sistemi i saj”- tha Kondi.
“Sondazhi i fundit i IDRAS na vë përballë përgjegjësisë për të menduar rrugët si mund të rikthejmë besimin e qytetarëve te drejtësia” – vazhdoi ai.
“Ambasadori amerikan John Withers dha ide të vlefshme për luftën ndaj korrupsionit. Le të punojmë së bashku për të marrë vendime efektive të drejta e të ndershme”.
“Reformimi i gjyqësorit dhe kthimi i besimit te drejtësia është sfida e ardhshme dhe të gjithë jemi të gatshëm të japim kontributin tonë”- përfundoi Kondi.